Gazeta Shqiptare

“Jep llogari për pagat”, Rama replikon me qytetarët: I ka privati

Qytetari, kritika kryeminist­rit: Parazitët po marrin rroga kot në kurrizin tonë “Lërini budallallë­qet! S’kemi çfarë neutralizo­jmë hiç”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama ka marrë kri tika nga qytetarët të ndryshëm në rrjetet sociale për skandalin e publikimit të pagave. Disa qytetarë në komente, i kanë kërkuar kreut të qeverisë Edi Rama që të japë sqarime mbi skandalin e publikimit të listës së pagave dhe të dhënave personale. Teksa shpërndau dy ditë më parë lajmin se certifikat­a e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimi­sht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia, duke eliminuar 60 mijë kontrolle fizike të automjetev­e në vit dhe miliona para e pritje qytetarëve, Rama u përball me komente për daljen e të dhënave personale, një prej tyre edhe targave të automjetev­e. Ndonëse nuk jep shumë informacio­n, Rama iu kërkon komentuesv­e të qetësohen dhe të mendojnë. Njëri prej ndjekësve e quan me ironi Ramën “komandant”, ndërsa kryeminist­ri i kthehet duke i thënë se “logjika çalon, duhet forcuar me rilexim”. Një tjetër qytetar shprehet: “Shyqyr që po bën ti oponencë me pozitën se ata të opozitës kanë hallin e kasolles së vet se kush do ta bëjë komandën për 2022”-shin. Kreu i qeverisë i përgjigjet: “Jo i dashur, ky lajm është rezultat i punës së bërë, s’kemi çfarë neutralizo­jmë hiç dhe dy gjëra s’kanë lidhje me njëratjetr­ën, ndërsa për efektin e këtij lajmi pyet ata që shpëtojnë nga ky hall”. Në një tjetër replikë Rama “thumbon” Bashën duke i kujtuar një qytetari se “7×7 nuk bëjnë 42”. Ndërkaq, një qytetar thotë se “parazitët po marrin rroga kot në kurrizin tonë”, duke iu referuar skandalit të pagave, ndërsa Rama i përgjigjet duke thënë se nuk e kupton lidhjen, pasi rrogat janë të sektorit privat. “Nuk e kuptova lidhjen, sepse rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat, ndërsa shërbimet janë të shtetit”, - theksoi z.Rama. Një komentues tjetër shprehet: “Lëri budallallë­qet po jep llogari për atë që u ke bërë shqiptarëv­e me të dhënat personale. Mburresh me një darkë miu për të hequr vëmendjen nga ngjarja”. Kurse Edi Rama i përgjigjet: “Qetësohu dhe mendohu, sepse është shumë kuptimplot­ë kjo histori”. Edhe dy ditë më parë Edi Rama zgjodhi të replikojë me komentuesi­t për çështjen e publikimit të pagave. Një prej tyre e pyet kryeminist­rin se “përse duhen tërë ata parazitët të marrin rrogat kot në kurrizin tonë?”. Edi Rama i përgjigjet duke i thënë “rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat ndërsa shërbimet janë të shtetit”. Kryeminist­ri nuk kursye as ironitë me kryedemokr­atin Lulzim Basha. Një tjetër komentues ka reaguar për postimin e Ramës, i cili thotë se “si i kursen ti qytetarëve me 30 mijë orë pritje në vit, kur viti ka 8760 orë”. Kreu i qeverisë i është kthyer me komentin “të gjitha orët bashkë flori”, jo të një individi, se kështu matet ky hall përderisa 7X7 nuk bëjnë 42".

 ?? ?? LISTAT
Një pjesë e qytetarëve i kërkuan llogari Edi Ramës dhe të japë shpjegime për skandalin daljes së listave me të dhënat personale, pagat dhe jo vetëm, përfshirë edhe targat e makinave. Një qytetar, referuar listave që dolën dhe rrogave shumë të mëdha të një pjese të vogël pyet kryeminist­rin “përse duhen tërë ata parazitët të marrin rrogat kot në kurrizin tonë?”. Edi Rama i përgjigjet duke i thënë “rrogat, për të cilat flet, janë të sektorit privat, ndërsa shërbimet janë të shtetit”.
LISTAT Një pjesë e qytetarëve i kërkuan llogari Edi Ramës dhe të japë shpjegime për skandalin daljes së listave me të dhënat personale, pagat dhe jo vetëm, përfshirë edhe targat e makinave. Një qytetar, referuar listave që dolën dhe rrogave shumë të mëdha të një pjese të vogël pyet kryeminist­rin “përse duhen tërë ata parazitët të marrin rrogat kot në kurrizin tonë?”. Edi Rama i përgjigjet duke i thënë “rrogat, për të cilat flet, janë të sektorit privat, ndërsa shërbimet janë të shtetit”.
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania