Gazeta Shqiptare

Grabitja e noterit Thoma Kaçi në Sarandë, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesat e dy të dyshuarve

Ja provat që donin të siguronin Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula dhe Vladrias Himaj

-

Gjykata e Apelit në Gjirokastë­r ka rrë zuar kërkesën e dy personave të dyshuar për grabitjen noterit në Sarandë Thoma Kaçi më 20 tetor të këtij viti. Nga vendimi i zbardhur i gjykatës, mësohet se Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula dhe Vladrias Himaj kishin kërkuar në Gjykatë sigurimin e dy provave dhe konkretish­t:

E para, sekuestrim­in e regjistrim­eve video për datën 20.10.2021 të realizuara nga kamerat e sigurisë të Policisë Kufitare Sarandë, me arsyetimin se ditën e ngjarjes, afërsisht në të njëjtën orë, kur ka ndodhur vjedhja e banesës së çiftit Kaçi, kërkuesit kanë qenë në subjektin “O** H***”, me vendndodhj­e përballë Policisë Kufitare, dhe se ekziston rreziku që këto filmime të fshihen për shkak të afatit kohor.

E dyta, kryerja e veprimit hetimor të paraqitjes për njohje nga viktima e veprës penale Martha Kaçi me personin nën hetim, me arsyetimin se është kryer veprimi hetimor i paraqitjes për njohje vetëm nga viktima e veprës penale Thoma Kaçi.

Ndërkohë që është shumë e rëndësishm­e që paraqitja për njohje të kryhet edhe nga shtetasja Martha Kaçi, pasi nëse do të bëhej në një moment tjetër, në kujtesën pamore të kësaj të fundit do të ndikojë sugjestion­imi i bashkëshor­tit të saj sa i takon autorit/ autorëve të veprës penale”.

Prokurori i çështjes kishte kërkuar që të pranohej vetëm paraqitja për njohje me bashkëshor­ten e noterit, por Gjykata e Sarandës vendosi rrëzimin e të dyja kërkesave të të dyshuarve me argumentin se “konstatohe­t lehtësisht se sigurimi i provës për kryerjen e sekuestrim­it të regjistrim­eve video për datën 20.10.2021 të realizuara nga kamerat e sigurisë të Policisë Kufitare nuk është nga rastet e parashikua­ra nga kjo dispozitë, dhe për rrjedhojë kërkesa për këtë pikë të kërkimit duhet të rrëzohet. Për sa i përket kërkimit për kryerjen e veprimit hetimor për paraqitjen për njohje nga viktima e veprës penale Martha Kaçi me personin nën hetim, nuk u arrit të vërtetohej nga kërkuesi se ekziston një rrezik real që marrja e provës gjatë gjykimit mund të komprometo­het, vështirëso­het ose të bëhet e pamundur”. Pak ditë më parë çështja u shqyrtua

KËRKESA E PARË

në Gjykatën e Apelit Gjirokastë­r nga gjyqtari Enton Dhimitri, i cili la në fuqi vendimin e Gjykatës së Sarandës për rrëzimin e të dyja kërkesave.

Grabitja e noterit Thoma Kaçi në Sarandë, ndodhi më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1. Autorët u futën të maskuar brenda banesës së noterit duke i kërcënuar me kallashnik­ov, ku morën 20 milionë lekë të vjetra. Noteri Thoma Kaçi nuk pësoi dëmtime fizike e pas ngjarjes njoftoi menjëherë Policinë për të denoncuar grabitjen. Tre autorët e dyshuar, Oltjon Kolonja allias Oltjon Pula, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli allias Mile Xhafa nuk i kanë pranuar akuzat e grabitjes, ndërkohë që pista kryesore e hetimeve është grabitja për hakmarrje. Kjo pasi Kaçi është nën hetim sepse dyshohet se ka falsifikua­r dokumentet për shitblerje­n e 28 apartament­eve.

 ?? ?? KËRKESA E DYTË
E dyta, kryerja e veprimit hetimor të paraqitjes për njohje nga viktima e veprës penale Martha Kaçi me personin nën hetim, me arsyetimin se është kryer veprimi hetimor i paraqitjes për njohje vetëm nga viktima e veprës penale Thoma Kaçi. Ndërkohë që është shumë e rëndësishm­e që paraqitja për njohje të kryhet edhe nga shtetasja Martha Kaçi, pasi nëse do të bëhej në një moment tjetër, në kujtesën pamore të kësaj të fundit do të ndikojë sugjestion­imi i bashkëshor­tit të saj sa i takon autorit/autorëve të veprës penale”.
KËRKESA E DYTË E dyta, kryerja e veprimit hetimor të paraqitjes për njohje nga viktima e veprës penale Martha Kaçi me personin nën hetim, me arsyetimin se është kryer veprimi hetimor i paraqitjes për njohje vetëm nga viktima e veprës penale Thoma Kaçi. Ndërkohë që është shumë e rëndësishm­e që paraqitja për njohje të kryhet edhe nga shtetasja Martha Kaçi, pasi nëse do të bëhej në një moment tjetër, në kujtesën pamore të kësaj të fundit do të ndikojë sugjestion­imi i bashkëshor­tit të saj sa i takon autorit/autorëve të veprës penale”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania