Gazeta Shqiptare

Nisma e re, Rama: T’i lëmë pas llogoret e sherrit politik

Këshillimi popullor, pyetjet për shqiptarët nga integrimi, legalizimi i kanabisit te dënimet “Gjyqtarët që japin vendime të paligjshme duhen pezulluar”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama prezantoi dje nismën e re të qeverisë për këshillimi­n kombëtar për Shqipërinë. Në prag të një viti të ri, qeveria vendosi të hapë procesin gjithëpërf­shirës të këshillimi­t kombëtar për Shqipërinë. Me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari në Shqipëri apo në botë, kryeminist­ri Edi Rama njoftoi se do të zhvillohet një kuvendim popullor, ku kërkohet mendimi i qytetarëve mbi çështje me rëndësi strategjik­e për vendin, ekonominë, shoqërinë. Sipas kryeminist­rit, me këtë nismë është koha që të lihen pas llogoret e kaluara të politikës dhe për të menduar për gjërat që i bashkojnë shqiptarët. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij para gazetarëve tha se qytetarët brenda dhe jashtë vendit do të pyeten për mendimin e tyre për disa çështje shumë të rëndësishm­e me rëndësi strategjik­e për vendin, ekonominë dhe shoqërinë tonë. Por cilat janë çështjet që renditi kryeminist­ri Rama. “Me besimin se ne shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara nëse e dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin, pa u ndarë në llogoret e vjetra politike, që nxisin përçarjen kundër interesit të familjeve shqiptare. Në prag të një viti të ri, mundësish të reja, vjen edhe kjo nismë e re e qeverisë për këshillimi­n kombëtar për Shqipërinë. Ne me një pyetësor që do t’ua vëmë në dispozicio­n të gjithë shqiptarëv­e brenda apo jashtë vendit, do t’i japim jetë një kuvendimi popullor, ku do të thithim mendimin e tyre për çështje me rëndësi strategjik­e për vendin tonë. Është më shumë se asnjëherë më parë koha për t’i lënë pas llogoret e sherrit politik dhe për të menduar për gjërat që na bashkojnë përtej shumë gjërave që na ndajnë për të hedhur hapa të mëtejshme, duke u këshilluar për vendime që kanë impakte për marrëdhëni­et e Shqipërisë me jashtë, në ekonominë e shtëpisë sonë dhe në përpjekjen jetike të kësaj shtëpie për të thelluar arritjet dhe adresuar plagët e padrejtësi­së në funksion të luftës në drejtësi”, - tha Rama.

DREJTËSIA

Shqiptarët do të duhet të përgjigjen nëse janë dakord me vendosjen e një ashpërsimi ekstrem të dënimeve për autorët përsëritës të krimeve kundër personit. Këtë e bëri me dije kryeminist­ri Edi Rama teksa prezantoi nismën e këshillimi­t kombëtar për Shqipërinë, ku do të ketë një kuvendim popullor mbi çështje me rëndësi strategjik­e për vendin. “Duke pasur parasysh se një pjesë e opinionit kërkon ashpërsim ekstrem në dënimin e autorëve përsëritës të krimeve kundër personit, por në të njëjtën kohë kjo përbën edhe një sfidë në raport me standarde të caktuara apo gjithë procesin tonë, që është i lidhur me botën ku jetojmë ne duam nga qytetarët opinionin e tyre”, tha Rama. Kujtojmë që krimi i rëndë që tronditi Fierin disa javë më parë, ku 8-vjeçari Mateo Vasiu u vra nga fqinji i tij, person me precedentë penalë, ndezi debatin për rikthimin e dënimit me vdekje. Familjarët e të miturit madje kanë dorëzuar edhe një peticion, ku kërkojnë dënimin me vdekje të autorit që vrau 8 vjeçarin. Kryeminist­ri Edi Rama apeloi se të gjithë ata prokurorë dhe gjykatës që nuk e kanë kaluar vetingun, duhet të pezullohen në vend. Kreu i qeverisë u shpreh se ka ende gjyqtarë që marrin vendime të kundërligj­shme vetëm pak para se të shkarkohen nga vetingu. Ai solli rastin e një gjyqtareje që ka penguar punën për ndërtimin e qendrës së fëmijëve, duke kërkuar që ajo të thirret nga SPAK. “Ne mendojmë që gjyqtarë dhe prokurorë që nuk e kanë kaluar vetingun, që marrin vendime haptazi kundër ligjit, duhet të pezullohen në vend. Kemi pasur disa raste flagrante në kohë, që nga rastet e rishikimit të dënimeve të monstrave që kanë tronditur Shqipërinë deri tek ata që kanë tjetërsuar pronat. Po ju jap një rast sot për ilustrim. Angazhohet qeveria e Shqipërisë për të ndërtuar Qendrën Kombëtare të Fëmijëve, me një teatër kukullash, përcaktojm­ë vendin këtu tek ish-Garda, marrim të dhënat e pronës, prona është e jonë, e shtetit. Bëjmë projekt, japim financimin dhe çfarë ndodh? Në momentin që jemi gatim, na del që një gjykatëse ka bërë sigurim padie për një subjekt provat që i ka humbur të gjitha gjyqet me pretendimi­n se kjo pronë është e tija. Kjo gjykatëse e jep këtë vendim një javë para se të largohet nga vetingu. Këtu janë dy komponentë. E para, kjo gjykatëse duhet të thërritet nga SPAK-u sot, siç duhet të thirren të gjithë ata që nuk e kanë kaluar vetingun. Këta njerëz dufohet të shkojnë para gjyqit, sepse kanë grabitur njerëzit. Ka të tjerë akoma që bëjnë akte të tilla. A duhet që ne ta shtyjmë nismën që këta të pezullohen automatiki­sht kur marrin vendime të tilla”, - tha Edi Rama.

 ?? ?? ANËTARËSIM­I
Edi Rama u shpreh se këshillimi kombëtar do ta nisë punën me çështjen e “Open Balkan” dhe ndarjen e Shqipërisë nga MV për integrimin në BE-së. Sipas kreut të ekzekutivi­t, qytetarët do të pyeten në lidhje me qëndrimin e tyre që kanë mbi këto dy çështje. “Anëtarësim­i i Shqipërisë në BE është i lidhur drejtpërdr­ejt nga një shtet, siç është vetoja që i ka vendosur Bullgaria MV. Ka njerëz që thonë se vendi ynë duhet të ndahet nga MV, ka të tjerë që mendojnë se në duhet të presim në funksion të ruajtjes së këtij konfuzioni në rajon. Ne do të pyesim qytetarët”, – tha Rama.
ANËTARËSIM­I Edi Rama u shpreh se këshillimi kombëtar do ta nisë punën me çështjen e “Open Balkan” dhe ndarjen e Shqipërisë nga MV për integrimin në BE-së. Sipas kreut të ekzekutivi­t, qytetarët do të pyeten në lidhje me qëndrimin e tyre që kanë mbi këto dy çështje. “Anëtarësim­i i Shqipërisë në BE është i lidhur drejtpërdr­ejt nga një shtet, siç është vetoja që i ka vendosur Bullgaria MV. Ka njerëz që thonë se vendi ynë duhet të ndahet nga MV, ka të tjerë që mendojnë se në duhet të presim në funksion të ruajtjes së këtij konfuzioni në rajon. Ne do të pyesim qytetarët”, – tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania