Gazeta Shqiptare

Vrau me plumb në kokë 25-vjeçarin në Vlorë, Bledar Selmanaj tenton arratisjen nga spitali i burgut në QSUT

Hajduti “serial” vite më parë u akuzua për vjedhje argjendari­sh e banesash në Tiranë 39-vjeçari u zbulua nga grupi i sigurisë, 3 muaj më parë tentoi të vetëvarej në Peqin

-

ledar Selmanaj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit

Bullari në fshatin Babicë të Vlorës, ka tentuar arratisjen nga ambientet e spitalit të burgut të Qendrës Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”. Burime nga policia bënë me dije se Selmanaj ka tentuar arratisjen në orët e para të mëngjesit të djeshëm në orën 1:20, por është parandalua­r nga grupi i sigurisë. Mësohet se 39vjeçari Selmanaj është dërguar mbrëmjen e së martës në spitalin e burgut në QSUT për t’u kuruar, pasi ka tentuar dy herë vetëvrasje­n në burgun e Peqinit. Me t’u sjellë në spitalin e burgut, ai ka dëmtuar shufrat e dritareve me hekur, duke prerë katër prej tyre, por është konstatuar nga grupi i sigurisë. Bledar Selmanaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi vite më parë është akuzuar për disa vjedhje argjendari­sh e banesash në Tiranë. Duke kryer disa vjedhje seri, ai është etiketuar edhe si hajduti “serial” në kryeqytet. Ndërkohë, ai u arrestua në gusht të këtij viti në zonën e ishBllokut në Tiranë, vetëm katër ditë pas ekzekutimi­t të Xhuljan Bullarit, me të cilin rezultoi se kishte njohje. Selmanaj rezulton person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa në gjykatë nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet. 25-vjeçari Xhuljano Bullari u ekzekutua brenda makinës së nuses së dajës, tip “Fiat Punto”, me të cilën ishte nisur nga Babrruja drejt Babicës së Madhe në Vlorë. Bullari u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit, ndërsa familjarët u shprehën të tronditur dhe mohuan mundësitë e një konflikti të djalit të tyre. Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tri plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali që i mori dhe jetën. Ai e vrau të riun në Vlorë, ndërsa në oborrin e banesës së tij, në qytetin bregdetar, iu gjet e groposur arma e krimit si dhe veshjet që kishte përdorur ditën e ngjarjes. Ndërsa dy ditë pas krimit shkruante në faqen e tij të “Facebook” se ishte biznesmen. Madje, në rrjetet sociale, Selmanaj jepte edhe të dhëna të tjera se ishte serioz dhe i gjatë 1.75. Ndër pistat kryesore të hetimit për vrasjen në fjalë është prishja e pazareve të drogës mes dy të rinjve. Bëhet me dije se viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj. Viktima Xhuljano Bullari ka qenë i akuzuar më parë për veprën penale “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë. Xhuljano u lirua para dy vjetëve, kurse Selmanaj më datë 5 korrik të këtij viti. Ditën e vrasjes ata ishin nisur nga Tirana për në Vlorë për çështje trafiku droge, ndërsa sipas dëshmisë së Bledar Selmanajt, konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që i riu tashmë i pajetë, i pagoi me euro false. Selmanaj negocioi për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan, por pala e viktimës pagoi me euro false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli. Por nga vrasja dhe deri më sot Bledar Selmanaj nuk e ka pranuar krimin.

 ?? ?? HAJDUTI “SERIAL”
Bledar Selmanaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi vite më parë është akuzuar për disa vjedhje argjendari­sh e banesash në Tiranë. Duke kryer disa vjedhje seri, ai është etiketuar edhe si hajduti “serial” në kryeqytet. Ndërkohë, ai u arrestua në gusht të këtij viti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vetëm katër ditë pas ekzekutimi­t të Xhuljano Bullarit, me të cilin rezultoi se kishte njohje.
HAJDUTI “SERIAL” Bledar Selmanaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi vite më parë është akuzuar për disa vjedhje argjendari­sh e banesash në Tiranë. Duke kryer disa vjedhje seri, ai është etiketuar edhe si hajduti “serial” në kryeqytet. Ndërkohë, ai u arrestua në gusht të këtij viti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vetëm katër ditë pas ekzekutimi­t të Xhuljano Bullarit, me të cilin rezultoi se kishte njohje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania