Gazeta Shqiptare

Raporti i Eurostat: Azilkërkue­sit synojnë kryesisht Gjermaninë, shumica vijnë nga Siria, ja cilat vende pasojnë

-

Gjermania është destinacio­ni kryesor për azilkërkue­sit në BE. Një e katërta e të gjitha kërkesave fillestare për azil bëhen këtu. Shumica e azilkërkue­sve vijnë nga Siria. Mësohet se 355,955 kërkesa për azil janë paraqitur në Bashkimin Evropian nga janari deri në shtator të vitit 2021. Numri më i madh i kërkesave është paraqitur në Gjermani. Me 100,240 kërkesa për azil nga janari deri në shtator 2021, Gjermania është në krye të vendeve të BE-së, në të cilat njerëzit kërkojnë mbrojtje nga persekutim­i. Në vend të dytë vjen Franca me 73,255 kërkesa për azil. Këto shifra u publikuan në një raport të

Agjencisë Statistiko­re të BEsë, Eurostat. Sipas mediave numri i kërkesave për azil në Gjermani është rritur me 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përqindja e kërkesave të bëra në Gjermani në krahasim me vendet e tjera të BE-së është rritur, gjithashtu, nga 24.3 për qind në vitin 2020, në 28.4 për qind në të njëjtën periudhë në vitin 2021. Shumica e azilkërkue­sve vijnë nga Siria (66,145), pasuar nga Afganistan­i (53,625) dhe Iraku (15,775). Interesant­e janë edhe shifrat e kërkesave të pranuara për azil. Midis korrikut dhe shtatorit 2021 në

BE janë marrë gjithsej 115,025 vendime për kërkesa për azil, shumica e tyre në Gjermani dhe Francë. Por ndërsa në Gjermani nga 29,970 kërkesa 16,300 janë pranuar, në Francë nga 33,325 kërkesa janë miratuar vetëm 9.425. Vitin e kaluar numri i azilkërkue­sve ra ndjeshëm në të gjithë Evropën, kryesisht për shkak të pandemisë korona. Para pandemisë, në vitin 2019, numri i azilkërkue­sve ishte 612,000 vetë./DW

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania