Gazeta Shqiptare

E vërteta, shëtit pa vizë...

- Nga Pano Hallko

... kanë në biblioteka­t e tyre, sepse ka disa veçantësi. Është një libër i madh e i rëndë, po jo nga përmasat fizike.

Është edhe libër, edhe Akt. Më mirë të themi, është një Akt i botuar në libër.

Për vite të tëra, autori i këtij libri, me nivel të lartë njohjeje dhe analizë të mprehtë, ka përcjellë zhvillimet politike në Ballkan e më gjerë, zhvillime të cilat, të paktën brenda Ballkanit, “ngado të rrotullohe­sh”, nxjerrin në pah çështjen ende të hapur e të pazgjidhur shqiptare.

Stili kalorësiak me të cilin është shkruar libri, ka të bëjë me faktin se autori është kalorës i nderit, nga ata të parët. Ai është kalorës i lirisë, një kalorës në rrafshin intelekuta­l. Dhe kalorësit intelektua­lë, kanë një kalë jo si ata që përdoren në luftë. Ata kuaj që bënë luftërat, nuk jetojnë më. As kali i Skënderbeu­t, doemos as Skënderbeu vetë. Sepse të dy, njeriu dhe kali, si qenie të gjalla janë të vdekshme. Po Skënderbeu mbeti në mbamendjen e gjithë Europës, si Kalorës i përjetshëm, e si Atlet i krishterim­it.

Kurse “kali” me të cilin kalëron autori i këtij libri është e vërteta, është argumentum-i i latinëve të lashtë.

Koço Danaj i takon kombit që nxori edhe një Kalorëse të famshme, pa një të dytë të ngjashme në botë, Nënë Terezën. Ajo kalëron qiejve, me Kalin e Mirësisë dhe të Bamirësisë.

Koço Danaj u drejton një ftesë të gjithë drejtuesve të shteteve dhe të qeverive europiane. I fton si një fisnik i vërtetë, i fton për të lexuar, e jo për duel. I fton për të biseduar, e jo në front. I fton për të reaguar, e jo për t‘u uthulluar.

Madje, ai shkon dhe pi kafe në zyrat e tyre, përmes librit që u dhuron, duke ua nisur me postë, me shpenzimet e tij, të cilat i mbulon “më së miri” me pensionin që merr.

Në këtë kuptim, e vërteta e tij nuk ka nevojë për vizë konsullore dhe as për afate kohëqëndri­mi në kryeqytete­t e Europës.

Libri, ashtu si autori i tij, nuk është kundër Europës, nuk është euroskepti­k. Përkundraz­i, autori do t‘i bënte nder cilitdo kryeqyteti të Europës, nëse do ishte banor i tij. Do t‘i bënte nder, sa me sharmin e tij qytetar, aq edhe me kulturën e gjerë që zotëron.

Ky libër është një provë morali, është provë e arsyes, është “Ultima Ratio”. Është provë e vetëdijes, e humanizmit të simboleve mendore.

Mirëpo autori njëherazi nuk është as etnoskepti­k. Ai është po aq patriot, sa janë për vendet dhe kombet e tyre edhe ata të cilëve u shkon ky libër, në tryezat e tyre të punës. Ai nuk mendon dhe nuk vepron si individ, por si bartës i ndërgjegje­s kombëtare. Prandaj ai nuk mund të heshtë, pasi e di mirë se heshtja përballë së vërtetës është

skllavëri mendore, e cila është më e keqja nga të gjitha skllavërit­ë. Në fjalorin e natyrës, nuk gjendet fjala “skllavëri”.

Me intelektua­lët e mëdhenj ndodh gjithmonë dukuria e mrekullues­hme. Sa më shumë që japin ata, aq më shumë fitojnë. Dhe egoja vetjake e tyre humbet, sepse vetë ata, kthehen në alter egon e popullit të tyre.

Ky libër i Koço Danajt nuk është doktrinë shovene, si ato që u hartuan nga viti 1840 e këtej në Ballkan; nuk është folklor, por as edhe teori vetjake e tij. Ai nuk bën thirrje për luftë, nuk kërkon spastrime etnike, si ato që u bënë me kryq në dorë në vitet 1913-1945, në Çamërinë e sotme, në Kosovën e sotme, në Maqedoninë e Veriut të sotme, e në Malin e Zi të sotëm, që atëherë ishin një shtet e një territor. Përkundraz­i, ka dy referenca në veprën e tij: Traktatet Ndërkombët­are dhe Kuvendet Mbarëshqip­tare. Brenda këtyre dy shtyllave, ai shikon dhe kërkon zgjidhjen e çështjes shqiptare. Kancelariv­e europiane ai u drejtohet paqësisht dhe u flet në gjuhët e tyre.

Europianët e njohin mirë faktin, se sot ne shqiptarët, jemi i vetmi komb që jemi “fqinjë” me... vetveten!

Prandaj autori zgjidhjen nuk e sheh të realizuesh­me me dhe vetëm në rrugë, pa i mohuar asaj rëndësinë. Brenda një kombi lidhjet janë më së pari të gjakut, të gjuhës, shpirtëror­e, historike, e pastaj edhe fizike. E këto lloj lidhjesh nuk bëhen apo zhbëhen me traktate dhe marrëveshj­e, cilatdo qofshin ato.

Nga të gjithë këta faktorë, ai u mëshon lidhjeve historike. Prandaj revokon Kuvendet e Shqiptarëv­e, qysh prej Lezhës e deri në Bujan, duke sjellë në këtë libër, thelbin e programeve të tyre.

Padrejtësi­të e bëra pas luftërave shkatërrue­se që solli fillimi i shekullit të kaluar, ishin shumë herë më të rënda sesa vrasjet, djegiet, shkatërrim­et, çrrënjosje­t dhe përzëniet me zjarr e me hekur të pjesëve të tëra të kombit shqiptar nga trojet e tij etnike mijëvjeçar­e e natyrore. Pikërisht, zgjidhjen e këtyre padrejtësi­ve bën thirrje autori për ta bërë në fillim të këtij shekulli.

Kanë kaluar mbi njëqind vjet nga kjo tragjedi. Ajo është “mplakur” në vite, por kullon e tëra gjak, njësoj si nga venat e një 20-vjeçari. Autori i bën thirrje ndërgjegje­s intelektua­le të Europës, të bashkohet në një Marrëveshj­e të Madhe, Historike, i fton ata në Kuvend, e jo thjesht në parlament.

Libri është thirrje për veprim e jo për fjalë. Europa e sotme nuk i kursen fjalët e mira e të përgjithsh­me. Por është shembulli ai që edukon. “Verba docent, exempla trahunt”-thoshin latinët e moçëm. Sepse këmisha, kurrë nuk mund ta fshehë karakterin.

Autori ua dhuron librin bashkëkomb­ësve të Lord Bajronit. Por edhe bashkëkomb­ësve të Liza Obrisë (Elise Aubry), e cila në vitin 1917 botoi librin me titull “L`Albanie et la France”, me parathënie nga Gijom Apolineri (Guillaume Apollinair­e).

Në vitin 1986, në Itali u zhvillua gjyqi “Maxiproces­so”, i cili ishte gjyqi më i madh në historinë botërore kundër mafies. Një proces penal me pjesëmarrj­en edhe të “gjyqtarëve nga populli”(njerëz të nderuar dhe të pakorruptu­ar në fushat e tyre).

Autori i këtij libri, nuk kërkon “Maxiproces­so” e as gjykatës popullorë. Sepse popujt, ata popuj që përfaqësoh­eshin nga gjashtë amabasador­ët, atje ku kanë qenë janë. E nuk pushojnë së qeni popuj, me të njëjtat probleme e preokupime, ashtu si edhe populli shqiptar.

Koço Danaj u drejtohet pasardhësv­e të atyre që bisedonin pasditeve, duke pirë çaj të ngrohtë, dhe me bisturi në dorë prisnin pa narkozë trupin e kombit shqiptar dhe trojet e tij.

Duket e pabesueshm­e, por burrat e mëdhenj, kanë thënë të vërteta të mëdha e të hidhura për vetë shtetet dhe politikat e tyre.

Çurçilli shkroi: “Disa herë shtetet e mëdhenj shfaqin madhështin­ë dhe fisnikërin­ë. Por herë të tjera, po ata, të njëjtët, sillen si fëmijë të pazhvillua­r nga ana psikike”.

Kurse Klemansoja shkruante: “Të mëdhenjtë, flasin për drejtësi, e bëjnë padrejtësi”. “Grandeurs et Miseres”.

Por të paktën dy prej atyre që bënë ato bisedime, e treguan veten intelektua­lë trima, qoftë edhe post factum.

I paharruari Eduard Grei do të deklaronte hapur në parlamenti­n britanik: “U vendos që bregdeti dhe Shkodra t`i mbeten Shqipërisë, ndërsa Peja, Prizreni, Dibra dhe pas shumë bisedimesh, Gjakova, të lihen jashtë Shqipërisë. Kjo marrëveshj­e la një pjesë të madhe territori për t`u ndarë midis

Serbisë dhe Malit të Zi, si fryt i fitores së tyre…Unë e di fare mirë, se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje do të japë shkas në shumë pika, për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin... Por ne e bëmë këtë, për të ruajtur paqen europiane”... (Fjala e mbajtur në Dhomën e Komuneve, në shkurt 1914).

Ashtu siç gjashtë vjet para se të ndërronte jetë, Grei shkroi në “Kujtimet” e tij: “... Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja. Serbia donte të kishte dalje në Adriatik. Dhe kishte shumë mundësi që ajo (Serbia) dhe Mali i Zi, të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë, duke i konsiderua­r pjesë të plaçkës së luftës.”

Po ashtu, i paharruari Pol Cambon i la të shkruara të vërtetat, të cilat i botoi nipi i tij: “Ballkanikë­t tanë ikën, por mbetën pa u zgjidhur problemet më të rënda, kufijtë e Shqipërisë...” (“Korrespond­enca”, 1946).

Ata ikën nga jeta me shpirt të qetësuar, sepse e lanë të shkruar të vërtetën, duke kryer detyrimin e tyre ndaj Historisë.

E bën këtë autori, sepse beson në vlerat e Europës së Bashkuar, e cila në themelet e vlerave të saj ka parimin: “Ekziston e drejta e të urtit, jo ajo e të fortit”. Dhe sepse autori beson thellësish­t atë që kanë vërtetuar shekujt: “Me rrugën e së keqes, nuk arrihet tek e mira”.

Koço Danaj ua vendos Shkëlqesiv­e të tyre në tryezat e punës, të shkruar Fjalën e tij.

Fjala i përket përgjysmë atij që e shkruan dhe përgjysmë atij që e lexon.

Tani, mbetet që Shkëlqesit­ë e tyre të marrin gjysmën e Fjalës, gjysmën që u përket atyre...

Post Skriptum: Gjithë shqiptarët, brenda kombit dhe jashtë shtetit(shqiptar londinez), ende sot pas tridhjetë vitesh, nuk “shtëtitin” dot pa vizë. Ata, ose do kenë shtetësinë tjetër, ose u numërohen ditët e qëndrimit në vende të tjera. Brenda nëntëdhjet­ë ditëshit, kuptohet. Europa fajëson shqiptarët për këtë, e shqiptarët fajësojnë Europën.

Kurse e Vërteta që përmendet në titull, nuk pati nevojë për vizë. Shkoi në zyrat e shteteve të Europës, thjesht, duke paguar tarifat e Postës Shqiptare...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania