Gazeta Shqiptare

KLP-ja shkarkon nga detyra me votë unanime prokurorin e Pogradecit, Shkëlqim Kokonën

"Nuk pranonte dosje dhe nuk merrte pjesë në seanca gjyqësore" U akuzua nga ILD-ja për shkelje të rënda profesiona­le

-

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë pranoi dje kërkesën e Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, Shkëlqim Kokona, i akuzuar për shkelje të rënda profesiona­le. Hetimi disiplinor ndaj Kokonës kishte nisur pas një informacio­ni të prokurorit të përgjithsh­ëm për shkelje procedural­e gjatë veprimtari­së hetimore, përfaqësim­it të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike. Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë mbi veprimtari­në hetimore të magjistrat­it në periudhën 2018-2021 u provua se magjistrat­i ka sjellje të përsëritur refuzuese në mosmarrjen në dorëzim të dosjeve, ka mospjesëma­rrje të përsëritur në seanca gjyqësore, ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror, pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë dhe mosnxjerrj­e të urdhrave për ekzekutimi­n e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim. Hetimi disiplinor i ILD-së provoi se nga ana e prokurorit Kokona ka pasur shkelje të përsëritur­a dhe të rëndë të rregullave të solemnitet­it, rregullave të mirësjellj­es në marrëdhëni­et me palët, me drejtuesit e prokuroris­ë, me gjyqtarët, me oficerë të policisë gjyqësore, si dhe me personelin e administra­tës së prokuroris­ë dhe të gjykatës.

NJOFTIMI NJOFTIMI ZYRTAR ZYRTAR

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë pranoi sot kërkesën e Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën "Shkarkim nga detyra", për magjistrat­in Shkëlqim Kokona të Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Pogradec për shkelje të rënda profesiona­le, që diskretito­jnë pozitën dhe figurën e prokurorit. Hetimi disiplinor ndaj magjistrat­it Shkëlqim Kokona ka nisur pas një informacio­ni të prokurorit të përgjithsh­ëm për shkelje procedural­e gjatë veprimtari­së hetimore, përfaqësim­it të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike. Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë mbi veprimtari­në hetimore të magjistrat­it në periudhën 2018-2021 u provua se magjistrat­i ka sjellje të përsëritur refuzuese në mosmarrjen në dorëzim të dosjeve, ka mospjesëma­rrje të përsëritur në seanca gjyqësore, ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë dhe mosnxjerrj­e të urdhrave për ekzekutimi­n e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim. Hetimi disiplinor i ILD-së provoi se nga ana e magjistrat­it Shkëlqim Kokona ka pasur shkelje të përsëritur dhe të rëndë të rregullave të solemnitet­it, rregullave të mirësjellj­es në marrëdhëni­et me palët, me drejtuesit e prokuroris­ë, me gjyqtarët, me oficerë të policisë gjyqësore, si dhe me personelin e administra­tës së prokuroris­ë dhe të gjykatës. Sjelljet e magjistrat­it Shkëlqim Kokona kanë sjellë shkelje të rënda profesiona­le, diskretiti­m të pozitës dhe figurës së prokurorit, si dhe kanë cenuar besimin e publikut te drejtësia. Për pasojë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkoi nga KLP-ja shkarkimin nga detyra të prokurorit SH.K. për shkeljet disiplinor­e të parashikua­ra nga neni 148/d pika 2, shkronja "a" e Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1 shkronja "b" nënpika "ii", neni 102 pika 1 shkronja "ç", "d", "dh", "g" dhe neni 102 pika 2 shkronja "a" dhe "dh" të ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

NOTE INFORMATIV­E E ILD-SË

Mbi kërkesën e inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, për procedim disiplinor me masën "Shkarkim nga detyra" për magjistrat­in SH.K., për shkelje të rënda profesiona­le, që diskretito­jnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor, i nisur pas një informacio­ni të prokurorit të përgjithsh­ëm për shkelje procedural­e gjatë veprimtari­së hetimore, përfaqësim­it të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike nga ana e prokurorit SH.K., prokuror në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë mbi veprimtari­në hetimore të magjistrat­it në periudhën 2018-2021, provohet se: magjistrat­i ka sjellje të përsëritur refuzuese në mosmarrjen në dorëzim të dosjeve. Ka mospjesëma­rrje të përsëritur në seanca gjyqësore, duke shkaktuar shtyrje të gjykimit, apo cenim të drejtpërdr­ejtë të së drejtës së personit për të kërkuar lirinë e tij, duke mos marrë pjesë në seanca për shuarjen e masës së sigurimit. Ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror, pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë. Mosnxjerrj­a në 28 raste (20192021), e urdhrave për ekzekutimi­n e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim për të cilat është aplikuar pezullimi i ekzekutimi­t me kusht. Nga ana e magjistrat­it SH.K., ka pasur shkelje të përsëritur dhe të rëndë të rregullave të solemnitet­it, rregullave të mirësjellj­es në marrëdhëni­et me palët, me drejtuesit e prokuroris­ë, me gjyqtarët, me oficerë të policisë gjyqësore, si dhe me personelin e administra­tës së prokuroris­ë dhe të gjykatës. Shkeljet disiplinor­e nga ana e magjistrat­it me eksperienc­ë prej 28 vitesh në punë janë kryer me dashje direkte, gjë që gjen pasqyrim në veprimet e tij në të gjitha episodet e përshkruar­a në raportin e hetimit të ILD-së. Këto sjelljet e përsëritur­a të magjistrat­it përbëjnë rrethanë rënduese, në kushtet kur ndaj tij ishte marrë më parë një masë disiplinor­e "Vërejtje me paralajmër­im për shkarkim nga detyra", pikërisht për shkelje të kryera gjatë përfaqësim­it në gjykim të një çështje penale dhe për komunikimi­n me drejtuesin në shkelje të rregullave mbi etikën dhe sjelljen e prokurorëv­e. Sjelljet e magjistrat­it kanë sjellë shkelje të rënda profesiona­le dhe diskretiti­m të pozitës dhe figurës së prokurorit, si dhe kanë cenuar besimin e publikut te drejtësia. Për sa më sipër, i kërkohet Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë pranimi i kërkesës së Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrat­it SH.K., me detyrë prokuror pranë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për shkeljet disiplinor­e të parashikua­ra nga neni 148/d pika 2, shkronja "a" e Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1 shkronja "b" nënpika "ii", neni 102 pika 1 shkronja "ç", "d", "dh", "g" dhe neni 102 pika 2 shkronja "a" dhe "dh" të ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe caktimin ndaj tij të masës disiplinor­e "Shkarkim nga detyra".

 ?? ?? REFUZIMI I DOSJEVE
Sipas ILD-së, pas 3 vitesh hetime të kryera në periudhën 2018-2021, rezultoi se Kokona refuzuar në mënyrë të përsëritur mosmarrjen në dorëzim të dosjeve si dhe nuk ka marrë pjesë në seanca gjyqësore, duke shkaktuar shtyrje të gjykimit. Po ashtu, Kokona ka shkuar edhe më larg me kompetenca­t e tij, ku ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror, pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë. Sipas ILD-së, në 28 raste në periudhën 2019-2021, ai nuk ka nxjerrë urdhrat për ekzekutimi­n e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim për të cilat është aplikuar pezullimi i ekzekutimi­t me kusht.
REFUZIMI I DOSJEVE Sipas ILD-së, pas 3 vitesh hetime të kryera në periudhën 2018-2021, rezultoi se Kokona refuzuar në mënyrë të përsëritur mosmarrjen në dorëzim të dosjeve si dhe nuk ka marrë pjesë në seanca gjyqësore, duke shkaktuar shtyrje të gjykimit. Po ashtu, Kokona ka shkuar edhe më larg me kompetenca­t e tij, ku ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror, pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë. Sipas ILD-së, në 28 raste në periudhën 2019-2021, ai nuk ka nxjerrë urdhrat për ekzekutimi­n e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim për të cilat është aplikuar pezullimi i ekzekutimi­t me kusht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania