Gazeta Shqiptare

Bënte “namin” duke mashtruar të huajt nga Tirana përmes “Forex”, del fotoja e izraelitit Rafael Genish

Dëshmon punonjësja: Punonim me emra arti, kush mashtronte, paguhej më shumë

-

Dy ditë pas arrestimit të Rafael Genish, pr onari i një “call center”-i në Tiranë së bashku me 35 të tjerë, mes tyre shqiptarë dhe të huaj me akuzën e mashtrimit kompjuteri­k të shtetasve të huaj nga Tirana, del fotoja e izraelitit që lëvizte në Tiranë. Mësohet se dje prokuroria kërkoi “arrest me burg” për Genish, i cili ishte prej kohësh nën vëzhgim nga policia. Prej pesë vitesh, izraeliti kishte hapur një “callcenter” në Shqipëri përmes të cilit mashtronte më shumë se 2400 persona. Këta të fundit rezultojnë të jenë nga Gjermania, Franca e Italia. Në momentin që në Shqipëri u përhap lajmi se kishin nisur hetime për “Forex”, Genish kishte planifikua­r të largohej nga vendi ynë, por u prangos në kokë. Hetimet zbuluan se kanë kontaktuar më shumë se dy milionë qytetarë europianë, 2 mijë prej të cilëve kanë arritur të mashtrohen dhe u janë marrë nga 500 euro e sipër. Genish dhe 35 punonjësit e tij janë arrestuan, ndërsa 22 të tjerë janë ende nën hetim. Pas operacioni­t janë sekuestrua­r “RG Company”, ambientet ku ushtronte veprimtari­në në “call center” në Tiranë, qindra pajisje ndërsa po punohet edhe për të sekuestrua­r shuma parash, të cilat dyshohet se janë depozituar në llogari bankare brenda dhe jashtë vendit. Në Shqipëri janë shtuar si kërpudhat “call center”, që shërbejnë si ndërmjetës­uese mes qytetarëve që duan të investojnë dhe të futen në tregjet financiare dhe bankave, që ndryshe quhen kompani brokerimi. Tregu më i madh financiar në botë që ofron mijëra burime investimes­h (çiftet e monedhave, ar, aksione në naftë apo indekse të bursave të ndryshme) është “Forex”, që përfshin edhe tregun e bursave, edhe të mallrave edhe të monedhave dhe dyshohet se pikërisht nën këtë logo luajnë edhe shumë kompani fantazmë të hapura në Shqipëri, që kryesisht mashtrojnë qytetarë të huaj. Në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për të verifikuar në terren këtë treg të paligjshëm, të kompanive që përdorin platforma “online” të brokerimit (ndërmjetës­imit) dhe punojnë në të zezë, pra të palincencu­ra. Këto shoqëri që maskohen si ligjore, joshin të huajt nëpërmjet skemave të mashtrimit të investojnë para që kalojnë në llogari të përgjumshm­e bankare, me premtimin se për një periudhë të shkurtër kohore, investimi i tyre do të shumëfisho­het.

Kompanitë “call center” kryesisht marrin me qira ambiente të mëdha në zonat më të populluara në Tiranë, me qindra punonjës shqiptarë, kryesisht të rinj, që paguhen bazë nga 400-700 euro, por që paga e tyre mujore mund të arrijë deri në 3 mijë euro, në varësi të vlerës së investimit që arrijnë të marrin nga personat që bëhen pjesë e sistemit, pasi i kontaktojn­ë përmes një regjistri telefonik me numra të qytetarëve të një shteti përkatës. Të përzgjedhu­rit janë kryesisht moshat e thyera, për shkak se mund të mashtrohen më shpejt dhe pa kërkuar shumë detaje që për vetë moshën janë deri duke të pakuptuesh­me. Vetëm me një kërkim të thjeshtë në internet, me fjalën “Forex Albania” dalin me qindra oferta pune për të rinj me paga mujore të majme dhe që kriter kanë gjuhët e huaja italisht, spanjisht, anglisht, gjermanish­t, greqisht dhe frëngjisht. Ndërkohë, në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se 11 kompani të ndryshme përdorin “Forex” në Shqipëri. Ndërkaq, “Report TV” ka zbardhur dëshminë ekskluzive të një prej punonjësve të “call center” të “Forex”, e cila ka dëshmuar se periudha e trajnimit të këtyre shtetasve zgjaste vetëm 2-3 ditë dhe eksperienc­a në punë nuk ishte kriter. Kjo do të shpjegonte edhe faktin se një shtetas, i cili do të fillonte punë në këtë subjekt, mund të fillonte punë edhe në nivelet e larta të këtij subjekti, sipas ndarjes që vetë ata bënin. Nga shpjegimet e po kësaj shtetaseje rezulton se ndryshimi i niveleve brenda subjektit kishte të bënte me ndarjen e punëve për mirëmenaxh­imin e mashtrimit, pasi secili nga këta shtetas kryente një punë të caktuar, por nëse do të shohim në nivelin e pagesës, kjo do të reflektont­e në pozicionin e tyre, por nga ana tjetër secili nga personat merrte një bonus për kalimin e klientëve nga një sektor në një sektor tjetër. Duke u nisur nga të dhënat e përgjithsh­me, rezulton se të gjithë kishin dijeni për veprimtari­në që kryenin, pasi të gjithë kishin emra të rremë, të cilët i quanin “emra arti”, të gjithë punonjësit përdornin numra të huaj, pra jo shqiptarë për të komunikuar me shtetasit e huaj. Të gjithë prezantohe­shin si shtetas të huaj, me emër të përafërt me emrat e shtetasve në vendin ku kryenin telefonatë­n si dhe të gjithë këta shtetas kanë pasur në postet e tyre të punës lista me të dhënat e personave, të cilët kontaktoni­n dhe që ishin potenciali­sht viktima të telefonata­ve që merrnin nga këta shtetas.

 ?? ?? KËRKESA E PROKURORIS­Ë
Prokuroria kërkoi dje “Arrest me burg” për Rafael Genish, i cili ishte prej kohësh nën vëzhgim nga policia. Mësohet se në momentin që në Shqipëri u përhap lajmi se kishin nisur hetime për “Forex”, izraeliti Genish kishte planifikua­r të largohej nga vendi ynë, por u prangos në kokë. Hetimet zbuluan se kanë kontaktuar më shumë se dy milionë qytetarë europianë, 2 mijë prej të cilëve kanë arritur të mashtrohen dhe u janë marrë nga 500 euro e sipër. Genish dhe 35 punonjësit e tij janë arrestuar, ndërsa 22 të tjerë janë ende nën hetim.
SKEMA E MASHTRIMIT
Kompanitë “call-center” kryesisht marrin me qira ambiente të mëdha në zonat më të populluara në Tiranë, me qindra punonjës shqiptarë, kryesisht të rinj, që paguhen bazë nga 400-700 euro, por që paga e tyre mujore mund të arrijë deri në 3 mijë euro, në varësi të vlerës së investimit që arrijnë të marrin nga personat që bëhen pjesë e sistemit, pasi i kontaktojn­ë përmes një regjistri telefonik me numra të qytetarëve të një shteti përkatës. Të përzgjedhu­rit janë kryesisht moshat e thyera, për shkak se mund të mashtrohen më shpejt dhe pa kërkuar shumë detaje, që për vetë moshën janë deri diku të pakuptuesh­me.
KËRKESA E PROKURORIS­Ë Prokuroria kërkoi dje “Arrest me burg” për Rafael Genish, i cili ishte prej kohësh nën vëzhgim nga policia. Mësohet se në momentin që në Shqipëri u përhap lajmi se kishin nisur hetime për “Forex”, izraeliti Genish kishte planifikua­r të largohej nga vendi ynë, por u prangos në kokë. Hetimet zbuluan se kanë kontaktuar më shumë se dy milionë qytetarë europianë, 2 mijë prej të cilëve kanë arritur të mashtrohen dhe u janë marrë nga 500 euro e sipër. Genish dhe 35 punonjësit e tij janë arrestuar, ndërsa 22 të tjerë janë ende nën hetim. SKEMA E MASHTRIMIT Kompanitë “call-center” kryesisht marrin me qira ambiente të mëdha në zonat më të populluara në Tiranë, me qindra punonjës shqiptarë, kryesisht të rinj, që paguhen bazë nga 400-700 euro, por që paga e tyre mujore mund të arrijë deri në 3 mijë euro, në varësi të vlerës së investimit që arrijnë të marrin nga personat që bëhen pjesë e sistemit, pasi i kontaktojn­ë përmes një regjistri telefonik me numra të qytetarëve të një shteti përkatës. Të përzgjedhu­rit janë kryesisht moshat e thyera, për shkak se mund të mashtrohen më shpejt dhe pa kërkuar shumë detaje, që për vetë moshën janë deri diku të pakuptuesh­me.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania