Gazeta Shqiptare

Incenerato­rët, Basha: Bllokimi, i jashtëligj­shëm dhe antikushte­tues

Bojkot komisionit, PS: Kuvendi i mbylli punimet. Tabaku: Aferës po i jepni mbrojtje politike “PS demaskon kokat e vërteta të aferës 430 milionë euroshe”

- Valentina Madani

Kryetarja e komisionit hetimor për incenera torët, Jorida Tabaku, akuzoi dje mazhorancë­n qeverisëse se po refuzon zbardhjen e të ashtuquajt­urës afera e incenerato­rëve. Sipas Tabakut, bojkoti i socialistë­ve është i pajustifik­ueshëm pasi mbledhjet e komisionev­e parlamenta­re vijojnë, edhe pse të hënën u zhvillua seanca e fundit plenare për këtë sesion. Tabaku paralajmër­oi se nëse përsëritet kjo situatë, do të shkohet deri te paditë penale. Mazhoranca, tha Tabaku, me bojkotin e saj po përpiqet të mbroje personat e lidhur drejtpërdr­ejt me këtë aferë, që nga kryeminist­ri Rama e deri te zëvendësi i tij Arben Ahmetaj. Për kryetaren e këtij komisioni me mungesën e saj mazhoranca faktoi se i ka dalë në mbrojtje politike jo vetëm ish- ministrit të Mjedisit Lefter Koka, por edhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në aferën 430 milionë euro të incenerato­rëve. Jorida Tabaku u shpreh se selia blu ka kërkuar që hetimi të vazhdojë edhe me Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin, Armando Subashin dhe Erion Veliajn. “PS premtoi që nuk do të ketë mbrojtje politike për askënd të përfshirë në këtë aferë, ndërkohë që sot mbrojtja politike po jepet duke bojkotuar punimet e komisionit. Qytetarët e kanë të qartë se Komisioni Hetimor i incenerato­rëve nuk flet pa prova dhe fakte, madje ky komision, por edhe SPAK po i afrohen të vërtetës. Ndërkohë që Lefter Koka është vetëm fillimi, vetëm i pari i PS që duhet të shkojë para drejtësisë është rreshtuar haptazi në mbrojtje të interesit korruptiv të Lefter Kokës, të Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas që janë sot në kërkim dhe të Mirel Mërtirit. PS me bojkotin në këtë komision po përpiqet që të mbrojë edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë aferë”, - u shpreh Tabaku. Ajo i bëri thirrje SPAK-ut të shtrijë hetimin tek kryeminist­ri Rama, që sipas opozitës është koka e kësaj afere. “Në padinë e dorëzuar në SPAK, por edhe në indicien dhe objektin e punës për incenerato­rët kemi kërkuar që hetimi të vazhdojë me Edi Ramën si person i lidhur dhe mbrojtësi kryesor i aferës së incenerato­rëve, me Arben Ahmetajn, ministrin përgjegjës dhe njeriu që ka njohje me personat sot përgjegjës, me Damian Gjiknurin, atë që ka dhënë incenerato­rin e Tiranës, me Qazim Sejdinin, Armando Subashin dhe Erion Veliajn. Pa bërë drejtësi me gjithë këta persona SPAK dhe Komisioni Hetimor nuk kanë për ta kryer punën e tyre”, - tha Tabaku. Kryetarja e komisionit hetimor për incenerato­rët paralajmër­oi padi penale për të gjithë ata zyrtarë që refuzojnë të paraqiten në komision e që nuk japin të dhëna lidhur me aferën e incenerato­rëve.

REAGIMI

Lulzim Basha reagoi në rrjetet sociale për bojkotimin e punës së komisionit për incenerato­rët. Sipas Bashës, bllokimi i këtij komisioni nga PS është jo vetëm i jashtëligj­shëm dhe antikushte­tues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare”. “Bllokimi i Komisionit Hetimor për mafien e incenerato­rëve nga Partia Socialiste, është jo vetëm i jashtëligj­shëm dhe antikushte­tues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare. Lufta kundër korrupsion­it është jetike për Shqipërinë dhe përpjekjet e qeverisë më të korruptuar në rajon, për të penguar transparen­cën dhe hetimin parlamenta­r, nuk do ta ndalin misionin tim dhe të Partisë Demokratik­e në përballjen me armikun e mirëqenies së shqiptarëv­e”, - shkruan Basha. Nga ana e saj mazhoranca u justifikua se sesioni parlamenta­r i këtij viti u mbyll të hënën dhe nuk kishte në agjendë mbledhje të komisionit parlamenta­r. Edhe pse socialistë­t pohuan se sesioni parlamenta­r është mbyllur të hënën, komisioni i ekonomisë zhvilloi mbajti dje një mbledhje pikërisht një ditë pas mbylljes së sesionit parlamenta­r. Opozita ka kryesimin e këtij komisioni hetimor, ndërsa socialistë­t kanë shumicën aty dhe si anëtarë disa nga figurat kryesore të partisë në pushtet. Përballë këmbëngulj­es së opozitës për të përparuar sa më shumë me hetimet për aferën e incenerato­rëve, socialistë­t në pushtet po tregohen më formalë në këtë veprimtari, duke u marrë me detaje të programit të hetimit dhe dokumente të tjerë. Prokuroria Speciale Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar arrestoi një javë më parë ish ministrin e mjedisit, Lefter Koka, nën akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre me lejet e incenerato­rit të Elbasanit. Kryeminist­ri Edi Rama ka thënë për arrestimin e Lefter Kokës se “çështjaeis­h-ministritm­eSPAKun është çështje individual­e” dhe se “Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt”. Nga ana tjetër, opozita deklaroi se Elbasani është vetëm një nga 3 incenerato­rët e korrupsion­it, dhe se po aq të përfshirë në aferat e 3 incenerato­rëve janë Damian Gjiknuri, Erjon Veliaj dhe kryeminist­ri Edi Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania