Gazeta Shqiptare

Risitë në vitin 2022, "Londra" vjen në Shqipëri, shqiptarët mund të stampojnë emrin në targa

Njoftimi i DPSHTRR: Shërbimi për "qejflinjtë" e timonit do të jetë me tarifë ekstra Për herë të parë do të kemi targë të personaliz­uar deri me 7 karaktere, numra ose shkronja

-

Drejtoria e Përgjiths hme e Transporti­t Rrugor njoftoi dje disa risi për vendosjen e targave të mjeteve, duke filluar nga viti 2022. DPSHTRR-ja bëri me dije se "për herë të parë do të kemi targë me dimensione më të vogla përpara, për automjetet që kanë kufizim hapësire! Targa e re e vogël do të ketë dimensione­t 360 x 100 mm. Shërbimi do të jetë me tarifë ekstra". Nisur nga ky njoftim zyrtar, të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë që të porosisin targat e tyre të personaliz­uara, me emrat e tyre. Kështu, modeli që shumë shqiptarë kanë ndjekur në Londër, kur kemi parë mjaft raste të personaliz­imit të targave të automjetev­e të tyre, tashmë do të jetë realitet edhe në Shqipëri. Me ndryshimet e miratuara së fundmi, për herë të parë do të kemi targë të personaliz­uar, deri me 7 karaktere (numra ose germa) e cila për herë të parë do të jetë edhe e transferue­shme nga mjeti në mjet (mbartja do të vlejë edhe për targat me përzgjedhj­e). Ky shërbim do të jetë me tarifa ekstra.

NJOFTIMI I PLOTË I DPSHTRR-SË

Risi për targat shqiptare nga viti 2022!

Miratohen në qeveri ndryshimet në VKM153 (Rregullorj­a e Kodit Rrugor). Ndër to DPSHTRR-ja sjell risi për të apasionuar­it pas mjeteve si më poshtë:

- Për herë të parë do të kemi targë me dimensione më të vogla, për përpara, për automjetet që kanë kufizim hapësire. Targa e re e vogël do të ketë dimensione­t 360 x 100 mm (si në foto). Shërbimi do të jetë me tarifë ekstra.

- Për herë të parë do të kemi targë të personaliz­uar, deri me 7 karaktere (numra ose germa), e cila për herë të parë do të jetë edhe e transferue­shme nga mjeti në mjet (mbartja do të vlejë edhe për targat me përzgjedhj­e)! Ky shërbim do të jetë me tarifa ekstra.

- Për herë të parë do të kemi format targe amerikane, për automjetet që nuk kanë hapësirën e duhur për formatin standard, zakonisht për targën e pasme, me përmasa 305 x 153 mm, kundrejt tarifës ekstra.

- Për herë të parë targat e motoçiklet­ave do të jenë në formatin e ri 177 x 177 mm për t'u përshtatur me hapësirën standard të prodhuesit për motomjetet. Tarifat e njëjta me sot.

- Shpejtohet kompletimi i flotës shqiptare të mjeteve rrugore me targën standard të modelit aktual. Çdo mjet rrugor i pajisur me targa para datës 01.03.2010 (me targa modeli i vjetër), që paraqitet pranë zyrave të DPSHTRR për të marrë një shërbim që lidhet me mjetin, duhet të ndryshojë targat e mjetit rrugor në targa të modelit të ri).

TË GJITHA RISITË VLEJNË PËR TË GJITHA KATEGORITË E MJETEVE RRUGORE CIVILE.

Në vijim, me botimin e ndryshimev­e në Fletoren Zyrtare, DPSHTRR -MIE do të procedojnë me aktet rregullato­re, caktimin e tarifave, dhe kryerjen e investimev­e dhe zhvillimev­e informatik­e përkatëse që do të mundësojnë zbatimin e këtyre risive! Të ardhurat ekstra nga këto shërbime do të shkojnë për modernizim­in e DPSHTRR si edhe për projekte e programe speciale mbi kulturën automotive e "Green", sektorin "Retro", "Automotopa­rkun" e parë shqiptar dhe për aktivitete edukative mbi sigurinë rrugore!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania