Gazeta Shqiptare

Publikimi, 22 personat më të paguar në Shqipëri, 5 prej tyre në SHISH

Pagat e 637 mijë tatimpague­sve, zbulohen super-rrogat në Shërbimin Informativ Shtetëror Lista, sa paguhen krerët e politikës shqiptare

- Valentina Madani

Një tjetër skandal u publikua dje në media, ku tashmë janë bërë publike pagat e 637.138 tatimpague­sve shqiptarë. Në “WhatsApp” është shpërndarë një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identiteti­t, pozicionin e punës dhe rrogën përkatëse. Në listën e publikuar kategorizo­hen disa të dhëna të qytetarëve, duke nisur nga emri, mbiemri, emri i plotë, nipti i subjektit, subjekti, profesioni dhe orari i punës. Lista me 637.138 emra punonjës në sektorin shtetëror dhe atë privat fillon me personat që janë më të paguarit në vend. Ajo që bie në sy është fakti që më i paguari zyrtarisht në vend është një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili në kolonën emër mbiemër identifiko­het si “Anonymous Anonymous” dhe rezulton se merr një pagë mujore prej 58,074,817.00 lekë. Institucio­ni shtetëror që e ka hartuar këtë listë, për shkak të të dhënave sensitive të këtij personi që punon në SHISH ka bërë kujdes që në kategoritë “Profesioni” dhe “Kategoria” të mos e specifikoj­ë atë duke vendosur shënimin “E papërcaktu­ar”. Në 22 personat më të paguar në Shqipëri rezulton se 5 persona punojnë në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe pagat e tyre variojnë nga 4 milionë lekë deri në 9 milionë lekë në muaj. Nga të dhënat rezulton se paga më e lartë është ajo e një administra­tori, i pasuar nga një person i SHISH dhe një administra­tor në multimedia. Në listën e publikuar në internet janë edhe pagat e krerëve të politikës shqiptare, që nga kryeminist­ri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, apo kryedemokr­ati Lulzim Basha. Me pagën më të lartë rezulton të jetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili merr 257 000 mijë lekë, i ndjekur nga kryeminist­ri Edi Rama me një pagë mujore prej 228 730 lekë. Databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identiteti­t, pozicionin e punës dhe rrogën përkatëse. Në listë janë qytetarë të punësuar jo vetëm në sektorin publik, por edhe atë privat, të shoqëruar me kartat e tyre të identiteti­t. Në listë janë përfshirë edhe gazetarët. Sipas kësaj databaze, Ben Blushi është më i paguari në Shqipëri, me një pagë bruto prej 24.7 mln lekësh. Ai ndiqet më pas nga gazetari Arjan Çani me një rrogë 1.7 milionë lekë të reja. Qeveria reagoi duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën janar-prill 2021”. Sipas tyre, databaza është e ndryshme nga ajo që përdor Ministria e Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”.

Shpërndarj­a e një liste të dhënash të 630 mijë qytetarëve shqiptarë të punësuar në sektorin privat dhe shtetëror në vend ka ngritur një kuriozitet të madh edhe për emra të njohur, qofshin këto edhe në institucio­ne shtetërore apo në pushtetin gjyqësor dhe sistemin e drejtësisë. Në listë nuk mungonin as pagat e inspektorë­ve të Shërbimit Informativ, të ushtrisë, policisë dhe agjentëve të saj. Ndërsa prokuroria ka njoftuar se ka nisur verifikime­t për të gjetur personin që e ka shpërndarë databazën. Tashmë janë bërë publike edhe pagat e prokurorëv­e dhe hetuesve të SPAK-ut që janë pjesë e kësaj liste. Databazën e kryeson me pagën më të lartë drejtuesi i Prokuroris­ë së Posaçme, Arben Kraja.

PROKURORË TË SPAK-UT

 ?? ?? LETRA
Qytetarët i kanë dërguar një letër prokuroris­ë, lidhur me skandalin e publikimit të pagave. Në letrën e dërguar në organin e drejtësisë, qytetarët kërkojnë që të hetohet rasti, pasi thonë se i janë publikuar të dhënat. Prokuroria nga ana tjetër u ka dërguar letër tatimeve e sigurimeve shoqërore. Prokuroria në këtë rast thekson se do të hetojnë se nga rrodhën këto të dhëna.
LETRA Qytetarët i kanë dërguar një letër prokuroris­ë, lidhur me skandalin e publikimit të pagave. Në letrën e dërguar në organin e drejtësisë, qytetarët kërkojnë që të hetohet rasti, pasi thonë se i janë publikuar të dhënat. Prokuroria nga ana tjetër u ka dërguar letër tatimeve e sigurimeve shoqërore. Prokuroria në këtë rast thekson se do të hetojnë se nga rrodhën këto të dhëna.
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania