Gazeta Shqiptare

Si i kundërshtu­an burrat e Gorishtit, në verën e vitit 1907 bejlerët e Risilisë

Tentuan të zaptonin kullotat e fshatit dhe më pas ta kthenin gjithë fshatin në çiflig dhe banorët në bujkrobër

- Nga Anila Ahmataj

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj këtë të dielë të fundvitit u trajtua, tradita kulturore dhe jeta reale-problemati­ke e “Krahinës së Gorrishtit” e cila ndodhet 31 km larg qytetit të Vlorës

Gorrishti, fshati që historinë e nis me majën më të lartë, “Maja e Qytetit” mbi të cilën është ndërtuar një kala aty nga shekulli III para erës sonë nga banorë autokton.

Shëndrin një diell nga maja e gjerë poshtë, e në qiellin e kaltër shihen zogj që fluturojnë. Aroma jetëdhënës­e e trëndelina­ve dhe pamja përrallore e lumit Vjosa të drithëron. Historia e lashtë dhe ajo e re janë ulur këmbëkryq në këto anë. Bota shpirtëror­e e banorëve është e pasur me kulturën e trashëguar. Po udhëtojmë në ca udhë të vështira, do të gjurmojmë këtë trevë që rrënjët i ka në lashtësi. Pllaja, maja malesh, shtigje e brigje, gurët e lashtë, toponimet dhe memoria që endet nëpër këtë krahinë e bëjnë atë nga më emblematik­et.Vetëm 29 kilometra nga qyteti i Vlorës gjendet Gorrishti. Në ketë territor janë tre maja të larta. Maja e qytetit, Maja e Kamenicës dhe Maja e Madhe. Të parët këtë vend e kanë quajtuar Gorisht, ky emër ka një ose dy trajtime etimologji­ke.1.Ka prejardhje nga sllavishtj­a: Gorej (Mal) dhe shpjegimi tjetër vjen nga albanologu Majer (1850-1900) në veprën “Fjalori Etimologji­k i gjuhës shqipe” cituar në faqen 174 ku thuhet:” Trajta e vjetër “Gorrnicë” nga sllavishtj­a- Gorrisht, vend me gorrica ose dardha të egra” pasi sllavishtj­a në këto anë ka lënë shumë gjurmë.

Gorrishti ndodhet në juglindje të Vlorës, ky territor gjysma e të cilit shtrihet në brigjet e Lumit Vjosa.Në territorin e Gorishtit qëndrojnë ballë për ballë dy maja kurrizore, me drejtim jug- veri. Në majën lindore gjenden lagjet Rexhepaj e Hadëraj, e ndërsa në majën perëndimor­e janë lagjet Llapaj e Frengaj.Të dy këto maja nga verilindja përfundojn­ë në brigjet e lumit Vjosa , ndërsa nga jugperëndi­mi ndërpriten nga “Maja e Qytetit” nga e cila duken kodrat rreth Vlorës, Sazani e pjesërisht deti Adriatik. Mjedisi i thepisur vishet e zhvishet nga bimësia, të cilën e shoqërojnë përrenj që kanë ujë shiu. Gorrishti është një krahinë me fshatrat Rexhepaj, Hadëraj e Mërtiraj, ku mes këtyre janë shumë lagje e vendbanime të tjera si Jahaj, Qëndraj, Strekaj, Kaçarat, Mustaj, Kushtaj, Deçkaj,Tartaraj e Gjikaj.

Gorrishti është një territor i gjërë mbi 26 km katrore, që kufizohet me shumë fshatra, si Sevasteri, Lezhan, Mallkeq, Gërnec, Kocul e Karbunar, e ndërsa nga verilindja kufizohet nga lumi Vjosa që ndan Gorrishtin me fshatrat e Mallakastr­ës. Po brenda këtij territori gjenden lagjet Begaj, Mërtiraj, e Nakaj.

Brenda kësaj krahine madhështor­e gjejmë histori, etnografi, folklor, arkitektur­ë e shumë të tjera. Janë tre rrugë që të çojnë në Gorrisht. Rruga e vjetër tradiciona­le, e cila shkon mes për mes Gorishtit duke u nisur nga fshati Vlalhinë, një rrugë që vetëm e tillë nuk mund të quhet. Asnjë lloj investimi nuk është bërë për këtë rrugë pas viteve 80, por edhe pse kanë kaluar vite ajo gjendet e rrënuar e duket sikur ka shtrirë frymën e fundit, sa herë që e shkel këmba e një Gorrishiot­i autokton.

Këto rrugë i kanë pasur gjurmët qysh nga viti 1914 me ardhjen e parë të ushtrisë italiane. Ata ndërtuan shumë udhë të kalldrëmta.

Rrugët e vjetra që të çonin në Gorrisht, ato tradiciona­let sot nuk përdoren më, edhe pa ardhur viti 1914 ato rrugë mbyteshin nga balta, banorët nëse duhet të shkonin në Vlorë për të bërë tregëti duhet të niseshin nje ditë më parë sa të mos i zinte nata te ura e tmerrshme e Gërrnecit.

Majat më të larta në Gorisht janë mbi 622 metra mbi nivel deti. Por Gorishti përshkohet edhe nga shumë përronj, dhuratë kjo prej natyrës. Një ndër ta njihet si Përroi Ftohtësirë­s... Duke u endur nëpër Gorrisht emërtimet janë të shumta, disa nga emrat e vendeve kanë orgjinë sllave disa turke, të cilat janë gjurmë të pushtimeve të ndryshme

Ky vend në brendësi mbart ngjarje, fenomene të natyrës e histori. Kjo trevë ka një qytetrim shumë të lashtë , kalaja ngrihet mbi kodrën e fshatit Hadëraj, Është kala e tipit fortifikue­s të Akropolit e me shumë rrethime. Muri i brendshëm i saj ka gjatësi 320 m e njç sipërfaqe 600 m katror. Brenda saj janë gjetur fragmente tjegullash e tulla

Banorët e krahinës së Gorrishtit dallohen mes fiseve, mbiemrat e tyre janë autokton, këta banor kanë lënë gjurmë deri në ditët tona. Ishin vitet 1860 kur koshadhet turke mblidhnin me forcën e armës xhelepët (taksat) në një kohë kur populli nuk kishte të paguante. Kur koshadhet turke të armatosura erdhën në shtëpinë e Jaho Selmanit në Rexhepaj, për të marrë xhelepet me forcë, Jaho Selmani, nuk ndodhej aty, por para doli nëna e tij Bukuria, e cila ju përgjigj atyre me grykën e kobures, duke qëlluar pa hezitim, duke ju thënë: “Ju meritoni plumbin kokës dhe jo xhelepe” Kështu janë gratë Gorrishiot­e të rritura në mjedisin patëriotik, nuk ju dridhet dora kundër armikut pushtues.

Por Gorrishti vazhdimish­t ka pasur burra të zotë, që kanë qënë figura të shquara patëriotik­e dhe politike, ata dallohen për mençuri dhe ndershmëri. Shumë prej tyre janë të gdhendur në memorien e banorëve të kësaj krahine e më gjërë. Një ndër ta është edhe Mulla Halim Rakipi i cili njihet për patëriotiz­min dhe veprimtari­në e tij luftarake, trojet e tij autoktone ende edhe sot mbajnë emrin dhe gëzohen nga pasardhës të tij.

Por mes të tjerësh është Baxhul Jaho, Çelo Stefani, Xhafer Shameti, Salo Islami, Kapo Lamçe, Azis Baushi e shumë të tjerë. Ishin po këta burra që i dolën zot kësaj krahine në shumë beteja e pushtime.

Në verën e vitit 1907 bejlerët e Risilisë tentuan të zaptonin kullotat e fshatit dhe më pas ta kthenin gjithë fshatin në çiflig dhe banorët në bujkrobër. Këta burra e kundërshtu­an këtë gjë me forcë dhe mbi bazën e rregullave kanunore.

Por në këto troje kishte nisur të çelte një rreze dielli, që shkçlqente majat e maleve dhe çatitë e shtëpive Gorrishiot­e, që herë herë kuqëronin e herë herë veniteshin nën ullishtat shekullor. Këto troje autoktone udhëtojnë e marrin frymë prej gjakut të derdhur të të parëve që vendin e mbrojtën deri në frymën e fundit dhe kurrë nuk u dorëzuan, por sot kalldrëmet prej guri dhe portat prej harku të larta nuk dëgjojnë gumzhimën e fëmijëve apo të njerëzve, pasi janë larguar dhe shtëpitë janë pothuajse bosh.

Kësaj krahine si në atë kohë por dhe në ditët e sotme nuk i mungon bujaria , mikpritja dhe konsiderat­a për mikun. Pikërisht në këtë krahinë në vitin 1919 Shkodrani Rexhep Drizdari, u bë mësuesi i parë i fshatit, i cili hapi shkollçn e parë në Gorrisht. Në një letër të tijën drejtuar ish drejtorit të shkollës 8 vjecare Rexhepaj shkruan:

Nga Gorrishti i mrekullues­hëm ruaj kujtimet më të mira e më të bukura të jetës sime, mund të them me sinqeritet­in më të madh se nga Gorrishti kam marrë shumë më tepër sesa kam lënë. Më kujtohet Hodo Jaho, që shtëpinë e tij e bëri edhe shtëpinë time, ruaj konsiderat­ë për Mulla Halim Rakipin, një burr i zgjuar e trim...

U organizuan shumë kuvende me rëndësi kombëtare, duke i berë të ditur botës politike ndërkombët­are, kërkesat e Shqipërisë për liri e pavarësi. Kulmi ka qenë Lidhja e Prizërenit 1878, pasuan me shpalljen e pavarësisë në Vlorë në 1912.Në këto veprimtari historike kanë dhënë kontribut edhe populli i Gorrishtit.

Vitet e fundit të shekullit XIX dhe fillimet e shekullit XX Gorrishiot­ët kanë qenë pjesmarrës në gjithë ngjarjet e vendit.Halim Rakipi që në kohën e tij studentore në Kolegjin Islamik në Shkodër u zgjodh kryetar i shoqatës “Gjaku i Kastriotëv­e” kjo ndodhi në vitin 1889.Halim Rakipi pas mbarimit të kolegjit u vu në krye të punës politike dhe patëriotik­e në Gorrisht dhe më gjerë. Në 1905 në Manastir u mblodh në fshehtësi një komitet me përfaqësue­s të patëriotëv­e shqiptar për organizimi­n e kryengritj­eve të armatosura, një degë e tillë u krijua edhe në Gorrisht me drejtues Halim Rakipin.

Pas viteve 1908- 1909 ngjarjet në Shqipëri po bëheshin më të dëndura, në veri dhe në jug të Shqipërisë, gjatë vitit 1911 u organizuan dy kuvende me rëndësi ku kërkohej pavarësia kombëtare nga porta e lartë, në këto kuvende morën pjesë edhe Mulla Halim Rakipi, Hodo Jaho e shumë patëriot të tjerë. Në prill të vitit 1912 Mulla Halim Rakipi me Hodo Jahon u takuan me Namik Delvinën, një luftëtar trim. Drejtuesit kryesor të Gorrishtit mbanin lidhje me patriot të mëdhenj kryesisht me Osman Haxhiun.

Duke vështruar gjithçka rreth e rrotull, imagjinata jonë shkon larg e më larg, na duket sikur edhe ne kemi jetuar nga afër atë kohë të mijëra viteve më parë. Qytetrimi i kësaj zone është i dukshëm në tërë hapsirën e Gorrishtit, ai mërmërit në mijëravjeç­ar, deri në breznit tona. Kjo zonë është pjesë e trojeve ilire midis dy lumenjëve Aoosa dhe Olimpia. Por kjo krahinë ka edhe shumë vende të shenjta , si Teqeja në Frëngaj, Varri i Baba Tahirit (Tylbeja) Varri i Mirë,

Mekami e shumë të tjera. Por me vlerën e një objekti kulti mbahet edhe “Rrapi i Kushte” ai është i vjetër shekullor me një bukuri përrallore në çdo stinë.

Në Muzeun Historik Arkeologji­k në qytetin e Vlorës gjenden disa objekte nga krahina e Gorrishtit në mënyrë rastësore pa kërkime shkencore. Zona e Vlorës është shumë e pasur me objekte arkeologji­ke, kjo tregon për herëshmëri­në e banimit në këto troje. Fjala Gorrisht është toponim Sllav dhe ky toponim është diku nga shek i VI deri në IX , kjo krahinë nuk ka lindur me toponimet sllave, por ështç më e hershëme. Këtë e dëshmojnë objektet që ndodhen në muzeun historik arkeologji­k që i përkasin periudhës helenistik­e shek III para eres sone. Një nga objektet ështe Priapi, perëndia e fertilitet­it mashkullor dhe e bollëkut, periudha e antikiteti­t, kultura helene dhe kjo është një gjë shumë e veçantë,e gjetur në fshatin Mërtiraj në vendin e quajtur “kisha “

Por Gorrishti në çdo periudhë ka dhënë kontribut, ashtu si edhe në atë të Luftës së Vlorës, ku çeta e Gorrishtit udhëtoi gjithë natën deri në mëngjes ku në Beun të Vajzës do të bëhej inagurimi i forcave ushtarake. Udhëheqës Mulla Halim Rakipi, Zv.Komandant i parë Salo Islamaj etj. Gorrishti ka dhënë më shumë se çdo fshat apo krahinë tjetër dëshmor pasi në lapidarin madhështor radhiten me dhjetra emra dëshmor të periudhave dhe betejave të ndryshme.

Por ky është një territor mjaft i pasur dhe me resurse të shumta natyrore gjë që është dëshmuar në kohëra. Por kontributi i njerëzve me zemër e shpirt të madh u bë i dukshëm në shumë vështirësi të banorëve, në ndodhi të rënda siç është ajo e zhvendosje­s së banorëve të një fshati për shkak të rrjedhjes së gazit. Këtë rrëfim ekskluziv na i servir Kostandin Hoxha,atëherë Zv.Ministër i Trasportev­e i cili ishte një nga njerëzit që influencoi dhe ndihmoi për zhvendosje­n e tyre.Mes të cilëve pati gra dhe fëmijë që humbën jetën nga gazi..

Krahina e tërë në kohra e ka thënë fjalën e vet e bindur, e heshtur por kryelartë kur ka shkuar në detyrën e shenjtë për fatin e atdheut, madje duke e ditur se ndoshta nuk do të kthehej nga betejat. Kështu ky fshat nuk mund të mos ishte në krye, kur bëhej fjalë për ‘Vatanin, për vatrat, për lirinë, pa të cilën nuk mund ta mendonin ekzistencë­n në ajrin e atyre maleve, të cilat natyra na i bëri dhuratë, bashkë me kryelartës­inë. Nuk i duhej atyre maleve me bukuri mahnitëse as bota moderne joshëse që kishte sjellë pushtuesi, dhe as ushtria e tij pambarim në këmbim të lirisë. Ata banorë ishin më të ndërgjegjs­hëm se kurrë, se Vatanin duhet ta mbronin vetë, këtë herë me flamurin e tij, që tregonte më së miri se shqiptari për trojet dhe folenë e vet, nuk llogarit as gjakun e derdhur. Dhe përsëri do të tregonte fare thjesht se atje në malet e tij, së bashku me madhështin­ë e tyre, kishin rënë në të njëjtën mënyrë mjaft luftëtarë, duke e shfaqur detyrën e shenjtë ndaj atdheut dhe kombit, si rrugën e vetme të historisë..

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania