Gazeta Shqiptare

Ish-ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë, Selami Zalli kërkon pushimin e vetingut ndaj tij

-

TIRANË - Ish-ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë, Selami Zalli, nuk u paraqit të mërkurën në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it, KPK. Kryesuesja e trupës së KPKsë, Suela Zhegu, sqaroi se subjekti i rivlerësim­it ka konfirmuar marrjen e njoftimit dhe ka kërkuar që seanca dëgjimore të zhvillohet pa praninë e tij. Në vijim, relatori Olsi Komici sqaroi se Selami Zalli ka punuar si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë për periudhën 2009-2017. Në mars të vitit 2017, Zalli është liruar nga detyra me kërkesë të paraqitur prej tij, por në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ka rezultuar se ka qenë në detyrë dhe ka gëzuar statusin magjistrat­it. Komici theksoi se gëzimi i statusit të magjistrat­it nga ky subjekt përforcohe­t dhe nga fakti se Zalli ka plotësuar dhe dorëzuar deklaratat për të tri kriteret e rivlerësim­it, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesiona­lizmit. Në seancë u relatua se hetimi administra­tiv për këtë subjekt ka filluar në muajin korrik, por në shtator Zalli ka kërkuar pushimin e vetingut ndaj tij, duke argumentua­r se nuk ka më objekt. Ai ka pretenduar se nuk është në kushtet e heqjes dorë nga detyra sipas aneksit të Kushtetutë­s, si dhe nuk e gëzon më statusin e magjistrat­it, pasi pozicioni i ndihmësit ligjor nuk ekziston më. Sipas Komicit, megjithëse lirimi nga detyra është kryer brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, gjë që shmangte vetingun e këtyre subjekteve, Zalli nuk e ka kryer kërkesën për lirim sipas ligjit, pasi nuk ia ka drejtuar Presidenti­t të Republikës dhe për rrjedhojë vijon të jetë subjekt rivlerësim­i. Komisioni ka konstatuar se Zalli vijon të gjendet në kushtet e parashikua­ra në nenin G të Aneksit të Kushtetutë­s, ku në rastet e dorëheqjes nga detyra përcaktohe­t të vendoset dhe penaliteti për ndalimin e subjektit të rivlerësim­it të emërohet në pozicione që kërkojnë statusin e magjistrat­it gjatë 15 viteve të ardhshme. Sipas Komicit, Zallit i është kaluar barra e provës për këtë konstatim dhe shtoi se shpjegimet e tij do të vlerësohen gjatë vendimmarr­jes përfundimt­are. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më 23 dhjetor, ora 13:00./ BIRN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania