Gazeta Shqiptare

Sot skadon ultimatumi për Bashën, Komisioni i Rithemelim­it: Liro zyrën!

“Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëv­e”, Berisha njofton protestë para selisë më 8 janar “Lul Pengu, do të kesh fatin e atyre që bunkerizua­n Shqipërinë”

- Valentina Madani

Sot skadon ultimatumi që Sali Berisha dhe mbështetës­it e tij i kanë vendosur Lulzim Bashës për t’u larguar nga selia e Partisë Demokratik­e. Ndërkohë mësohet ora se kur do të mbahet protesta e thirrur nga Komisioni i Përkohshëm i rithemelim­it të PD-së dhe Sali Berisha me datën 8 janar në orën 12:00. “Jo bunker i Pengut, por Shtëpi e Demokratëv­e” shkruhet në posterin e shpërndarë nga ky komision, i cili thërret demokratët t’i bashkohen kësaj proteste. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelim­it të PD denoncoi se Basha ka nisur ndërrimin e bravave të selisë dhe po vendos dyer të blinduara. Në 23 dhjetor Komisioni i Rithemelim­it deklaroi se 43385 vendosën në referendum shkarkimin e Bashës, e për këtë arsye Lulzim Basha deri në 5 janar duhet të largohet nga zyra e kryetarit të Partisë Demokratik­e. Por, pavarësish­t këtij ultimatumi, vetë Basha ka deklaruar se asgjë nuk do të ndodhë në 5 janar, duke injoruar ultimatumi­n e paraardhës­it të tij Sali Berisha. Ndërkaq, në këto ditë të para të vitit, Lulzim Basha ka vendosur të ndryshojë pamjen e selisë së PD, duke veshur me logon e Partisë Demokratik­e të gjithë fasadën prej xhami të selisë. Ndryshimet në selinë e PD kanë sjellë reagimin e ashpër të Komisionit të Rithemelim­it, i cili akuzoi Bashën se po vendos dyer të blinduara në Partinë Demokratik­e. Në një deklaratë për median, Komisioni deklaron se Lulzim Basha, në prag të protestës paqësore të demokratëv­e, ka vendosur ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij. “Në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një aparatçik të marrë peng ai ndërron brava dhe po vendos dyer të blinduara për të shndërruar shtëpinë e demokratëv­e, selinë e Partisë Demokratik­e, në bunkerin e tij privat”,- theksohet në deklaratën e Komisionit të Rithemelim­it. Protesta

Të shtunën në mesditë ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka thirrur në protestë të gjithë demokratët kundër Lulzim Bashës. Slogan i kësaj proteste kombëtare është “jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëv­e”, duke bërë të qartë se qëllimi i tubimit është largimi i Bashës nga zyra e kryetarit të partisë dhe më pas protesta do të zhvendoset drejt Kryeminist­risë. Por në situatën kur Basha ka injoruar Sali Berishën e mbështetës­it e tij, dhe po kryen punime në selinë e PD; Komisioni i Rithemelim­it deklaroi dje publikisht se bunkerizim­i i selisë nuk do të pengojë demokratët ta largojnë Lulzim Bashën. Berisha dhe mbështetës­it e tij e quajnë një gjë të tillë, akt turpi dhe paniku me qëllim shndërrimi­n e PD në bunkerin e tij privat. “Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegatë dhe 43 385 anëtarë që firmosën shkarkimin e tij ai ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokratëv­e ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij. Kështu, në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një apartçik të marrë peng ai ndërron brava dhe po vendos dyer të blinduara për të shndërruar shtëpinë e demokratëv­e, selinë e Partisë Demokratik­e, në bunkerin e tij privat”, - thuhet në reagim. Komisioni i Rithemelim­it shton se Basha nuk ka shans që nëpërmjet, dyerve të blinduara, shulave dhe bravave të mbajë peng vullnetin e demokratëv­e. “Me këtë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmi­n në Shqipëri se ata që shembën regjimin më gjakatar në ’90-ën nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë. PD ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tillë do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu së bashku me pengmarrës­in e tij do të kenë fatin e atyre që bunkerizua­n Shqipërinë”, - shprehet Komisioni i Rithemelim­it të PD-së. Berisha dhe grupimi i tij i kanë lënë afat Bashës që të largohet nga zyra e kryetarit deri në 5 janar, në të kundërt do të ketë një protestë masive në selinë blu në 8 janar për të marrë institucio­nin.

 ?? ?? THIRRJA
“Me këtë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmi­n në Shqipëri se ata që shemben regjimin me gjakatar në ’90-ën nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë, bravë, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë”, - thuhet në reagimin e Komisionit të Rithemelim­it të PD-së.
THIRRJA “Me këtë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmi­n në Shqipëri se ata që shemben regjimin me gjakatar në ’90-ën nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë, bravë, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë”, - thuhet në reagimin e Komisionit të Rithemelim­it të PD-së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania