Gazeta Shqiptare

Policia: Autorët i morën dekorata, laptopin dhe bizhuteri

Hajdutët nuk “falin”, vjedhin banesën e mbretëresh­ës së këngës shqiptare, Vaçe Zelës në Tiranë

-

shtë quajtur “Mbretëresh­a e këngës shqiptare”, me dhjetëra çmime të fituara, ikona e muzikës së lehtë për disa dekada, por sërish hajdutët nuk duan t’ia dinë. Policia bën me dije për Gazetasi.al, se disa persona ende të paidentifi­kuar, kanë vjedhur shtëpinë e Vaçe Zelës në Tiranë, e cila është ndarë nga jeta në shkurt të vitit 2014 në Zvicër, ku jetonte me vajzën e saj. Burimet thanë se denoncimi u dorëzua nga motra e ikonës së këngës shqiptare, që kujdesej për banesën e Vaçe Zelës. Midis sendeve me vlerë të vjedhura që autorët kanë përvetësua­r, është edhe një dekoratë e dhënë për këngëtaren nga Presidenti i Republikës. Siç ka deklaruar në polici, F.Z., e konstatoi menjëherë vjedhjen sapo futi çelësin në derë dhe kuptoi se dera ishte e hapur. “Rreth orës 19:45 shkova në shtëpi si përherë dhe vura re se dera nuk ishte e kyçur, por u hap menjëherë sapo e preka. Hyra brenda dhe pashë rrëmujë, rrobat i kishin hedhur përtokë, ndaj menjëherë njoftova fqinjën në katin sipër që lajmëroi policinë”, – ka thënë motra e këngëtares. Burimet policore pranë komisariat­it numër 1 në Tiranë, i treguan Gazetasi.al, se salla operative i kërkoi një patrulle të afrohej në banesën ku ka jetuar Vaçe Zela. Por policia, me gjithë këqyrjen e detajuar, nuk ka zbuluar asnjë gjurmë daktilosko­pike, pavarësish­t kërkimeve. Policia shpreson që një fije floku e gjetur në banesë dhe që është dërguar pranë laboratori­t të kriminalis­tikës, mund t’i çojë tek autori i dyshuar i vjedhjes. Sipas një burimi të Gazetasi.al, janë kërkuar kamerat e sigurisë në zonën rreth shtëpisë, por deri tani nuk janë gjetur.

Ndërsa nga inventari i kryer në banesën e Vaçe Zelës, motra e saj thotë se janë vjedhur përpos dekoratës, edhe kutitë me bizhuteri dhe sende të çmuara.

KUSH ISHTE VAÇE ZELA

Vaçe Zela lindi në Lushnjë në vitin 1939. Ajo është gruaja e parë shqiptare e nderuar sa qe gjallë me titullin “Nderi i Kombit. Për më shumë se 40 vjet me interpreti­met e paarritshm­e ajo u bë një mit, duke mbetur këngëtarja më e dashur ndër shqiptarët. Vaçe Zela u largua përfundimi­sht prej skenës në vitin 1992. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet “Zëri i Jashtëzako­nshëm” që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave.

Vaçe Zela ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më vonë në Radiotelev­izion që prej organizimi­t të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur deri më sot. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të Parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një yll i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishë­m edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretu­ar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Ikona e muzikës shqiptare, Vaçe Zela ndërroi jetë në vitin 2014 në Bazel të Zvicrës.

 ?? ?? VJEDHJA VJEDHJA E E BANESËS BANESËS
Mësohet se persona ende të paidentifi­kuar, kanë vjedhur shtëpinë e Vaçe Zelës në Tiranë, pranë Pazarit të Ri, ku kanë arritur që të marrin një laptop, një medalje dhe orën e burrit të saj. Nga sa bëjnë me dije burimet, ka qenë motra e këngëtares së njohur, e cila kujdesët për shtëpinë pas vdekjes së Vaçe Zelës që ka konstatuar vjedhjen dhe ka njoftuar në polici. Ajo ka dëshmuar se e ka kuptuar menjëherë që shtëpia ishte vjedhur, sepse dera ishte e hapur.
VJEDHJA VJEDHJA E E BANESËS BANESËS Mësohet se persona ende të paidentifi­kuar, kanë vjedhur shtëpinë e Vaçe Zelës në Tiranë, pranë Pazarit të Ri, ku kanë arritur që të marrin një laptop, një medalje dhe orën e burrit të saj. Nga sa bëjnë me dije burimet, ka qenë motra e këngëtares së njohur, e cila kujdesët për shtëpinë pas vdekjes së Vaçe Zelës që ka konstatuar vjedhjen dhe ka njoftuar në polici. Ajo ka dëshmuar se e ka kuptuar menjëherë që shtëpia ishte vjedhur, sepse dera ishte e hapur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania