Gazeta Shqiptare

Mënyra efektive për të përballuar sulmet kardiake

-

Shtrëngimi në gjoks dhe shembja në mënyrë dramatike në dysheme janë shpesh skenat që shohim në televizion për atakun kardiak. Dhe ndërsa simptomat e një sulmi në zemër mund të vijnë papritur dhe në mënyrë intensive, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës në pjesën më të madhe të rasteve, këto simptoma vijnë ngadalë dhe në mënyrë të qetë. Simptomat ?e atakut kardiak paraqiten me një shqetësim të përgjithsh­ëm, presion, shtypje ose dhimbje e pjesës qendrore të kraharorit, që zgjat për disa?minuta. Më tej, këto simptoma mund të ndodhin në pjesë të tjera të trupit, përfshirë një ose të dy krahët, shpinën ose qafën, stomakun, madje edhe nofullën. Dikush që ka atak kardiak mund të ndjejë të përziera, marramendj­e ose të mbushet me djersë të ftohta. Simptomat e atakut kardiak te meshkujt, shpesh janë të ndryshme nga simptomat te femrat. Zakonisht, marrja e frymës, përzierjet ose të vjellat dhe dhimbjet e shpinës apo të nofullës janë simptoma që shfaqen më shpesh te femrat se te meshkujt. Rikuperimi nga një atak kardiak kërkon kohë,?dhe ekzistojnë disa mënyra për të ndihmuar në një shërim të shpejtë. Sigurisht, është më mirë të mos keni kurrë një eksperienc­ë të tillë dhe kjo mund të parandaloh­et duke ndjekur një praktikë të shëndetshm­e ditore. Arresti kardiak bën që zemra të ndalojë papritur, dhe ataku ?kardiak mund ta shkaktojë atë. Vdekja mund të ndodhë në çastin që zemra pushon së rrahuri. Si ataku kardiak, dhe arresti kardiak mund të?trajtohen, por thelbi është koha e trajtimit. Përdorimi i defibrilat­orit për të kthyer zemrën në ritmin normal mund të neutralizo­jë arrestin kardiak.

Më poshtë po listojmë 7 mënyra natyrale për të përshpejtu­ar rikuperimi­n nga ataku kardiak?

Merrni pjesë në një program rehabiliti­mi kardiak? Pas një ataku kardiak, kardiologu juaj do t'ju sugjerojë të merrni pjesë në një program rehabiliti­mi kardiak. Këto programe konsistojn­ë në një kombinim të disiplinav­e që fokusohen jo vetëm në shërimin tuaj, por dhe në uljen e riskut për të ardhmen. Seancat konsistojn­ë në suport mendor dhe emocional, ushtrime fizike dhe krijimin e një regjimi të personaliz­uar të zemrës.

Shumë nga parametrat kryesorë, përfshirë hipertensi­onin, kolesterol­in e lartë dhe diabetin, rrisin riskun për atak kardiak.

Trajtimi i këtyre problemeve me efektivite­t, përshpejto­n kohën e rehabiliti­mit.?

Nëse pini duhan, braktiseni atë, dhe shmangni duhanpirje­n pasive, duke shmangur ambientet ku pihet duhan.?Ulni peshën trupore?Nëse jeni mbipeshë, ushqehuni me një dietë të shëndetshm­e për të rënë në peshë. Pesha trupore është e lidhur drejtpërdr­ejt me shëndetin e zemrës.?Bëni ushtrime fizike?Shpesh njerëzit që kanë pësuar njëherë atak kardiak hezitojnë të bëjnë ushtrime fizike, nga frika se mos përsëritet ataku. Megjithatë, nëse ?kardiologu juaj e vlerëson se ushtrimet janë të shëndetshm­e për ju, ndiqni rekomandim­et e tij.?Kujtohuni të respektoni trupin tuaj; trupi juaj sapo ka kaluar një ngjarje traumatike dhe do ti duhet pak kohë deri sa të arrijë nivelet e para-atakut.

Depresioni është mjaft i zakonshëm pas një ataku kardiak, dhe simptomat mund të zgjasin 6 muaj ose dhe më shumë. Ankthi, zemërimi, irritimi, pakënaqësi­të dhe vetëvlerës­imi i dobët mund të jenë pjesë e këtij depresioni. Një ndihmë e madhe në këtë rast është vaji esencial i kamomilit roman ose vaji esencial i livandos.

Përsëri kujtohuni të respektoni trupin tuaj; trupi juaj sapo ka kaluar një ngjarje traumatike dhe është një proces që kërkon një mendje trup dhe shpirt të shëndoshë për tu rehabilitu­ar. CoQ10, 100 miligram dy herë në ditë. Pas një ataku kardiak, kardiologu mund t'ju rekomandoj­ë marrjen e statinave për të parandalua­r një atak tjetër. Të marrësh suplement CoQ10, ndihmon në uljen e efekteve anësore të medikament­eve, ndërsa ndihmon për të rregulluar presionin e gjakut. Në një survejim 2 vjeçar mbi pacientët me probleme kardiake mesatare ose të rënda, pacientëve iu dha placebo ose suplement CoQ10. Në fund të këtij dyvjeçari, ata që morën CoQ10 patën dukshëm më pak probleme kardiovask­ulare, më pak raste vdekje dhe një numër më të vogël të shtrimit në spital. Studiueset rekomandoj­në 100 mg dy herë në ditë në vend të një doze 200 mg, për shkak të një raporti absorbimi më të mirë.

 ?? ??
 ?? ?? Lini duhanin Trajtoni depresioni­n
Lini duhanin Trajtoni depresioni­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania