Gazeta Shqiptare

Vendimi, Pampuri: Edhe në PS do të ketë persona “non grata”

Deputetja e PD-së: S’mund të kërkojmë largimin e kryetarit sa herë kemi pakënaqësi individual­e “Prej 4 muajsh u harrua kundërshta­ri ynë politik”

- Valentina Madani

Orjola Pampuri nuk e kishte menduar asnjëherë se PD-ja do të përjetonte aktualisht situatën kaotike dhe ndasinë e madhe, por ajo beson se është periudhë kalimtare dhe se zgjidhja është bashkimi i demokratëv­e. Deputetja e qarkut të Tiranës thotë për “Gazeta Shqiptare” se vetë ajo është pjesë e PDsë zyrtare me atë kryetar, që sipas saj, u zgjodh pa kontestime për 4 vitet e ardhshme. Lidhur me afatin e vendosur sot për Lulzim Bashën që të dorëzojë detyrën, Ojlola Pampuri shprehet se “kryetari nuk mund të ikë sa herë që ka pakënaqësi personale”. Anëtarja e kryesisë së PD-së flet për aksionin e opozitës, teksa shpreh keqardhjen se prej 4 muajsh u harrua kundërshta­ri politik, Edi Rama. Orjola Pampuri paralajmër­on se do të ketë edhe personazhe të tjerë “non grata” edhe nga Partia Socialiste. Anëtarja e kryesisë së PD-së apelon se duhet vijuar beteja me kundërshta­rin e vetëm politik, PS-në dhe Edi Ramën.

Zj.Pampuri, këtë herë PD-së i duhet uruar vërtetë për një vit të mbarë, apo jo...?

Vit i mbarë mbi të gjitha për shqiptarët, e ardhmja e të cilëve vlen mbi gjithçka, mbi çdo debat, pakënaqësi apo interes personal të kujtdo. Sigurisht që vlen të urojmë që të nisim një vit me plot sfida si një parti kompakte dhe me synim të qartë, luftë kundër korrupsion­it dhe të korruptuar­ve, duke denoncuar çdo aferë të kësaj qeverie, e cila përdori çdo mekanizëm të blerjes dhe tjetërsimi­t të votës për të ardhur në pushtet, nga administra­ta, te paratë e tërmetit, lejet e ndërtimit, legalizime­t e çdo formë tjetër mashtrimi.

Partia Demokratik­e kaloi një vit i vështirë, por çfarë e pret përgjatë vitit që sapo filloi?

Pa diskutim nuk mund ta fshehim që ishte një vit i vështirë. Ajo që na pret është baza. Takime më të shpeshta me anëtarësin­ë dhe sigurisht, opozitë e fortë përballë kësaj qeverie të korruptuar. Afera e incenerato­rëve sapo ka filluar të trazojë situatën e sigurisht nuk mund të konsideroh­et Lefter Koka koka e kësaj afere, të tjerë personazhe të rëndësishë­m politikë janë përfshirë. Denoncimi nga Partia Demokratik­e i aferës së incenerato­rëve, si dhe aferave të tjera korruptive, vijimi i denoncimev­e mbi korrupsion­in që është përfshirë kjo mazhorancë është obligimi kryesor i opozitës.

Megjithatë, duket se sprova e parë e këtij viti për PD-në është pikërisht data 5 janar. Kryetarit Lulzim Basha i është lënë si afat kjo datë për dorëzimin e detyrës, në të të kundër kundër më më datë datë 8 8 janjanar vendos anëtarësia e partisë përmes një proteste paqësore në selinë e PD-së. Konkretish­t, çfarë do të ndodhë sot?

Tani këto afatet në emër të anëtarësis­ë, se kështu i pëlqen njërit apo tjetrit, më duken totalisht qesharake. Forca, kërcënimi, shantazhi, dhuna, thyerja e dyerve, besoj nuk janë zgjidhja. Çdo institucio­n ka rregulla të shkruara e të pashkruara. PD-ja ka një statut, në bazë të të cilit kryetari zgjidhet një herë në 4 vite me “një anëtar, një votë” dhe kjo gjë ndodhi, zgjedhjet u bënë, u mblodh kuvendi, zgjodhi Këshillin Kombëtar, ky i fundit zgjodhi me votë të hapur dhe me votë të fshehur kryesinë, pra çdo procedurë vijoi në bazë të statutit. Sigurisht, nuk mund të rikthehemi sa herë kemi pakënaqësi personale e të kërkojmë largimin e kryetarit të partisë. Kjo është absurde. Nga ana tjetër, as nuk mund të mendohet që të pushtohet një institucio­n e të përdorësh në përballje për inate personale.

Unë jam e bindur që shqiptarët sot duan largimin e Edi Ramës, duan punë, duan më shumë të ardhura për të përballuar jetesën e nuk mund të pranojnë kurrsesi të përdoren për interesat e njërit apo tjetrit.

Ju jeni një ndër mbështetës­et e z.Basha, por pse u krijua kjo ndasi e madhe mes demokratëv­e?

Unë jam në Partinë Demokratik­e zyrtare dhe këtë e kam thënë që ditën e parë që ndodhi e gjitha kjo situatë. Kam ardhur në PD si person me një karrierë të konsolidua­r profesiona­le, isha personazh publik, pra jo e panjohur publikisht, por sigurisht e njohur për profesioni­n tim dhe mbi të gjitha, me bindje të djathta. E bindur për të nisur e vijuar një karrierë politike në partinë për të cilën e gjithë familja ime dha maksimumin e mbështetje­s. Nuk e kisha menduar kurrë që situata do të shkonte kështu. Megjithatë, unë mendoj që sot prioritet është e ardhmja e

 ?? ?? SITUATA
“Kjo është një periudhë kalimtare. Unë besoj që shqiptarët e dinë çfarë është më e mira për ta. Shqiptarët dinë të bashkohen për kauza të mëdha dhe e ardhmja e Shqipërisë, largimi i Edi Ramës është kauza kryesore”, - deklaroi deputetja e PD-së.
“NON GRATA” AFATI
“Përgjatë gjithë kësaj interviste kam përmendur korrupsion­in që është përfshirë kjo qeveri dhe pa diskutim sikurse e kemi dëgjuar shpesh të artikulohe­t, do të kemi edhe personazhe të tjerë ‘non grata’ edhe nga PS-ja”, - theksoi Orjola Pampuri.
SITUATA “Kjo është një periudhë kalimtare. Unë besoj që shqiptarët e dinë çfarë është më e mira për ta. Shqiptarët dinë të bashkohen për kauza të mëdha dhe e ardhmja e Shqipërisë, largimi i Edi Ramës është kauza kryesore”, - deklaroi deputetja e PD-së. “NON GRATA” AFATI “Përgjatë gjithë kësaj interviste kam përmendur korrupsion­in që është përfshirë kjo qeveri dhe pa diskutim sikurse e kemi dëgjuar shpesh të artikulohe­t, do të kemi edhe personazhe të tjerë ‘non grata’ edhe nga PS-ja”, - theksoi Orjola Pampuri.
 ?? ?? “Çdo institucio­n ka rregulla të shkruara e të pashkruara. PD-ja ka një statut në bazë të të cilit kryetari zgjidhet një herë në 4 vite me ‘një anëtar, një votë’ dhe kjo gjë ndodhi. Zgjedhjet u bënë, u mblodh kuvendi, zgjodhi Këshillin Kombëtar, ky i fundit zgjodhi me votë të hapur dhe me votë të fshehur kryesinë. Pra, çdo procedurë vijoi në bazë të statutit”, theksoi Orjola
Pampuri.
“Çdo institucio­n ka rregulla të shkruara e të pashkruara. PD-ja ka një statut në bazë të të cilit kryetari zgjidhet një herë në 4 vite me ‘një anëtar, një votë’ dhe kjo gjë ndodhi. Zgjedhjet u bënë, u mblodh kuvendi, zgjodhi Këshillin Kombëtar, ky i fundit zgjodhi me votë të hapur dhe me votë të fshehur kryesinë. Pra, çdo procedurë vijoi në bazë të statutit”, theksoi Orjola Pampuri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania