Gazeta Shqiptare

“Pagat”, PD: Rama të japë dorëheqjen! Qeveria: Dokumenti, ilegal

“Jemi përballë një skandali”, Alibeaj: Paga e 630 mijë qytetarëve, në duart e keqbërësve Fuga: Gati denoncimi në prokurori. PD: Drejtësia të veprojë

- Valentina Madani

Qeveria shqiptare mohoi dje që doku menti me të dhënat e pagave për 637 mijë pagamarrës në sektorin publik dhe privat të ketë dalë nga database zyrtar i AKSHI-t. Sipas zëdhënësi i qeverisë Endri Fuga kjo faktohet me shifrën e ndryshme të personave të deklaruar si të punësuar. Përmes një reagimi për mediat, Fuga bën me dije se bëhet fjalë për një dokument ilegal dhe se sipas saj është bashkim i disa copave të ndryshme. Mes të tjerash ministria pohon se do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori për zbardhjen e kësaj ngjarje. “Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë. Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport digjital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme. Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponuesh­me nuk e përmban fushën “Emri i plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacio­nit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombët­are të auditimit për efekt të certifikim­it me standardet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme. Ndërkohë Ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorin­ë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjej­e kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, - shprehet z.Fuga.

DENONCIMI

Partia Demokratik­e e cilësoi dje skandal të përmasave të jashtëzako­nshme publikimin e pagave të mbi 630 mijë qytetarëve, pas së cilës sipas tyre qëndron përdorimi i informacio­neve sensitive për qëllime elektorale nga ana e kryeminist­rit Rama. “Për ne, nuk ka asnjë dyshim se lista e publikuar, që i përket pagave të marra të mbi 630 mijë qytetarëve në janar 2021, pak javë para zgjedhjeve, është pjesë e strategjis­ë së partisë-shtet për përdorimin e informacio­neve sensitive për qëllime elektorale. Sot paga dhe të dhënat sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve janë në pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëv­e partiakë, që Edi Rama i përdor për pushtetin e tij personal. Sot çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë duhet t’i kërkojë Edi Ramës të japë dorëheqjen. Të dhënat e tyre personale, paga e tyre kanë rënë në duart e keqbërësve dhe për këtë përgjegjës është vetëm Edi Rama me etjen e pangopur për pushtet”, - deklaroi Alibeaj. Ai i kërkoi dorëheqjen Kryeminist­rit Rama ndërsa drejtësisë i bëri thirrje të veprojë pa vonesë. “Edi Rama duhet të mbajë përgjegjës­i për këtë skandal të përmasave të jashtëzako­nshme! Si mbrojtësi dhe frymëzuesi kryesor i skemës së paligjshme të patronazhi­mit për blerjen e pushtetit, qeveria e tij ka ekspozuar ndaj kujtdo të dhënat e qytetarëve, përfshi pagën dhe vendin e tyre të punës. Edi Rama sot duhet të japë dorëheqjen! Drejtësia duhet të veprojë sa nuk është vonë! Një pushtet i vjedhur duke keqpërdoru­r shtetin nuk duhet dhe nuk mund të mbahet dot gjatë në këmbë!”, - theksoi Alibeaj.

 ?? ?? QEVERIA
“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacio­nit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombët­are të auditimit për efekt të certifikim­it me standardet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme. Ndërkohë Ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorin­ë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjej­e kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, - shprehet z.Fuga.
QEVERIA “Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacio­nit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombët­are të auditimit për efekt të certifikim­it me standardet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme. Ndërkohë Ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorin­ë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjej­e kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, - shprehet z.Fuga.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania