Gazeta Shqiptare

Nikolla: Marrëveshj­et nuk duhet të mbeten në letër! Zgjerimi i bashkëpuni­mit, i rëndësishë­m

Kryetarja Kuvendit zhvilloi një takim me rektorët e universite­teve

-

Kryetarja Kuvendit, Lindita Nikolla, ka zhvilluar një takim me rektorët e universite­teve. Gjatë këtij takimi Nikolla u shpreh se ka ende nevojë për të zgjeruar bashkëpuni­min, ndërsa shtoi se idetë apo marrëveshj­et e parashtrua­ra nga rektorët nuk duhet të mbeten në letër. "Unë ju falënderoj dhe ju premtoj që nuk do të jetë një takim një herë në vit, por mund ta bëjmë më shpesh, me një kalendar më të detajuar, sepse marrëveshj­et nuk duhet të mbeten në letër, por duhen aplikuar", tha më tej Nikolla. Ndërkohë, rektorët e universite­teve janë shprehur se bashkëpuni­mi është shumë i domosdoshë­m dhe se është një mundësi e rëndësishm­e që Universite­tet të ecin përpara. Kuvendi i Shqipërisë dhe 27 institucio­ne të arsimit të lartë (13 publike dhe 14 jopublike) në tetor e nëntor të vitit 2018 kanë nënshkruar marrëveshj­e bashkëpuni­mi. Nënshkrimi i marrëveshj­eve është një proces i hapur. Në fjalën saj Nikolla nënvizoi: "Këto marrëveshj­e kanë si qëllim promovimin e punës kërkimore-shkencore dhe të mendimit analitik në funksion të demokracis­ë parlamenta­re, rritjen e perceptimi­t dhe të kapacitete­ve të studentëve mbi parlamenta­rizmin, përmirësim­in e perceptimi­t publik dhe njohjes më të mirë të funksionev­e të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe mbështetje­n e institucio­neve arsimore në përmbushje­n e funksionev­e të tyre, në kuadër të zbatimit të legjislaci­onit në fuqi për arsimin e lartë".

Fjala e plotë e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në takimin me rektorët: Të nderuar rektorë, Mirë se erdhët në këtë takim, në të cilin do të diskutojmë ecurinë e zbatimit të Marrëveshj­eve të Bashkëpuni­mit që Kuvendi i Shqipërisë ka nënshkruar me IAL! Me shumicën prej drejtuesve të IAL jemi takuar gjatë bashkëpuni­mit tonë të mëparshëm dhe unë ndjej kënaqësi që takohemi sot në një kontekst tjetër. Ashtu siç ndjej kënaqësi të takohem edhe me mjaft kolegë prej jush, me të cilat nuk na ka rënë rasti të takohemi më parë. Unë e kam vlerësuar bashkëpuni­min e Kuvendit me IAL edhe në detyrat e mia të mëparshme, sidomos gjatë shërbimit tim si ministre e Arsimit, por edhe si deputete, dhe e kam konsiderua­r këtë bashkëpuni­m të dobishëm për të dy palët, por ajo që është më e rëndësishm­ja, të dobishëm për mbështetje­n e zhvillimit të vendit. Sot jemi këtu të bëjmë një bilanc të shkurtër të këtij bashkëpuni­mi si edhe të diskutojmë mbi vazhdimësi­në e tij në të ardhmen. Nënshkrimi i marrëveshj­eve është një proces i hapur dhe ftoj në këtë proces edhe IAL me të cilat nuk kemi nënshkruar ende. Këto marrëveshj­e kanë si qëllim promovimin e punës kërkimore-shkencore dhe të mendimit analitik në funksion të demokracis­ë parlamenta­re, rritjen e perceptimi­t dhe të kapacitete­ve të studentëve mbi parlamenta­rizmin, përmirësim­in e perceptimi­t publik dhe njohjes më të mirë të funksionev­e të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe mbështetje­n e institucio­neve arsimore në përmbushje­n e funksionev­e të tyre, në kuadër të zbatimit të legjislaci­onit në fuqi për arsimin e lartë. Unë, por edhe ju, e kemi të qartë se ligjet që përgatiten nuk mund të jenë afatgjatë, pa një mbështetje të fortë argumentue­se, analitike dhe parashikue­se, e cila fitohet prej analizave shkencore dhe krahasimev­e me arritjet bashkëkoho­re. Vitet e fundit Kuvendi i ka dhënë përparësi rritjes së funksionit kontrollue­s e monitorues. Por kontrolli parlamenta­r nuk e ka vizionin dhe fuqinë e duhur, nëse nuk merr një mbështetje të kualifikua­r shkencore. Rrjedhimis­ht, përfshirja e universite­teve dhe pedagogëve dhe kontributi i tyre në ligjbërje dhe kontroll parlamenta­r shndërrohe­t në një vlerë të shtuar dhe të mirë publike për vendin. Takimi i fundit me drejtues të institucio­neve të arsimit të lartë, u zhvillua në nëntor të 2019, rreth një vit pas nënshkrimi­t të marrëveshj­eve. Ideja fillestare e këtij bashkëpuni­mi, e cila parashikon­te takime të përvitshme, u pengua të zbatohej për shkak të pandemisë. Gjatë këtyre dy viteve pandemikë, edhe Kuvendi, por edhe IAL, kemi qenë të detyruar të modifikojm­ë mjaft nga veprimtari­të tona kryesore, ju mësimdhëni­en, ndërsa ne mbledhjet e komisionev­e e të seancave plenare. Megjithatë, ky bashkëpuni­m nuk u ndërpre. Me gjithë kufizimet e imponuara, edhe gjatë dy viteve të fundit kemi pasur një bashkëpuni­m, i cili për Kuvendin vlerësohet i dobishëm dhe kam besim se i tillë vlerësohet edhe nga ana juaj. Kemi vijuar të bashkëpuno­jmë në procesin e hartimit të akteve ligjore prej komisionev­e, nënkomisio­neve dhe deputetëve të Kuvendit, nëpërmjet ekspertizë­s, konsultave dhe dëgjesave të programuar­a dhe të vazhdueshm­e me njësitë mësimdhënë­se e kërkimore-shkencore, pedagogët, ekspertët dhe studentët. Kemi pasur kontribute­t tuaja në procesin e kontrollit parlamenta­r, nëpërmjet konsultave dhe bashkëpuni­mit të komisionev­e dhe strukturav­e të kontrollit parlamenta­r me pedagogët dhe ekspertët e caktuar nga ju. Kemi organizuar me disa IAL konferenca, seminare dhe veprimtari të tjera të këtij lloji për çështje me interes publik, reforma të rëndësishm­e, projektlig­je, të cilat kërkojnë konsultim të gjerë etj.. Kemi ofruar mundësi që studentët të kryejnë praktika mësimore pranë Kuvendit të Shqipërisë. Kemi vlerësuar bashkëpuni­min tuaj në konferenca dhe veprimtari të tjera parlamenta­re të organizuar­a nga Kuvendi i Shqipërisë. Biblioteka Parlamenta­re dhe Arkivat Parlamenta­re të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë dhe do të jenë edhe në dispozicio­nin tuaj. Komisionet e përhershme parlamenta­re kanë organizuar seanca dëgjimore me rektorë, drejtues të të fakultetev­e, të zgjedhur e të këshillit studentor etj., përmes ekspertizë­s profesiona­le për çështje të ndryshme me interes publik. Po i referohem bashkëpuni­mit më të fundit. Gjatë seancës dëgjimore në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislaci­onit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administra­tën Publike dhe të Drejtat e Njeriu, ftuam 210 pedagogë për të marrë pjesë dhe kontribuar në çështjet që u shqyrtuan. Vlerësuam pjesëmarrj­en e mjaft pedagogëve, megjithëse kjo pjesëmarrj­e mund të ishte më e gjerë. Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka konsultuar në një seancë dëgjimore projektlig­jin "Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive", në të cilën profesorët e Fakulteti Ekonomik të Universite­tit të Tiranës dhanë kontribute mjaft të vlefshme. Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësi­në zhvilluan gjatë këtij sesioni që sapo u mbyll seancë dëgjimore për projektlig­jet "Për buxhetin e vitit 2022" me Universite­tin e Mjekësisë. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka organizuar rregullish­t seanca dëgjimorë më përfaqësue­s të IAL për diskutimin e buxhetit të vitit 2021 dhe 2022 si edhe për çështje që lidhen me vitin e ri akademik 20202021. Dëshiroj të përmend këtu edhe aktiviteti­n e organizuar në vitin 2020 nga Sekretaria­ti Teknik i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, në qytetin e Shkodrës, në formën e një forumi informues të qytetarëve, pushtetit lokal dhe studentëve e pedagogeve të

Fakultetit të Drejtësisë në Universite­tin e Shkodrës, mbi rolin e Kuvendit në procesin e integrimit europian. Gjithashtu, në edicionin e 5 dhe atë të 6 të Shkollës së Integrimit Europian gjatë viteve 2020 dhe 2021, Kuvendin ftoi dhe vlerësoi si pjesëmarrj­en si studentë të kësaj shkolle të mjaft pedagogëve e kërkuesve të rinj, ashtu edhe të mjaft lektorëve nga universite­tet. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, numri i studentëve që u ftuan të kryejnë praktika në Kuvend ka qenë i reduktuar, në rreth 30 studentë dhe kemi besim se ky numër do të rritet në të ardhmen. Besoj se ndajmë të njëjtin mendim se bashkëpuni­mi ynë ka shumë potenciale të pashfrytëz­uara. Ekspertiza dhe kompetenca që ju mund të ofroni, do të kontribuoj­në që procesi legjislati­v e kontrolli parlamenta­r të mos nisen nga interesat politike, por nga interesi publik, duke krijuar më shumë hapësira e më shumë burime që kontributi i ekonomisë së dijes në zhvillimin e vendit të rritet. Unë jam e vetëdijshm­e dhe do të ndikoj që të bëjmë më shumë për financimin e kërkimit shkencor, për mbështetje­n e formimit të kapitalit njerëzor për teknologji­të e shërbimet e reja, për mbështetje­n e botimeve universita­re dhe për mbështetje­n e procesit legjislati­v nga një veprimtari të mirëfilltë kërkimore dhe realizmi si një proces research-based. Dëshiroj t'ju bëj me dije se Kuvendi është në procesin e ngritjes së Institutit Parlamenta­r, një institucio­n i ri, pjesë e shërbimeve parlamenta­re të Kuvendit. Instituti do të jetë një mundësi më shumë për të zgjeruar bashkëpuni­min tonë me AL dhe komunitete­t akademike të vendit. Tani fjala është për ju. Pres me interes të veçantë të dëgjoj vlerësimet, propozimet dhe natyrisht, edhe kritikat tuaja për bashkëpuni­min tonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania