Gazeta Shqiptare

Motra e Arjola Demiri “sulmon” aktoren /”13 vjet artiste dhe askush stë njeh…

-

Renata Caci njihet gjerësisht për rolin e “Luzes” në Portokalli, por duket se këtë herë ajo ka dalë kundra koleges së saj, Arjolës, e cila është pjesë e Big Brother Vip. Përmes dy postimesh në Instastory, në profilin e saj në Instagram, Renada Caci duket se mendon njësoj si Donaldi i cili gjatë debateve që ka pasur me Arjolën në Big Brother VIP së fundmi i është drejtuar me fjalët “nxorre surratin e vërtetë”. “O Donald, o yll gojën mjaltë e ke!”- shkroi ajo në statusin e parë. “”Big Brother VIP” është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”, vijoi në postimin e radhës Renada Caci. Arjola së fundi është kthyer në një ndër emrat më të përfolur të “Big Brother Vip” për debatet e ashpra dhe me tone të larta që ka pasur sidomos me Einxhel dhe Donaldin.Motra e Arjola Demiraj Elisa ka reaguar ndaj postimeve të aktores së portokalli­së Renada Daci kundër Arjolës. Elisa Demiri ka reaguar ashpër, duke shpërthyer në ofendime për aktoren. Krahas një fotoje të Ursulës, “shtrigës së detit” nga filmi vizatimor “Sirena e vogël” , ajo e ka quajtur Renadën shëmtaraqe të vogël dhe xheloze mediokër. “13 vjet *artiste *dhe askush stë njef. Ajo që bën më mirë është veç që ‘lef’. Kështu shkruan ajo, duke theksuar se po kërkon thjesht fame në lojën e motrës së saj në “Big brother”. Gjithashtu, Elisa ka shprehur edhe një herë krenarinë për motrën e saj, të cilën e quan “luaneshë”. Ky reagim vjen fill pas postimeve të shumta të aktores ku duket se mbështetë Donaldin, e jo Arjolën për debatet e shumta që kanë patur në “Big Brother VIP”. Ajo ndan skenën në “Portokalli” me Arjolën, por nuk e kurseu aspak ironinë kolegen e saj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania