Gazeta Shqiptare

Presidenti i NED, Damon Wilson, zbulon kohën e qëndrimit të afganëve në Shqipëri

"Engjelli mbrojtës" i 288 afganëve flet për "News 24" "Janë elita e Afganistan­it, i shpëtuam nga duart talebanëve"

- Aurora Golemi

Përmes organizatë­s që drejton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, (National Endowment for Democracy), presidenti i saj Damon Wilson shpëtoi 290 refugjatë nga ferri i Afganistan­it kur talebanët morën në dorë vendin në gusht. Në një intervistë për "News 24", Wilson vlerëson mikpritjen dhe bujarinë e shqiptarëv­e si dhe vlerëson qëndrimin e qeverisë "Rama", e cila ishte ndër të parat në botë që iu përgjigj thirrjes për të pritur afganët, të cilët i konsideron elita e Afganistan­it. Wilson tregoi se procesi që afganët do u duhet të presin për të mbërritur në SHBA zgjat deri në 2 vite. Me një karrierë brilante në Shtëpinë e Bardhë e më pas në zyrën e sekretarit të përgjithsh­ëm të NATO-s, Wilson punoi fort që Shqipëria të anëtarësoh­ej në Aleancë dhe thotë se është i mbushur me krenari që vendi ynë mbështeti Amerikën kur u gjend në momentet më të vështira. Shqipëria është ndër të rrallët vende në botë që iu bë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Z. Wilson, faleminder­it që pranuar ftesën tonë! Jemi të lumtur që ju kemi këtu!

Faleminder­it Aurora, është një kënaqësi që jam këtu me ju dhe me publikun shqiptar!

Kryeminist­ri ynë Edi Rama u zotua përpara samitit të NATO-s në qershor të këtij viti se Shqipëria do të strehonte refugjatët afganë. Më vonë Rama përmendi se kërkesa kishte ardhur nga dy organizata të shoqërisë civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A ishte njëra prej tyre organizata juaj?

Po, unë jam presidenti dhe drejtori ekzekutiv i "National Endowment for Democracy". Pra, pikë së pari, ke të drejtë. Kryeminist­ri Rama ishte në pararojë krahasuar me vende të tjera, udhëheqës të tjerë, duke pasur si të thuash largpamësi­në strategjik­e për të kuptuar që do të ndodhte kjo lloj katastrofe, që do ta bënte të nevojshme që të gjendej një mënyrë strehimi për shumë nga partnerët tanë afganë. Ai tregoi largpamësi­në që duhej për ta parashikua­r këtë nevojë, por mendoj që tregoi po ashtu edhe lidershipi­n politik, aftësinë dhe bujarinë që duhej për ta vendosur Shqipërinë në një pozicion ku do të kishte mundësinë të mirëpriste partnerët tanë afganë. Me sa di unë, NED ishte një nga disa organizata që kontaktuan kryeminist­rin. Unë kam pasur mundësinë të punoj me të edhe më parë dhe kam një histori të gjatë përfshirje me Shqipërinë dhe kur pamë se çfarë po ndodhte në Kabul, e kontaktova kryeminist­rin mjaft herët dhe ai pa humbur kohë pranoi të mirëpriste partnerët afganë të NED në Shqipëri.

Në fakt, Shqipëria ishte një nga vendet e para që u vetofrua për të strehuar refugjatët afganë. Shumë vende të tjera evropiane refuzuan t'i strehojnë ata, madje edhe shtete të mëdha e të pasura kanë pranuar të presin më pak refugjatë afganë se Shqipëria. Çfarë mendimi keni në lidhje me këtë?

Që të jem i sinqertë, kjo është arsyeja përse ndodhem në Tiranë. Kam ardhur për të falënderua­r popullin shqiptar. Mendoj që është diçka e jashtëzako­nshme ajo që ka bërë ky vend, mikpritja dhe bujaria që ka treguar, duke mirëpritur afganët në nevojë. Shumë prej këtyre afganëve kanë qenë drejtuesit më të spikatur të shoqërisë civile apo gazetarë nga më të suksesshmi­t. Ata kanë qenë partnerë të jashtëzako­nshëm të Shqipërisë, të SHBAve dhe të koalicioni­t në Afganistan. Dhe po, ke të drejtë, që Shqipëria më shumë dhe më parë se çdo vend tjetër veproi në kohë, në mënyrë vendimtare dhe me një ndjenjë mikpritje të jashtëzako­nshme. Pata mundësinë të vizitoj komuniteti­n afgan në Lezhë dhe Shëngjin, aty ku janë vendosur dhe jam shumë i frymëzuar nga mikpritja shqiptare. Prandaj, realisht jam këtu për t'i thënë faleminder­it popullit shqiptar!

Ka disa zëra jo zyrtarë që kundërshto­jnë evakuimin e refugjatëv­e afganë në Shqipëri. Thonë që ne jemi një vend i vogël, i varfër dhe se nuk duam të importojmë problemet e tyre. Çfarë do u thoshit këtyre zërave?

Mendoj që ke të drejtë, që ka pasur një opozitë jashtëzako­nisht të papërfills­hme. Më ka bërë shumë përshtypje që në të gjithë shoqërinë shqiptare, në të gjithë politikën shqiptare, mesazhi që ka dominuar ka qenë mesazhi i mikpritjes dhe bujarisë dhe kjo është diçka vërtet frymëzuese. Si një qytetar amerikan, që kam qenë i përfshirë në ndërtimin e aleancës mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, kur shoh sesi Shqipëria dhe shqiptarët në të gjithë spektrin politik janë kaq mbështetës ndaj SHBA-ve, duke mbështetur këta afganë në një moment kaq të vështirë, ndihem vërtet krenar.

Por, do të ketë gjithmonë kritikë, do të ketë skeptikë, por mendoj që është e jashtëzako­nshme që ata janë një minorancë e papërfills­hme, ndërkohë që shumica dërrmuese e shqiptarëv­e kanë qenë mikpritës. Duhet thënë po ashtu që këta janë qytetarë afganë që nuk krijojnë ato sfida të sigurisë që krijojnë zakonisht komunitete­t e refugjatëv­e. Këta janë në shumë mënyra, elita e Afganistan­it. Kanë qenë liderë të spikatur të shoqërisë civile dhe medias. Kam pasur mundësinë të kaloj kohë me ta gjatë qëndrimit tim këtu. Karrierat e tyre, kontributi i tyre, profesiona­lizmi i tyre janë të jashtëzako­nshme. Dhe padyshim që është një komunitet refugjates qe ka sfidat e tij, por nuk është një komunitet që sjell me vete rreziqe serioze në aspektin e sigurisë.

2400 refugjatë afganë janë tashmë në vend, presim të vijmë më shumë. Ata strehohen në resorte luksoze në bregdetin e Shëngjinit. Organizata juaj ka ndihmuar evakuimin e 288 afganëve në Shqipëri. Si vendosët të përfshihes­hit dhe t'i ndihmonit nga regjimi i talebanëve?

Ke të drejtë, nga të 860 afganët që kemi evakuuar, 288 janë në Shqipëri. Të gjithë këta afganë anë pasur një lidhje me NED dhe SHBA. Pra, në radhë të parë, këta janë afganë që kanë punuar për institucio­net tona kryesore, IRI, CIPE, që janë pjesë e familjes së NED. Ose kanë qenë partnerë tanë të drejtpërdr­ejtë apo përfitues të projekteve tona në Afganistan. Pra, ne e dinim kë po sillnim. I kishim bërë paraprakis­ht kontrollet e sigurisë dhe menduam që në kohën e një krize dhe të një katastrofe që po ndodhte përpara syve tanë dhe që pjesa më e madhe e njerëzve nuk arritën ta parashikon­in, ne kishim detyrimin moral të qëndronim në krah të partnerëve tanë, të atyre që kishin punuar me ne për vite e vite me radhë në Afganistan, pra të mos largoheshi­m e të mos i braktisnim. Këta afganë e zhvilluan një pjesë të madhe të punës së tyre me mbështetje­n financiare të taksapague­sve amerikanë. Pra, lidhja mes tyre dhe SHBA-ve përmes NED është e fortë. Ne i njohim, ne kemi bashkëpunu­ar me ta dhe ndjemë detyrimin moral të mos i braktisim në një ambient aq të rrezikshëm sa ç'ishte ai i kontrollua­r nga talebanët.

Sa i vështirë dhe kompleks ishte operacioni i shpëtimit gjatë kësaj vere në Afganistan?

Ishte jashtëzako­nisht i vështirë dhe shumë kompleks. NED është fondacion. Ne japim grante në mbarë botën. Nuk jemi organizatë që merret me operacioni evakuimi për refugjatë. Normalisht nuk bëjmë evakuime dhe kjo s'është aspak normale për ne, por ne e mobilizuam komuniteti­n tonë. Mobilizuam institucio­net tona dhe krijuam një korridor. I menaxhuam autokolona­t në rrugë tokësore në Kabul përmes partnerëve tanë lokalë. Negociuam me qeverinë e Katarit për të na ndihmuar të kalonim përmes postblloqe­ve të talebanëve. Ndërtuam një marrëdhëni­e koordinimi me Komandën Qendrore Amerikanë dhe Ushtrinë Amerikanë në Kabul, në mënyrë që t'i koordinoni­m lëvizjet tona në bashkëpuni­m të ngushtë me Departamen­tin e Shtetit. Kishim partnerite­te me qeverinë shqiptare, të Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë, gjë që na jepte besim që mund të identifiko­nim dhe evakuonim njerëzit tanë në vende të treta. Pra, ishte një operacion kompleks dhe i vështirë. Madje, edhe gjatë asaj kohe një nga autokolona­t tona u ndalua prej talebanëve. Dhe kjo është arsyeja përse ne i vazhduam evakuimet edhe pas 31 gushtit, në bashkëpuni­m me qeverinë amerikane, atë të Katarit e padyshim në partnerite­t me qeverinë shqiptare.

Sipas marrëveshj­es, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord të strehojnë disa mijëra afganë për të

 ?? ?? jam presidenti dhe drejtori ekzekutiv i "National Endowment for Democracy". Pra, pikë së pari, ke të drejtë. Kryeminist­ri Rama ishte në pararojë krahasuar me vende të tjera, udhëheqës të tjerë, duke pasur si të thuash largpamësi­në strategjik­e për të kuptuar që do të ndodhte kjo lloj katastrofe, që do ta bënte të nevojshme që të gjendej një mënyrë strehimi për shumë nga partnerët tanë afganë.
jam presidenti dhe drejtori ekzekutiv i "National Endowment for Democracy". Pra, pikë së pari, ke të drejtë. Kryeminist­ri Rama ishte në pararojë krahasuar me vende të tjera, udhëheqës të tjerë, duke pasur si të thuash largpamësi­në strategjik­e për të kuptuar që do të ndodhte kjo lloj katastrofe, që do ta bënte të nevojshme që të gjendej një mënyrë strehimi për shumë nga partnerët tanë afganë.
 ?? ?? DAMON WILSON
DAMON WILSON

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania