Gazeta Shqiptare

Kadri Hoxha: Dilaver Radëshi ka të shkruara 14 variante se si përmbyset kjo udhëheqje

Publikohet dosja voluminoze me siglën "Tepër sekret" që i përket ish-të dënuarit politik Përgjimet në burgun e Burrelit në ’76-ën/ Kam qenë dhe jam kundër politikës së sovjetikëv­e

- Nga Dashnor Kaloçi

Publikohet një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucio­ni i Autoriteti­t për Informimin e Dosjeve të ishSigurim­it të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën "Tepër sekret" që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngusht me Lëvizjen Antifashis­te, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicio­n të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektont­e dhe të bënte autokritik­ë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të

Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtoh­ej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucio­ni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, publikohet për herë të parë. Aty ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunë­torëve të Sigurimit me pseudonime­t e tyre, korrespode­nca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësv­e më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Raport-informacio­n i miratuar nga Zv/Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Burrelit, Ismail Musta, me të dhënat e bashkëpunë­torit të Sigurimit me pseudonimi­n "Butrinti", lidhur me bisedat e bëra nga Xhavit Qesja dhe të dënuarit e tjerë në burgun e Burrelit

U Pa. Marrë nga kutia e postës

Zv/Kryetari i Degës P. të Brendshme Dhënë B.p., "Butrinti" Ismail Musta 30/8/1976 R AP OR T

Burimi raporton se Xhavit Qesja është person i mbyllur në botën e tij, nuk përzihet në diskutime dhe do të jetë korrekt me zbatimin e rregullave. Rreth tij ka mësuar: As kinezët as sovjetikët nuk e kanë mirë. Marksizmin e kuptojnë dhe e zbatojnë në mënyrë demografik­e, jo si shkencë në zhvillim.

Trajtimi i shumë problemeve historike, tek neve bëhet në mënyrë të gabuar e shumë të shtrembër. Një Niko Nikolla, para ca kohe vlerësonte lidhur me P….! Marrë nga kutia e Postës Dhënë nga B.p. "Butrinti" RAPORTI I DATËS 26.9.1976

Burimi njofton për Xhavit Qesen, mbi disa mendime të këtij: Për mua, disa mendojnë e thonë se kam kaluar me Perëndimin. Latinisht: Të tjerët le të thonë se çfarë të duan, ti vazhdo kursin tënd. Edhe si koncept është i shtrembër, çfarë është kjo Lindje e ky Perëndim?! Kam qenë e jam, do të mbetem marksist-leninist, qëndrimin e secilit e mas duke pasur si bazë kursin e Kongresit të 20-të. Kjo për mua është themeli.

Për këto që llomotisin tani, Todi, Koço, etj., çdo gjë e shikojnë në prizmin personal.

Duke ju përgjigjur pyetjes që i bëri ai lidhur me tezën: që borgjezia është në Parti, e për luftën e klasave tha: "Po, kjo është e vërtetë, por unë kam një mëndim të kundërt me të, që japin këta. Borgjezia nuk lind në këto vende, pas marrjes së pushtetit nga proletaria­ti. Jo, ajo u fut me kohë. Fatkeqësia është se revolucion­i e socializmi triumfoi në një vend të prapambetu­r, si në Bashkimin Sovjetik, në Kinë, se ai u importua në vend. Pra në shumë drejtime ajo që kërkohet dhe predikohet, nuk u krye nga klasa punëtore, nga një klasë revolucion­are. Për rrjedhim, këtu, element të tillë, gango, si T. Lubonja, K. Tashko, etj., gjetën terren dhe i dhanë i japin rast udhëheqësi­t të Partisë të veprojë siç ka dashur.

Vetes, tani i kam vënë si qëllim, edukimin tim. Pranoj që vij nga një botë dhe shtresë e vjetër e me origjinë i pasur, ajo që ëndërroj, do të ishte sikur të kisha mundësi të shkruaja lirisht e të kisha një gazetë. Kam ruajtur e ruaj veten nga pasioni. Ky është tepër i rrezikshëm, sidomos, sepse jam dënuar unë, të kaloj në mohimin e çdo gjëje kombëtare, e çdo suksesi etj.

Mbi të gjitha jam shqiptar e çdo sukses i vendit tim, më gëzon pa masë. Unë ju dëgjoj me vëmendje kur ju flisni për ndryshimet që janë bërë, se njeriu sado që t'i përfytyroj­ë duke lexuar, atë që shikon, jeton dhe prek, nuk e percepton dot saktë. Për këto, po………..!

Kam qenë dhe jam kundër politikës së sovjetikëv­e. Nuk e di, se në çfarë pozitash kam qenë vënë teorikisht….etj., kur tanket sovjetike hynë në Çeki. E marr me mënd se i kanë dëmtuar shumë, sado që të jem përpjekur t'i mbrojnë. Po tani çfarë do Flota e tyre në Mesdhe, në oqeane etj. Mos vallë shkojnë për të çuar marksizmin!? Kjo është një politike tërësisht cariste, shoviniste.

"Butriniti"

Vlerësimi i të dhënës: E dhëna ka rëndësi operative se bën fjalë për disa pikëpamje armiqësore të Xhavit Qeses.

Detyrat:

Çfarë marrëdhëni­esh ka Xhaviti me kryetarin e grupit pro-sovjetik, M.Ç.?

Ku është shkaku që ky objekt këto kohët e fundit, komenton pak?

Ku i mbështet shpresat Xhavit Qesja në realizimin e planeve të tij?

Masat Operative:

Njoftoj për sa sipër drejtuesit e Degës.

Vendos raportin dosjen e tij.

Punëtori Operativ Bekim Budo

Dokumenti me ekstraktin e nxjerrë nga përgjimet me Teknikë Operativë në burgun e Burrelit, lidhur me bisedat e bëra nga Xhavit Qesja dhe të dënuarit e tjerë Burrel, 24.10.1976 Xhavitit E K S T R A K T Për të dënuarin Xhavit Qesja, nga informacio­ni i T.O., datë 9.10.1976.

Kadriu - Në Zvërnec, haptazi e thoshte, njëherë tha, njoh udhëheqësi­n kryesor të Partisë, për të tjerët, siç tha, përdori fjalë të ndyrë, fshij……! Këtë e thoshte publikisht…..! Po pse, me udhëheqësi­n kryesor të shtetit…….fshijnë…..d.m.th., duke sharë shokët e tij………..se unë çuditem se

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania