Gazeta Shqiptare

Analizë për 100 ditët e para të qeverisjes, ministrat japin llogari para Ramës

-

100 ditë nga puna e qeverisë, kryeminist­ri Edi Rama mblodhi dje ministrat e tij, në atë që njihen si “Retreat”. Në mjediset e “Vilës 30”, për afro gjashtë orë secili nga ministrat raportoi për punën e deritanish­me, objektivat e përmbushur dhe ata në pritje për t’u realizuar. Qëllimi i mbledhjes me orë të gjata ishte analiza e 100ditëshi­t të mandatit të tretë qeverisës. Përveç raportimit të rezultatev­e të deritanish­me, kreu i qeverisë mësohet t’u ketë komunikuar edhe se cilat janë prioritete­t për muajt në vazhdim. Mësohet se raporti i ministrave u nda në grupe. Në sesionin e parë, ministrat e Financës, Turizmit, Bujqësisë dhe zv.kryeminist­ri raportuan arritjet dhe problemati­kat në 3 muaj e parë, por edhe prioritete­t e dikasterev­e për vitin 2021. Në grupin e dytë ishin ministrat e Arsimit, Kulturës, Shëndetësi­së dhe

Ministret e Shtetit, ndërsa në fund raportuan ministrja e Jashtme, si dhe ata të Drejtësisë, Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme. Gjatë analizës çdo ministër paraqiti rezultatet e punës për tre muajt e parë të mandatit të tretë, ku në fokus janë pandemia dhe rindërtimi. Në fund të çdo prezantimi pati pyetje dhe komente nga kryeminist­ri, i cili në fund të kësaj analize dha konkluzion­et dhe porositë e tij për çdo ministër. Kujtojmë se në programin qeverisës, Edi Rama si shtylla kryesore vendosi rimëkëmbje­n e vendit pas tërmetit dhe pandemisë. Shtylla e dytë ishte mirëqenia sociale dhe zhvillimi i sektorëve të caktuar të ekonomisë, ai në fushën e transporti­t ajror dhe detar. Po aq e rëndësishm­e në përmbushje­n e programit qeverisës, është edhe zbatimi i reforme në drejtësi, ashpërsimi i luftës ndaj korrupsion­it dhe krimit të organizuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania