Gazeta Shqiptare

U siguronin egjiptianë­ve ftesa fiktive për t’i dërguar në BE nëpërmjet Shqipërisë arrestohet 1 person, procedohen 3 të tjerë

-

TIRANË - Në vijim të operacioni­t të koduar ‘The Invitation’, një shtetas i huaj ka rënë në pranga dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht . Sipas policisë në pranga ka rënë A.B., 49 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpuni­m. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetaset F.B.(D)., 43 vjeçe, H.D., 67 vjeçe dhe A.H.(D)., banuese në Vaqarr, Tiranë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpuni­m dhe me persona të tjerë, kryesisht në Egjipt, siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj, kryesisht nga Egjipti, për të ardhur në Shqipëri, me justifikim­in për qëllime turistike, të cilëve më pas iu siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligj­shme drejt vendeve të BE-së.

NJOFTIMI I POLICISË

Në zbatim të planit të masave për të parandalua­r dhe goditur aktiviteti­n e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimi­n e tyre në territorin shqiptar, me destinacio­n vendet e BEsë, specialist­ët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të operacioni­t policor të koduar “THE INVITATION”, bazuar dhe në informacio­net e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtari­e kriminale, duke arrestuar në flagrancë shtetasin: A.B., 49 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpuni­m. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetaset F.B.(D)., 43 vjeçe, H.D., 67 vjeçe dhe A.H.(D)., banuese në Vaqarr, Tiranë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpuni­m dhe me persona të tjerë, kryesisht në Egjipt, siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj, kryesisht nga Egjipti, për të ardhur në Shqipëri, me justifikim­in për qëllime turistike, të cilëve më pas iu siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligj­shme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së. Vijon puna për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural­e, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpuni­m.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania