Gazeta Shqiptare

Incenerato­rët, u arrestua vetëm Lefter Koka, kompania e Klodian Zotos u favorizua nga bashkia dhe ministritë

Hetime edhe për 7 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që abuzuan me detyrën Afera e incenerato­rëve, Kryemadhi vijon denoncimet: Edi Rama, koka e grupit kriminal, ishte ideator dhe zbatues i skemës

-

Arrestimi i ish-minis trit të Mjedisit, Lefter Koka, rezulton të jetë vetëm maja e ajsbergut, pasi emrat që fshihen në thellësinë e dosjes së SPAK-ut tregojnë implikimin e tyre në çështjen e incenerato­rit të Elbasanit. Sipas dosjes hetimore që disponon "Ora News", në lupën e hetimeve janë edhe 7 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët kanë abuzuar me detyrën. Në lupën e prokurorëv­e është edhe sekretari i përgjithsh­ëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe ish-ministri i Financave, Ahmetaj dhe deri tek anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave. Në dosjen hetimore thuhet se implikimi i zyrtarëve ka nisur në 4 shtator 2014, kur është përpiluar shkresa e parë zyrtare nga Bashkia e Elbasanit, që drejtohej nga Qazim Sejdini. Ky i fundit i drejtohet Ministrisë së Mjedisit që drejtohej nga Lefter Koka. Katër ditë më pas, në 8 shtator 2014, Ministria e Mjedisit nëpërmjet sekretarit të përgjithsh­ëm dërgon kthimpërgj­igje në Elbasan, se është dakord për ndërtimin e një impianti, me qëllim prodhimin e energjisë nga mbetjet urbane. Në datën 14 korrik 2017 regjistroh­et si shoqëri tregtare kompania "Albtek Energy" me pronare Stela Gugallja, tashmë e shpallur në kërkim. Objekti i saj është pikërisht ndërtimi i impianteve të trajtimit të mbetjeve me djegie. Më 11 gusht 2014, kompania "Albtek Energy" i është drejtuar Ministrisë së Mjedisit me një kërkesë për shprehjen interesit për koncesion në mënyrë vullnetare. Kompania e specifikon qartë se kërkon të ndërtojë një incenerato­r në qytetin e Elbasanit me një vlerë prej 22 milionë eurosh. Shtatë ditë më pas Bashkia e Elbasanit që drejtohej nga Qazim Sejdini shpall emergjencë­n mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve të qytetit. Me urgjencë, në 14 tetor 2014, Ministria e Mjedisit ka urdhëruar ngritjen e komisionit për dhënien e koncesioni­t për ndërtimin e incenerato­rit në Elbasan. Kryetar komisioni ishte Pëllumb Abeshi, drej

TIRANË - Kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi, vijon denoncimet mbi aferën e incenerato­rëve, duke e cilësuar kryeminist­rin Edi Rama si ideatorin dhe zbatuesin e kësaj skeme korruptive. Përmes një postimi në "Facebook", shoqëruar me dokumente, Kryemadhi thekson se, "presin me padurim goditjen e këtij grupi të strukturua­r kriminal të veshur me kostum zyrtar. Ja ku është koka e grupit të strukturua­r kriminal, Edi Rama".

POSTIMI I KRYEMADHIT

Çfarë hetimi kërkohet më, kur është me firmë dhe me vulë? Qytetarët

HETIMET E ZYRTARËVE

presin me padurim goditjen e këtij grupi të strukturua­r kriminal të veshur me kostum zyrtar. Ja ku është koka e grupit të strukturua­r kriminal, Edi Rama, me vasalin e tij, Erion Veliaj. Edi Rama, si ideator i skemës së incenerato­rëve dhe zbatues i saj, këtë radhë ka firmat mbi vendimet që u kanë dhënë jetë skemave. Ndërsa Erion Veliaj firmos me urdhër të Ramës. Ku e gjen të drejtën, që në kundërshti­m me ligjin për vetëqeveri­sjen vendore, tor i përgjithsh­ëm në ministri; Zamir Stefani nga Ministria e Ekonomisë, Etleva Kondi nga Ministria e Energjetik­ës, Jonida Zeqo nga Ministria e Mjedisit, Lediana Karalliu nga Ministria e Mjedisit, Bardhul Çabiri dhe Serafin Papa nga Bashkia Elbasan. Të gjithë kanë firmosur sipas udhëzimeve të marra nga Alqi Bllako dhe ministri Lefter Koka. Për ironi, SPAK-u tashmë ka arrestuar për "Shpërdorim detyre" ish-ministrin Lefter Koka, ndërsa për 7 anëtarët e komisionev­e dhe sekretarin e përgjithsh­ëm Alqi Bllako nuk është marrë asnjë masë ndaluese. Në rastin konkret gjykata dhe prokuroria vlerësojnë se hetimi është në vazhdim dhe nuk rezultojnë që të jenë mbledhur të gjitha provat. neni 54/dh, të marrë atributet e Këshillit Bashkiak? Ai ka grabitur duke lidhur taksat e qytetarëve, për 30 vjet me incenerato­rin e Tiranës, me një vlerë në total 91,784,500 euro pa TVSH. Jam e bindur se zbatimi i ligjit dhe leximi objektiv i provave nga ana e institucio­neve të drejtësisë do të mundësojë që nga zyrat e shtetit, një e nga një, anëtarët e bandës famoze të incenerato­rëve të përballen dhe të mbajnë përgjegjës­i sipas ligjit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania