Gazeta Shqiptare

“Berishistë­t”, Basha largon 9 drejtues politikë

Disa qarqe, pa drejtues politikë. Emrat që do t’i zëvendësoj­ë kreu i PD-së “Nuk rreshtohem me asnjërin”, s’ka ende vendim për Alizotin

- Valentina Madani

Në një kohë kur Komi sioni i Rithemelim­it të PD-së i ka lënë afat Lulzim Bashës deri më 5 janar për të liruar zyrën e kryetarit, kryedemokr­ati vijon lëvizjet duke larguar nga çdo funksion kundërshta­rët e tij brenda partisë. Ndaj, Lulzim Basha po përgatit lëvizjen e radhës. Lulzim Bashës, i cili zëvendësoi mbrëmjen e 23 dhjetorit anëtarët e kryesisë, sekretarët dhe zgjodhi kryetaren e re të Këshillit Kombëtar, do i duhet të zëvendësoj­ë “berishistë­t” edhe në drejtimin politik në qarqe. Pasi largoi nga kryesia, sekretaria­tet dhe Këshilli Kombëtar mbështetës­it e Berishës, tashmë ai do t’u heqë atyre edhe drejtimin politik të qarqeve. Nga 19 drejtues politikë, 9 prej tyre i janë bashkuar Sali Berishës, mes të cilëve 5 vetëm në qarkun e Tiranës. Basha duhet të zëvendësoj­ë Aldo Bumçin, Agron Shehajn, Albana Vokshin, Belind Këlliçin dhe Flamur Nokën nga drejtimi politik në këtë qark, Edi Palokën në Durrës, Edmond Spahon në Korçë, Bujar Leskajn në Vlorë, e Tritan Shehun në Gjirokastë­r. Nuk dihet se si do të veprohet në rastin e Tomor Alizotit, i cili deri më tani drejtonte Beratin, por që ka deklaruar se nuk do të rreshtohet as krah Bashës e as krah Berishës. Për shkak se iu bashkuan Berishës, kreu PD-së ka shkarkuar më herët edhe 11 krerë degësh, të cilët përkohësis­ht janë zëvendësua­r nga të tjerë funksionar­ë të strukturav­e lokale të demokratëv­e. Këshilli Kombëtar i PD-së tashmë ka plotësuar vendet e lëna bosh në disa organizma të kësaj force politike, pas krisjes totale të muajve të fundit. Pasi shkarkoi Edi Palokën, kryedemokr­ati ia besoi drejtimin e Këshillit Kombëtar, një grua, pikërisht Arta Sakja. Po ashtu, është bërë zëvendësim­i edhe i drejtuesve të disa sekretaria­teve. Kështu, sekretar organizati­v është vendosur Flamur Hoxha, sekretar ligjor dhe Zgjedhor Indrit Sefa, sekretar për pushtetin vendor dhe decentrali­zimin Roland Bejko dhe sekretar për emigracion­in dhe diasporën Kreshnik Çollaku. Në kryesi sipas listës janë futur, Agron Kapllanaj, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi,

Helidon Bushati dhe Xhelal Mziu. Anëtarë të Komisionit të Apelit, Etikës dhe Disiplinës, kryetare Flutura Açka. Anëtarë janë Dash Sula, Orjola Pampuri, Xhemal Bushati dhe Arbi Agalliu. Kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, u shkarkua pas marrjes pjesë në Kuvendin Kombëtar të iniciuar nga ish-kryeminist­ri Sali Berisha. Po ashtu, Basha shkarkoi edhe anëtarët e kryesisë Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Oerd Bylybashi. Ndërkohë, u shkarkuan edhe Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi, Ledina Mandia. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së më datë 23 dhjetor, kreu demokrat Lulzim Basha, u ka kërkuar të gjithë anëtarëve që të dalin në terren. Basha ka thënë se duke filluar nga ai i pari do të jetë me demokratët për takime dhe për të folur me ta. “Nga nesër secili duhet të jetë prezent në terren me demokratët, duke filluar nga unë”, mësohet të ketë thënë Basha.

 ?? ?? ZËVENDËSIM­ET
Tritan Shehu nuk do të drejtojë më Gjirokastr­ën, Edi Paloka nuk do të jetë më në krye të Durrësit, Agron Shehaj do të largohet nga drejtimi i degëve 5 dhe 7 në Tiranë. Këta do të zëvendësoh­en me emra të tjerë, të cilët i kanë qëndruar pranë Bashës, teksa deri më tani në disa degë janë zgjedhur drejtuesit e rinj, ku mes tyre janë 4 nënkryetar­ët e PD-së, Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rushaj dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët kanë marrë në “dorëzim” disa degë të Tiranës.
ZËVENDËSIM­ET Tritan Shehu nuk do të drejtojë më Gjirokastr­ën, Edi Paloka nuk do të jetë më në krye të Durrësit, Agron Shehaj do të largohet nga drejtimi i degëve 5 dhe 7 në Tiranë. Këta do të zëvendësoh­en me emra të tjerë, të cilët i kanë qëndruar pranë Bashës, teksa deri më tani në disa degë janë zgjedhur drejtuesit e rinj, ku mes tyre janë 4 nënkryetar­ët e PD-së, Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rushaj dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët kanë marrë në “dorëzim” disa degë të Tiranës.
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania