Gazeta Shqiptare

Gati harta e re gjyqësore: 12 gjykata të shkallës së parë dhe vetëm 1 Gjykatë Apeli

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Qeveria garanton zbatimin e plotë Tirana e Lushnja me 2 gjykata administra­tive. Kryetarja e KLGJ: Nuk cenohen shërbimet për publikun

-

Këshilli i Lartë Gjyqë sor, Këshilli i Lartë i prokuroris­ë dhe Ministria e Drejtësia kanë prezantuar ditën e djeshme hartën e re gjyqësore që parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksio­nit të përgjithsh­ëm, dhe vetëm një gjykatë apeli për juridiksio­nin e përgjithsh­ëm dhe atë administra­tiv. Sipas propozimit përfundimt­ar, gjykata të shkallës së parë administra­tive parashikoh­en të jenë dy, një në Lushnjë dhe tjetra në Tiranë, nga 6 që ishin gjithsej. Nga 36 gjykata që ishin në total, me hartën e re do të operojnë vetëm 15 të tilla. Konkretish­t nga 22 gjykata të shkallës së parë mbeten funksional­e vetëm 12 të tilla duke shkrirë dhjetë të tjera, ato në: Pogradec, Kurbin, Tropojë, Pukë, Mat, Krujë, Kavajë, Lushnjë, Përmet e Sarandë. Ndërsa Gjykatat e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastë­r, Vlorë e Shkodër pritet të shkrihen për të lënë funksional­e vetëm atë të Tiranës. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, teksa prezantoi propozimin për hartën e re gjyqësore, u shpreh se e rëndësishm­e është që të ketë më shumë cilësi dhe jo më shumë gjykata në numër. Llagami deklaroi për gazetarët se shërbimet që ofrohen ndaj publikut nuk do të cenohen me hartën e re gjyqësore dhe se brenda 5 viteve do të bëhet rishikimi i hartës gjyqësore nëse nuk do të ketë efikasitet. Gjithashtu, Llagami tha se pas miratimit do të kërkohet së paku 6 muaj për të bërë një fazë të implementi­mit të hartës dhe zbatimit të saj. Sipas saj, ligji i ka dhënë të drejtë si KLGJsë ashtu dhe Ministrisë së Drejtësisë që brenda 5 vjetëve ta rishikojë hartën gjyqësore nëse ajo nuk është eficiente. Në prezantimi­n e hartës së re gjyqësore ishte dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili u shpreh se reforma në drejtësi është në fazën e konsolidim­it. Gjatë fjalës së tij ai theksoi, gjithashtu, se riorganizi­mi gjyqësor duhet të kryhet me faturën më të vogël financiare. “Reforma në drejtësi është në fazën e konsolidim­it. Nëpërmjet kësaj pakete krijuam mekanizma për rritjen e gjykatave. Qeveria shqiptare ka dhënë kontributi­n e saj për reformën në drejtësi. Kemi ngritur një sistem pagash në nivele dinjitoze. Tashmë është koha që me investimet që kemi kryer për sistemin gjyqësor të përkthehen në përfitime për qytetarët. Duhet të garantojmë që qytetarët të marrin drejtësi. Harta e re gjyqësore është një nga instrument­et kryesore. Rishikimi i hartës është një proces i diktuar nga realiteti i sistemit gjyqësor në vend për të garantuar ruajtjen e një balance të drejtë dhe mundësinë e aksesit në drejtësi”,-deklaroi Manja. Nga ana tjetër ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se qeveria garanton zbatimin e plotë të kësaj harte. “Qeveria garanton implementi­min e zbatimit të kësaj harte pas hyrjes në fuqi të hartës. Godinat ekzistuese nuk e pengojnë zbatimin e hartës. Sigurisht që shqetësimi ka qenë për Gjykatën e Apelit të Tiranës, që do të jetë një gjykatë me juridiksio­n të përgjithsh­ëm, dhe për Gjykatën e Shkallës së Parë Administra­tive të Tiranës. Implementi­mi i hartës do të jetë me faza dhe qeveria garanton zbatimin e plotë të kësaj harte, cilado të jenë efektet financiare. Ne si qeveri në momentin që kjo hartë do të hyjë në fuqi, siç e tha kryetarja e KLGJ do një kohë 6 muaj, ne garantojmë zbatimin e plotë të kësaj harte”,-tha Manja.

 ?? ?? SHKRIRJA E 10 GJYKATAVE
Sipas hartës së hartës së re gjyqësore do të shkrihen 10 gjykata të shkallës së parë. Konkretish­t: Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli të shkallës së parë që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykatat e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastë­r, Vlorë, Shkodër. Pra, nga propozimi konkludohe­t që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16.
SHKRIRJA E 10 GJYKATAVE Sipas hartës së hartës së re gjyqësore do të shkrihen 10 gjykata të shkallës së parë. Konkretish­t: Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli të shkallës së parë që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykatat e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastë­r, Vlorë, Shkodër. Pra, nga propozimi konkludohe­t që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania