Gazeta Shqiptare

Skandali me të dhënat, publikohen pagat e 637 mijë shqiptarëv­e

Publikohet një listëpages­ë e të gjithë të punësuarve në Shqipëri, prokuroria nis hetimet Nën hetim, dy institucio­net që zotërojnë të dhënat personale

- Valentina Madani NJOFTIM SHITJE ME ANKAND Njoftim shitje me ankand

Një tjetër skandal ka ndodhur me pub likimin e të dhënave personale të qindra mijërave qytetarëve. Në media qarkullon një dokument, i cili mban emrat e mbi 637 mijë personave të punësuar në sektorin privat dhe atë shtetëror. Të dhënat e pagave të mbi 637 mijë qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat po qarkullojn­ë lirisht përmes aplikacion­it “Wahatsapp”. Materiali që po qarkullon lirisht nëpër telefonat e qytetarëve të shumtë përmban të dhëna personale si numrin e kartës së identiteti­t, e gjithashtu numrin e identifiki­mit të shoqërisë ku janë punësuar, përfshirë edhe pozicionin e punës. Prokuroria bëri të ditur se ka nisur menjëherë hetimet. Në fokus janë Drejtoria e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, dy institucio­net që i zotërojnë këto të dhëna. Në të dhënat e publikuara tregohet emri dhe mbiemri i qytetarëve, numri i kartës së identiteti­t, vendi ku ata punojnë dhe paga e tyre e deklaruar pranë Sigurimeve Shoqërore. Ajo që e rëndon situatën është se në listë janë deklaruar një pjesë e mirë e pagave të punonjësve te shërbimit informativ­e shtetëror, zyrtarëve të policisë, apo nëpunësve të institucio­neve në të gjitha nivelet. Bashkë më këta janë edhe persona drejtues në kompanitë private, madje edhe të shtetasve të huaj që punojnë në Shqipëri. Publikimi i këtyre të dhënave sensitive bëri që Prokuroria e Tiranës të nisë menjëherë hetimet për Drejtorinë e Tatimeve dhe Sigurimet Shoqërore nga ku dyshohet se mund të ketë rrjedhur informacio­ni.

Hetimet nuk përjashtoj­në as mundësinë që të jetë ndërhyrë nga jashtë në serverat e këtyre dy institucio­neve, servera të cilat janë sekuestrua­r. Tashmë pritet që organi i akuzës të kontaktojë me ekspertë të fushës për të zbardhur këtë skandal. Lista e pagave, një dokument në formatin “excel” tashmë është përhapur në rrjetet sociale dhe aplikacion­e të tjera, duke kryer një shkelje të rëndë të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Qeveria nga ana e saj tha se nuk rezulton të ketë ndodhur ndonjë eksport dixhital i bazës së të dhënave, duke folur megjithatë për një “ndërhyrje kriminale në bazën e të dhënave të pagave”. Mbi qarkullimi­n e këtyre të dhënave u shpreh edhe Presidenti Ilir Meta. Ai foli për “shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutë­s” e duke e cilësuar “një rast paligjshmë­rie i përsëritur, pas skandalit të patronazhi­stëve”. Kurse nënkryetar­i i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se “pagat dhe të dhënat sensitive të qytetarëve janë tanimë në pazar, në duart e keqbërësve” dhe se përgjegjës për atë që e cilësoi “skandal të përmasave të jashtëzako­nshme” është kryeminist­ri Rama. Ky është rasti i dytë i publikimit të të të dhënave personale, pas atij të patronazhi­stëve. Para zgjedhjeve të 25 prillit, portali “Lapsi.al” zbuloi se të dhënat personale të 900 mijë qytetarëve kishin përfunduar në duart e Partisë Socialiste për qëllime elektorale. Për hetimin e nisur mbi këtë rast nuk ka ende asnjë informacio­n. Socialistë­t i dolën në mbrojtje skemës së patronazhi­stëve, ndërse vetë kryeminist­ri Edi Rama nuk e konsideroi problem publikimin e të dhënave personale. Kjo çështje ishte një nga shqetësime­t e ngritura dhe në raportin e vëzhguesve ndërkombët­ar për zgjedhjet e 25 prillit.

 ?? ?? DOKUMENTI
Materiali që po qarkullon lirisht nëpër telefonat e qytetarëve të shumtë përmban të dhëna personale si numrin e kartës së identiteti­t e gjithashtu numrin e identifiki­mit të shoqërisë ku janë punësuar, përfshirë edhe pozicionin e punës. Prokuroria e Tiranës bëri të ditur se ka nisur hetimet. Në fokus janë Drejtoria e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve shoqërore, dy institucio­net që i zotërojnë këto të dhëna.
DOKUMENTI Materiali që po qarkullon lirisht nëpër telefonat e qytetarëve të shumtë përmban të dhëna personale si numrin e kartës së identiteti­t e gjithashtu numrin e identifiki­mit të shoqërisë ku janë punësuar, përfshirë edhe pozicionin e punës. Prokuroria e Tiranës bëri të ditur se ka nisur hetimet. Në fokus janë Drejtoria e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve shoqërore, dy institucio­net që i zotërojnë këto të dhëna.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania