Gazeta Shqiptare

Skandali i pagave, Rama: Masa të reja antievazio­n

Ministra e deputetë të arrestuar? Kryeminist­ri: Përgjigjen para ligjit, nëse fshehin pasurinë “Problemi i madh, pagat e padeklarua­ra të disa kompanive”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama i bëri dje thirrje drejtësisë për ndëshkimin e përgjegjës­ve të skandalit të pagave. Rama komentoi në hapësirën e komenteve me ndjekësit e tij nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë, si pagat e targat e makinave. Sipas kreut të qeverisë, përgjegjës­it e rrjedhjes së këtyre të dhënave, duhet t’i gjejë drejtësia dhe të ndëshkohen sipas ligjit në fuqi. “Përgjegjës­it duhet t’i gjejë drejtësia dhe t’i ndëshkojë sipas ligjit. Uroj që prokuroria të zbardhë sa më shpejt rrjedhën e ngjarjes dhe autorët e krimit”,-shkruan Rama. Ndërkohë për pagat e larta Rama shprehet se ata qytetarë që kanë këto rroga, taksohen sipas ligjit. Problem përmendi Rama mbeten të ardhurat e padeklarua­ra. “Pagat shumë të larta janë të deklaruara e taksohen sipas ligjit me 23%, por problemi madhor është pjesa e padeklarua­r e të ardhurave të shumë kompanive, përfshirë edhe pagat e ulëta fiktive që kompensohe­n me lekë në dorë. Janë bërë përmirësim­e të ndjeshme në këto vite, po ka ende shumë luftë për të bërë dhe prandaj do të vijojmë me masa të reja anti-evazion”, - deklaroi kryeminist­ri. Ndërkohë Rama iu përgjigj komentuesi­t edhe për pyetjen që ka bërë për automjetet që përdorin ministra e deputetë, të dhëna këto të publikuara ë databazën e rrjedhur të targave të qytetarëve. “Ministrat dhe deputetët bëjnë deklarime pasurie të përvitshme, për të cilat mbajnë përgjegjës­i penale nëse gjenden në fshehje pasurie. Mua personalis­ht për shembull me ka ndodhur të ndeshem me lajme të rreme për blerje makinash të shtrenjta apo për shpenzime 700 mijë euro në vit për avion! Marrëzira!”, - theksoi kreu i qeverisë. Edi Rama përmendi se nxjerrja e të dhënave personale është problem edhe në vendet e tjera, por pa dashur ta përdorë këtë fakt si justifikim. “Nxjerrja e të dhënave është një problem me të cilin ballafaqoh­en të gjitha vendet në epokën e teknologji­së digjitale, qoftë për shkak të sulmeve kibernetik­e apo qoftë si pasojë e veprimeve kriminale të individëve brenda sistemeve shtetërore! Amerika, Anglia, Franca e me radhë kanë pasur ngjarje të ngjashme dhe madje në ndonjë rast me pasoja tejet të renda përtej kufijve të vetë shtetit, por ky nuk është kurrsesi justifikim, përkundraz­i. Prandaj uroj që prokuroria të nxjerrë së shpejti fajtorin dhe drejtësia t’i japë ndëshkimin e merituar, ndërkohë që ne do të finalizojm­ë sa më parë marrëveshj­en që po punojmë prej disa kohesh, për të marrë një njësi të mirënjohur amerikane në mbrojtje të sistemeve tona informatik­e”, - u shpreh Rama. Sa për përgjegjës­inë kryeminist­ri tha se nuk i shmanget kurrë. Por ai përmendi: “Dy gjëra kam në këtë rast: E para, kur ngjarje shumë më të rënda të kësaj natyre kanë ndodhur në shtetet e lartpërmen­dura apo në të tjera akoma, nuk ka ndodhur që të fajësohen autoritete­t shtetërore, por është adresuar problemi për të nxjerrë fajtorët e për të forcuar sistemet. E dyta, mua nuk më servir dot askush asgjë sipas qejfit, sepse detyra ma mundëson që të marr opinione nga shumë drejtime për të njëjtën çështje”.

 ?? ?? PËRGJEGJËS­ITË
Sipas kreut të qeverisë, përgjegjës­it e rrjedhjes së këtyre të dhënave, duhet t’i gjejë drejtësia dhe të ndëshkohen sipas ligjit në fuqi. “Përgjegjës­it duhet t’i gjejë drejtësia dhe t’i ndëshkojë sipas ligjit. Uroj që prokuroria të zbardhë sa më shpejt rrjedhën e ngjarjes dhe autorët e krimit”, -shkruan Rama.
PËRGJEGJËS­ITË Sipas kreut të qeverisë, përgjegjës­it e rrjedhjes së këtyre të dhënave, duhet t’i gjejë drejtësia dhe të ndëshkohen sipas ligjit në fuqi. “Përgjegjës­it duhet t’i gjejë drejtësia dhe t’i ndëshkojë sipas ligjit. Uroj që prokuroria të zbardhë sa më shpejt rrjedhën e ngjarjes dhe autorët e krimit”, -shkruan Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania