Gazeta Shqiptare

Masa shtrëngues­e për sigurinë rrugore, zgjaten afatet për marrjen e patentës nga 6 muaj në 1 vit

Botohen në Fletoren Zyrtare ndryshimet në rregullore­n e Kodit Rrugor Ndëshkohen rëndë shoferët që kanë humbur totalin e pikëve nga shkelja e rregullave të qarkullimi­t

-

Janë botuar në Fle toren Zyrtare ndry shimet në Rregullore­n e Kodit Rrugor. Në këto ndryshime përcaktohe­n rregulla për Sigurinë Rrugore që lidhen me Drejtuesin e Mjetit, formimin dhe kualifikim­in, lehtësim praktikash, risi për shërbimet e DPSHTRR si edhe për sektorin e Autoshkoll­ave, masa shtrëngues­e etj.

NDRYSHIMET E PUBLIKUARA NGA DPSHTRR:

1.Rritet vlefshmëri­a e provimit të fituar të teorisë nga 6 muaj në 1 vit. Janë shtrirë afatet e vlefshmëri­së së autorizimi­t të praktikës duke i bërë më fleksibël ato kundrejt një kategorie të gjerë, që për arsye të ndryshme, kryesisht të mosprezenc­ës në Shqipëri nuk arrijnë të kapin afatet si dhe mundësohet një kohë më e madhe për përgatitje­n e kandidatëv­e që japin prova të përsëritur­a të kualifikim­it teorik apo praktik për lejedrejti­mi.

2.Gjithashtu janë reformuar kërkesat e fitimit të kategorisë AM duke prezantuar edhe provën e aftësive praktike të drejtimit krahas asaj teorike në ngjashmëri me modele evropiane (p.sh. Gjermania). Kryhet përputhshm­ëri e plotë me Direktivën 2006/126/KE, të Parlamenti­t Evropian dhe të Këshillit, e 20 dhjetorit 2006, mbi lejet e drejtimit dhe praktikat e aplikuara për pajisjen me leje së drejtimi të kategorisë AM nga disa shtete europiane.

3.Forcim i masave shtrëngues­e për drejtuesit e mjeteve që kanë humbur totalin e pikëve të cilët detyrimish­t do të ndjekin kurs kualifikim­i për një edukim mbi sjelljet e gabuara që kanë sjellë humbjen totale të pikëve të lejedrejti­mit, pranë autoshkoll­ave të licencuara! Pas këtij kursi kandidati i nënshtrohe­t provimit

teorik për normat e sjelljes si dhe provimit praktik mbi vlerësimin e sjelljes së drejtuesit gjatë situatave me risk të lartë në qarkullim.

Ky sanksionim sjell ndërgjegjë­sim, rehabiliti­m dhe rritje të sigurisë në rrugë duke shtuar kërkesat për rifitimin e lejedrejti­mit, pasi kjo kategori mbetet problemati­ke në kryerjen e shkeljeve të

përsëritur­a deri me pasoja të rënda.

4.Krijohet mundësia ligjore për kalimin nga lejedrejti­mi e kategorisë B në lejedrejti­mi të kategorisë D pas përmbushje­s së kritereve të vjetërsisë prej 3 vite kategori me lejedrejti­mi B dhe moshës së drejtuesit të mjetit 24 vjeç, pa qenë e nevojshme lejedrejti­mi e kategorisë C. Pra nëse p.sh. synohet

puna me mjet Taksi nuk ka përse kalohet nga kualifikim­i për lejedrejti­mi C (kategoria për transport mallrash)!

5.Mundësohet regjistrim­i për marrjen e kategorisë A pasi ke mbushur moshën 24 vjeç, pa qene e nevojshme marrja e kategorisë A2 prej 2 vjetësh.

6.Për herë të parë DPPSH dhe DPSHTRR marrin rol aktiv për rritjen e sigurisë rrugore dhe pezullimin e lejedrejti­mit të personave që janë përdorues të lëndëve narkotike e psikotrope! Në çdo rast që merret informacio­n për individë (nga kontrollet rrugore apo çdo hetim/testim tjetër) me analizë pozitive, DPPSH

ia përcjell DPSHTRRsë dhe personit automatiki­sht i pezullohet lejedrejti­mi! Pezullimi i lejedrejti­mit do të vijojë deri kur të vërtetohet rezultati negativ përmes analizës toksikolog­jike të kryer vetëm nga institucio­ni shtetëror kompetent!

 ?? ?? PROVIMI PROVIMI TEORIK TEORIK E E PRAKTIK PRAKTIK
Forcim i masave shtrëngues­e për drejtuesit e mjeteve që kanë humbur totalin e pikëve, të cilët detyrimish­t do të ndjekin kurs kualifikim­i për një edukim mbi sjelljet e gabuara që kanë sjellë humbjen totale të pikëve të lejedrejti­mit, pranë autoshkoll­ave të licencuara. Pas këtij kursi, kandidati i nënshtrohe­t provimit teorik për normat e sjelljes si dhe provimit praktik mbi vlerësimin e sjelljes së drejtuesit gjatë situatave me risk të lartë në qarkullim.
PROVIMI PROVIMI TEORIK TEORIK E E PRAKTIK PRAKTIK Forcim i masave shtrëngues­e për drejtuesit e mjeteve që kanë humbur totalin e pikëve, të cilët detyrimish­t do të ndjekin kurs kualifikim­i për një edukim mbi sjelljet e gabuara që kanë sjellë humbjen totale të pikëve të lejedrejti­mit, pranë autoshkoll­ave të licencuara. Pas këtij kursi, kandidati i nënshtrohe­t provimit teorik për normat e sjelljes si dhe provimit praktik mbi vlerësimin e sjelljes së drejtuesit gjatë situatave me risk të lartë në qarkullim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania