Gazeta Shqiptare

Gjykata i refuzoi dorëheqjen për gjykimin e statutit të PD-së, gjyqtari Agron Zhukri: Kam konflikt interesi

“Gruaja ime ka punuar më parë me Berishën”

-

TIRANË - Disa ditë më parë lëvizja “Foltorja” depozitoi kërkesën për ndryshimet në statutin e PD-së, të miratuara në takimin që Sali Berisha zhvilloi në stadiumin “Air Albania”. Gjykata e Tiranës caktoi për të gjykuar këtë çështje gjykatësin Agron Zhukri, i cili një ditë më pas i kërkoi kryetarit të kësaj gjykate të largohej nga gjykimi i çështjes për arsye të lidhjeve miqësore që ka me Sali Berishën. Bëhet me dije se Zhukri kërkoi që të mos e gjykojë çështjen, pasi ai dhe bashkëshor­tja e tij kanë lidhje të ngushta miqësore me Sali Berishën, ajo ka qenë sekretare personale e Sali Berishës. Po në vitin 2018, Zhukri bëri kërkesë në Gjykatën e Tiranës teksa iu caktua të gjykonte një çështje të Berishës me kryeminist­rin Rama, kërkesë e cila u pranua nga gjykata dhe ai u përjashtua nga gjykimi. Çudia ndodh 3 vite më pas, kur për të njëjtin person, kryetari i gjykatës nuk e pranon kërkesën për ta larguar Agron Zhukrin nga çështja ku është i përfshirë Sali Berisha. Petrit Çomo me cilësinë e drejtuesit të

ARGUMENTI ARGUMENTI I I ZHUKRIT ZHUKRIT

Gjykatës së Faktit në Ti- ranë, me ose pa qëllim është sot i përfshirë direkt në konfliktin që po ndodh brenda PD-së. Agron Zhukri që ka pranuar hapur dhe zyrtarisht lidhjet e tij miqësore me Sali Berishën, që pranon vetë se ka shkaqe njëanshmër­ie, pritet të gjykojë një çështje në të cilën Sali Berisha është palë. Por faktet nuk rëndojnë vetëm mbi të, por më së shumti mbi kryetarin e kësaj gjykate, Petrit Çomon, që në mënyrë arbitrare nuk ka pranuar dorëheqjen e gjykatësit, duke mos u treguar as i kujdesshëm për të fshehur në këtë rast përfshirje­n e tij direkte në çështjen brenda PD-së, në favor të Sali Berishës. Nga ana e saj, dy ditë më parë PD-ja ka depozituar pranë së njëjtës gjykatë, kryetarit dhe për dijeni gjykatësit Agron Zhukri ankesën sipas së cilës asnjë organ apo drejtues i kësaj partie nuk ka depozituar kërkesë për ndryshime statuore, përveç atyre të kuvendit të 17 korrikut të vitit 2021. Në kërkesën e pardjeshme të PD-së theksohet se disa ish-funksionar­ë të kësaj partie kanë keqpërdoru­r dhe falsifikua­r simbolet dhe vulat e PD-së duke prodhuar akte të falsifikua­ra për të cilat PD-ja ka bërë kallëzim penal edhe në SPAK.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania