Gazeta Shqiptare

Xhavit Qesja: Arrestuan të gjithë udhëheqjen ushtarake, në krizë të thellë politike dhe ekonomike

Publikohet dosja voluminoze me siglën "Tepër sekret" që i përket ish-të dënuarit politik Përgjimet në burgun e Burrelit në ’76-ën/ "Nuk mund të mbahet populli me dhunë, këtë udhëheqësi do ta kuptojë pa tjetër"

- Nga Dashnor Kaloçi

Publikohet një dosje arkivore voluminoze e nxjerrë nga institucio­ni i Autoriteti­t për Informimin e Dosjeve të ishSigurim­it të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën "Tepër sekret" që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashis­te, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicio­n të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektont­e dhe të bënte autokritik­ë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të

Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtoh­ej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucio­ni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga "Memorie.al", ku ndodhen dokumentet e ishSigurim­it të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunë­torëve të Sigurimit me pseudonime­t e tyre, korrespode­nca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësv­e më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

MIRATOHET

"SEKRET"

SHEF I SEKSIONIT Ekzemplar i vetëm

RAMIZ HOXHA

Burrel më 10/4/1975

PLANI I MASAVE AGJENTURAL­E-OPERATIVE NË DREJTIM TË PËRPUNIMIT II/A XH. QESJA

Xhavit Qesja ndiqet nga organet tona në përpunim aktiv II/A, si element antiParti. Gjatë vuajtjes së dënimit ka treguar e vazhdojnë të tregojë aktivitete­t të theksuar armiqësor. Me qëllim që të mund të arrijmë në përpunimin e tij dhe dokumentoj­më veprimtari­në e të mendojmë të marrim edhe këto masa agjentural­e-operative: Meqenëse Xhaviti nuk punon më si përkthyes, agjenti "Beni" ta thërras në vendin e punës së tij dhe gjatë bisedave me të, t'i thotë se qemë shumë rehat me ato përkthime, por megjithëse unë u futa këtu, por më vjen keq për ty se nuk ke të ardhura, se unë një pakicë të vogël e marr, pas bisedave, futu në biseda me të me karakter provokues politik, sidomos rreth komenteve të Plenumit të 6 të P.P.Sh.

Kryen P. Op. E. Lata. deri në maj 1975.

Duke u nisur se agjentit "Beni" i është dhënë një vij sjellje për Dilaver Radëshin, pasi u takua me të shoqen, "Beni", sipas porosisë së dhënë, Beqirin, Hiton dhe

Petritin i kanë arrestuar, por se çfarë akuze i kanë bërë, gruaja nuk dinte gjë. Të kryhet deri në prill 1975. Bisedo edhe me Xhavitin. Për agjentin "Beni" të hartohet një vijë sjellje, për t'a drejtuar tek Xhaviti dhe në të njëjtën kohë të mundohemi që bisedat e tija, t'i përgjojmë me T.O., deri në muajin nëntor 1975. Të mbahet nën kontroll e gjithë korrespond­enca e tij.

Kryen P.Op. Esat Lata. Detyrë e vazhdueshm­e.

Të sigurohet dorëshkrim­i dhe certifikat­a familjare e tij dhe t'i vendosen në dosjen formulare të tij. Deri në qershor 1975, kryen P.Op. Esat Lata.

PUNËTORI OPERATIV ESAT LATA

Realizimi i detyrave Agjenti "Beni" është drejtuar tek Xhaviti, pasi kohët e fundit Xhaviti nuk para flet gjë, e cila vihet re si nga të dhënat e "Benit", si dhe nga T.O. prandaj edhe të dhënat nuk janë siguruar. "Beni" është drejtuar tek Xhaviti, pasi nuk ka ndonjë mendim për grupin puçist të Beqir Ballukut dhe nuk është siguruar asnjë e dhënë. Është kontrollua­r korrespond­enca e tij rregullish­t, por nuk ka pasur gjë me interes. Është siguruar dorëshkrim­i i tij (shih xhepin mbrapa).

E KSTRAKT, NXJERRÇ NGA DEPONIMET E HALIM XHELOS PËR XHAVIT QESEN

Nga bisedat e zhvilluara, Halim Xhelo tregoi se Xhavit Qesja është njeriu që komenton më pak, ai më shumë se çdo njeri tjetër flet me mua, e megjithatë ai nuk më ka folur. Ai për procesin e parë dhe as për të dytin, më ka thënë se është fatkeqësi që çështjen e tij nuk e ka marrë asnjë herë në dorë, udhëheqësi kryesor i Partisë (për të cilin ka shumë simpati dhe respekt), ndërsa për të tjerët, nuk ka respekt. 10/6/1975

PUNËTORI OPERATIV ESAT LATA Raport-informacio­n i punëtorit operativ të Sigurimit të Shtetit, Esat Lata, me të dhënat e bashkëpunë­torit të Sigurimit me pseudonimi­n "Beni", lidhur me përgjimet dhe survejimin e të dënuarit Xhavit Qesja, në burgun e Burrelit.

DHËNË agjenti "BENI" Marrë P.Op. Esat Lata Burrel më 28/10/1975 Nr.199

RAPORT

Ai raporton se më datën 15/10/1975, në ajrimin e mëngjesit, ai po shëtiste në oborr me Xhavit Qesen dhe ra fjala për lajmet e fundit që solli Fehmi Frashëri. Lidhur me Beqir Ballukun dhe me grupin e gjeneralëv­e të arrestuar, Xhaviti u shpreh kështu: Fakti që këto u detyruan t'i arrestojnë të gjithë udhëheqjen ushtarake, shumica gjeneralç e kolonelç dhe një pjesë "Heronj të popullit", tregon se udhëheqja ndodhet në vështirësi dhe krizë të thellë politike dhe ekonomike, si brenda ashtu edhe jashtë. Nuk e kanë pasur të lehtë të godasin të gjithë kuadrot që

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania