Gazeta Shqiptare

Replikat, Basha: PD s’do kthehet në bunker për t’u strehuar Berisha

Berisha protestë të shtunën, PD: S’e hapim selinë për trafikantë­t që bëjnë pazare me familjen e tij “Më 18 dhjetor demokratët zgjodhën të ardhmen”

- Valentina Madani

Kryedemokr­ati Lulzim Basha akuzoi dje Sali Berishën se synon të sulmojë Partinë Demokratik­e në 8 janar, në protestën e thirrur nga ishkryemin­istri, e cila pritet të zhvillohet para selisë blu. Përmes një postimi në “Twitter”, Basha shkruan se është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një “politikan i lartë shpallet i padëshirua­r nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratik­e, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për t’u mbrojtur”. Sipas PD-së, Kuvendi i 18 dhjetorit ka konfirmuar mbështetje­n për Lulzim Bashën duke e bërë të qartë se nuk njeh asnjë ultimatum të Sali Berishës dhe mbështetës­ve të tij. “Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshirua­r nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratik­e, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për t’u mbrojtur”- shkruan Basha.

REAGIMI

Partia Demokratik­e reagoi dje për protestën e thirrur nga Grupi i Rithemelim­it të PD-së, të kryesuar nga ish-kryeminist­ri Sali Berisha. Përmes një mesazhi, PD iu përgjigj Komisionit të Rithemelim­it, ku nënvizon se demokratët në Kuvendin e 18 dhjetorit zgjodhën të ardhmen, ndërsa shton se nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantë­t e drogës që shoqërojnë ish-kryeminist­rin Sali Berisha. “Partia Demokratik­e nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantë­t e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratik­e për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëv­e. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur. Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur nongrata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatë­s kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshm­e me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojërat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëv­e. Kurrë më!”, - thuhet në reagimin e PD-së. Sipas demokratëv­e: “Shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë së Partisë, Këshillit Kombëtar dhe 5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar, më 18 Dhjetor zgjodhën të ardhmen, zgjodhën t’i shërbejnë interesit të demokratëv­e, zgjodhën t’i shërbejnë vetëm interesit të Shqipërisë. Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon që i bashkohet nismës botërore të SHBA për të mbajtur jashtë vendimmarr­jes në institucio­net e partisë personat e shpallur ‘non-grata’ për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar. Kasafortiz­imi dhe bunkerizim­i nuk janë metoda të Partisë

Demokratik­e, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriget dhe zyrat e tyre. Punimet dhe mirëmbajtj­a në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizi­mit dhe rifreskimi­t të strukturav­e qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratik­e ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificav­e dhe kontribute­ve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratik­e gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista”.

 ?? ?? LULZIM BASHA
“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshirua­r nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratik­e, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, - shkruan Basha.
LULZIM BASHA “Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshirua­r nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratik­e, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, - shkruan Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania