Gazeta Shqiptare

Kledi ndahet pas 5 vitesh nga e dashura gjermane, nis lidhjen me Sheilën

-

Këngëtarja e njohur, Sheila Haxhiraj dhe modeli e sportisti, Kledi Hysa janë ish-banorët e “Big Brother VIP”. Pas daljes së tyre nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ata janë parë herë pas here në shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi, ata janë filmuar së bashku, ku duken shumë të afërt dhe duket se e shijojnë praninë e njëri-tjetrit. Fillimisht u tha se mes dy banorëve mund të ishte edhe realizimi i ndonjë spoti apo reklame, por duket se nuk ka qenë kështu. Bëhet me dije se dyshja duket se ka një pëlqim për njëri-tjetrin dhe po shijojnë shoqërinë dhe famën këto ditë. Vetë sportisti ka folur për herë të parë për këtë çështje, por duke lënë shumë pak për të kuptuar rreth marrëdhëni­es me Sheilën.”Do flas shumë shpejt për çdo gjë lidhur me Sheilën,” tha ai pas interesimi­t të madh që kjo temë ka patur. Duket se historia e tij me Khaolën ka përfunduar, pak pasi dyshja u pa bashkë pas përfundimi­t të Big Brotherit për të. Vetë Kledi u shpreh se ka qenë i trazuar në lidhje me këtë histori. “Nuk kam qenë asnjëherë i mërzitur. Kam qenë i qartë me veten time. Unë kam qenë në lojë sepse dhe në një ndeshje futbolli, ka lojtarë. Pse flitet për ata që bëjnë ndeshje, jo për të tjerët? Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në Big Brother që të kthjellohe­m, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet.”, është shprehur ai. Por duket se pak ditë nga kjo deklaratë, dyshja nuk ka mundur të gjejë rrugën e komunikimi­t, duke i dhënë fund raportit të tyre për të nisur një tjetër histori, këtë herë me këngëtaren e njohur, Sheila.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania