Gazeta Shqiptare

Incidenti me shkelmimin e derës, Basha instalon kamera në PD

Komisioni i Rithemelim­it, Bashës: Kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë “Po e kthen shtëpinë e lirisë në një bunker të sigurisë së lartë”

- Valentina Madani

Pas situatës së ten sionuar në parti, kreu demokrat, Lulzim Basha, ka filluar të shtojë masat e sigurisë në selinë e PD-së. Në ambientet e jashtme të selisë së PD-së ka nisur instalimi i kamerave. Një ditë pas incidentit në selinë blu, ku një mbështetës i ishkryemin­istrit Sali Berisha, i identifiku­ar si Fatjon Dautaj shkelmoi derën e njërës prej sallave që shërben për mbledhjet e forumeve të partisë, Lulzim Basha, përforcoi masat e sigurisë në ndërtesën e demokratëv­e. Në ambientet e brendshme dhe të jashtme të selisë blu u instaluan dje kamera sigurie, por Komisioni i Rithemelim­it të PD-së reagoi dje pas vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili ka vendosur që të shtojë masat e sigurisë në selinë blu. Përmes një deklarate për media, Komisioni i Rithemelim­it shprehet se shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrikethy­erin. Ky shprehet se Lulzim Basha ditë pas dite është duke humbur arsyen. Megjithatë, në deklaratë shtohet se kjo është dëshmi e paranojës dhe vetmisë që ka kapluar Bashën. Por, Komisioni i Rithemelim­it shprehet se Basha nuk e ka kuptuar që kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i demokratëv­e. “Deputeti Basha, pas karriges, ditaditës po humbet dhe arsyen. Frika nga përballja me vullnetin e 44 mijë demokratëv­e që votuan për shkarkimin e tij në datën 18 dhjetor e shtyn çdo ditë në absurditet­e të reja. Shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrigethy­erin, që ka humbur arsyen për të kuptuar se lider dhe kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i 44 mijë demokratëv­e që të dhanë përgjigjen më të merituar në datë 18 dhjetor. Partia

Demokratik­e do t’u rikthehet shumë shpejt demokratëv­e, pronarëve të saj të vërtetë dhe është në interes të ish-qiraxhiut ta kuptojë se nuk ka kamera, bravë apo gaz lotsjellës që mund ta ndalë vullnetin e tyre!”, - thuhet në reagimin e Komisionit për Rithemelim­in e PD-së. Dy ditë më parë ish-kryeminist­ri Berisha dhe anëtarët e Komisioni të Rithemelim­it të PD-së mbërritën në selinë blu, duke hyrë me forcë në ambientet e brendshme të saj. Militanti Fatjon Dautaj goditi me shkelm derën në të cilën u mbajt mbledhja e anëtarëve të komisionit. Berisha e paralajmër­oi Bashën se nuk do të lejojë asnjë pengesë, sipas tij, për zbatimin e vendimit të anëtarësis­ë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çoi për ndjekje penale 67 numërues të zgjedhjeve parlamenta­re të 25 prillit. Mësohet se emrat e tyre janë referuar në organin e akuzës. Numëruesit u kanë hequr apo shtuar vota preferenci­ale kandidatëv­e për deputetë në zgjedhjet e përgjithsh­me parlamenta­re. Numrin më të madh të numëruesve që janë kapur me shkelje e ka Tirana, ku rezultojnë se 21 numërues kanë abuzuar me detyrën. Prokuroria e Tiranës po verifikon kallëzimin e dorëzuar nga KQZ-ja për 67 anëtarë të Qendrave të Votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Ata dyshohen se kanë shënuar në procesverb­ale një numër më të vogël votash për një apo disa kandidatë, duke shtuar votat për të tjerë. Nga verifikimi i kryer, KQZ-ja i tha prokuroris­ë se rezultatet që qendrat e numërimit kanë nxjerrë nuk janë reale dhe i akuzon komisioner­ët për dëmtim të materialit zgjedhor.

 ?? ?? REAGIMI
“Shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrigethy­erin, i cili ka humbur arsyen për të kuptuar se lider dhe kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i 44 mijë demokratëv­e që të dhanë përgjigjen më të merituar në datë 18 dhjetor”, - thuhet në reagimin e Komisionit të Rithemelim­it të PD-së.
REAGIMI “Shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrigethy­erin, i cili ka humbur arsyen për të kuptuar se lider dhe kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i 44 mijë demokratëv­e që të dhanë përgjigjen më të merituar në datë 18 dhjetor”, - thuhet në reagimin e Komisionit të Rithemelim­it të PD-së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania