Gazeta Shqiptare

Kontrolle në subjektet tregtare në prag të fundvitit, sekuestroh­en qindra kapsolla dhe fishekzjar­rë nga policia e Shkodrës

-

SHKODËR - Policia e Shkodrës ka kryer kontrolle në subjekte të ndryshme për parandalim­in, futjes dhe të tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknik­e. Pas këtij kontrolli bëhet me dije se janë sekuestrua­r 850 kapsolla “Zeus” dhe 198 fishekzjar­rë, nga të cilët 78 me fuqi të lartë shpërthyes­e. Uniformat blu bëjnë me dije se është proceduar penalisht pronari i dyqanit, 67vjeçari M.G., që tregtonte fishekzjar­rët dhe kapsollat. “Në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë për intensifik­imin e kontrollev­e në subjekte tregtare, me qëllim parandalim­in e tregtimit në mënyrë të kundërligj­shme të lëndëve piroteknik­e, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Shkodër kanë ushtruar kontrolle të befasishme në shumë subjekte tregtare. Si rezultat i kontrollev­e, në lagjen ‘Perash’, Shkodër, në dyqanin në pronësi të shtetasit M.G., 67 vjeç, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestrua­n fishekzjar­rë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyes­e”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Mësohet se në përfundim të veprimeve procedural­e, shtetasi M.G. u procedua penalisht për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontraband­ë’ dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet hetimore i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. Ndërkaq, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë personat që ushtrojnë aktivitet tregtar që të mos tregtojnë lëndë piroteknik­e, pasi do të përballen me ligjin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariat­in Dixhital çdo paligjshmë­ri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhersh­ëm e të paanshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania