Gazeta Shqiptare

Marrja me dhunë e PD-së më 5 janar? Topi: S’do të ndodhë, Berisha i di pasojat e veprimit

-

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Pikat mbi I” në “News 24”, bëri një parashikim të ngjarjeve që pritet të ndodhin në PD më 5 janar. Datë kjo, kur është edhe fundi i ultimatumi­t të vendosur prej Komisionit të Rithemelim­it ndaj Bashës, për të pranuar vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit. Ish-presidenti u shpreh se çështja është në gjykatë dhe do të zgjidhet juridikish­t. Sipas tij, nuk do të ketë një sulm të mundshëm ndaj selisë së PD-së për ta marrë atë, pasi eksperienc­a e bën Sali Berishën të kuptojë mirë se cilat janë pasojat e një veprimi të tillë. “Nuk ndihet i qetë, pasi në rastin më të mirë të mundshëm, nëse gjërat shkojnë siç do Basha, ai duhet të dalë në terren dhe pastaj se në ç’gjendje do të jenë strukturat, kjo është një pikëpyetje e madhe. Strukturat kanë një përplasje dhe një tifozllëk, jo jam me këtë, jo jam me atë dhe besoj se këtu do të fillojë problemi i vërtetë për Bashën, nëse do të konfirmohe­t juridikish­t. Lidhur me trishtimin, unë kam vite që jam i trishtuar, pasi duke njohur formatin, e kam parë çështjen në substancë dhe jo në aparencë. Unë mendoj që nuk do të ndodhë një sulm, pasi i pari që i përgatit për sulm, nga pikëpamja jo logjistike, po e shpirtit të aksionit, është ai që në një moment të caktuar do të jetë i pari që do të llogarit konseguenc­at e një sulmi të tillë. Atij nuk i mungon eksperienc­a për një gjë të tillë. Sepse këtu sikurse njihet në të gjitha shpërthime­t e kësaj natyre, e vetmja arsye që ka ngelur për të dalë në sipërfaqe është shkaku i luftës, Casus Beli është procesi juridik që mund të lindë në një rast të tillë. Unë nuk besoj se gjërat do të shkojnë në pikën dramatike të përplasjes”, - tha Topi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania