Gazeta Shqiptare

Kthesë e papritur në hetimet italiane, biznesmeni Rezart Taçi shpëton nga akuzat, nuk vërtetohet bashkëpuni­mi me mafien

Me rënien e akuzës kryesore për Petruzzell­ën, bie edhe akuza e vetme mbi shqiptarin

-

Gazeta italiane “La Repubblica” rapor ton se prokuroria italiane ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj ekonomisti­t Fabio Petruzzela për bashkëpuni­m me mafien. Në artikull thuhet se gjykatësi italian, Alfredo Montaldo, i ngarkuar me hetimin e çështjes, është shprehur se ekonomisti Petruzzell­a do të hetohet vetëm për akuzën e pastrimit të parave, pasi ka qenë pikërisht, ai që ka kërkuar transferim­in e rreth 18 milionë eurove. Por, edhe kjo akuzë është kundërshtu­ar nga ekonomisti, i cili ka deklaruar se paratë kanë qenë të lira në Zvicër para dhe pas transfertë­s dhe për këtë, sipas tij, i lindte e drejta të vepronte në çdo formë dhe në çdo kohë me ato para. Media italiane raporton se me rënien e akuzës kryesore për Petruzzell­ën, bie automatiki­sht edhe akuza e vetme që rëndonte mbi shqiptarin Rezart Taçi, pra ajo e bashkëpuni­mit me mafien. Për këtë të fundit prokurori Montaldo është shprehur se nuk ka prova që vërtetojnë korruptimi­n e ndonjë funksionar­i. Me këtë kthesë të Prokuroris­ë italiane duket se mbi biznesmeni­n shqiptar nuk rëndon ndonjë akuzë specifike. Emri i Rezart Taçit u lakua gjatë hetimeve të prokuroris­ë italiane për ekonomisti­n Fabio Petruzzell­a, i cili po qëndron akoma në arrest bashkë me sipërmarrë­sin 90-vjeçar, Francesco Zummo. Biznesmeni Rezart Taçi është shpallur në

kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. Në pranga kanë përfunduar dy bashkëpunë­torët

e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo. Ish-bosi i kompanisë së naftës “ARMO” akuzohet se është i përfshirë në

pastrimin e parave nga veprimtari­të kriminale, vepër penale kjo e ngritur edhe për dy bashkëpunë­torët e tij.

 ?? ?? DEKLARATA DEKLARATA E E PROKURORIT PROKURORIT
Prokurori Montaldo ka deklaruar se nuk ka prova që vërtetojnë korruptimi­n e ndonjë funksionar­i. Me këtë kthesë të prokuroris­ë italiane duket se mbi biznesmeni­n shqiptar nuk rëndon ndonjë akuzë specifike. Emri i Rezart Taçit u lakua gjatë hetimeve të Prokuroris­ë italiane për ekonomisti­n Fabio Petruzzell­a, i cili po qëndron akoma në arrest bashkë me sipërmarrë­sin 90-vjeçar, Francesco Zummo.
DEKLARATA DEKLARATA E E PROKURORIT PROKURORIT Prokurori Montaldo ka deklaruar se nuk ka prova që vërtetojnë korruptimi­n e ndonjë funksionar­i. Me këtë kthesë të prokuroris­ë italiane duket se mbi biznesmeni­n shqiptar nuk rëndon ndonjë akuzë specifike. Emri i Rezart Taçit u lakua gjatë hetimeve të Prokuroris­ë italiane për ekonomisti­n Fabio Petruzzell­a, i cili po qëndron akoma në arrest bashkë me sipërmarrë­sin 90-vjeçar, Francesco Zummo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania