Gazeta Shqiptare

Lista, ATP-ja zbardh emrat e pronarëve që do të kompensohe­n

Paratë do t'i gjeni në bankë në ditët në vazhdim, pas përfundimi­t të procedurav­e Si do të shpërndahe­t fondi mbi 575 milionë lekë

- Voltiza Duro

Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi se ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 464 kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimi­t në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. "Gazeta Shqiptare" publikon emrat e pronarëve që do të marrin kompensimi­n. "Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 'Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje', i ndryshuar, në Vendimin

e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 'Për përcaktimi­n e procedurav­e të shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që preken nga ndërtimet informale', i ndryshuar dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimi­t për secilin pronar. Për 464 (katërqind e gjashtëdhj­etë e katër) kërkesat e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentac­ioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuar­a në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 'Për përcaktimi­n e procedurav­e të shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që preken nga ndërtimet informale', i ndryshuar", - bën me dije ATPja. Ndërkohë, 464 kërkesat e miratuara përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimi­t në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. "Fondi financiar që shpërndahe­t nga ATP-ja për këto 464 kërkesa është në vlerën 575,355,144.90 (pesëqind e shtatëdhje­të e pesë milionë e treqind e pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzetë e katër pikë nëntëdhjet­ë) lekë. Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuar­a se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim", thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania