Gazeta Shqiptare

Ndasitë në PD, Pampuri: Situatën e zgjidh bashkimi i demokratëv­e

Anëtarja e kryesisë: Unë në PD-në zyrtare, me kryetarin që u zgjodh pa kontestime për 4 vitet e ardhshme “S’mund të pushtohet një institucio­n për inate personale”

-

Shqipërisë dhe asgjë tjetër. Unë kam zgjedhur të qëndroj në PD-në zyrtare, në atë PD, të cilën e votuam para 30 vitesh dhe sigurisht me atë kryetar që u zgjodh pa kontestime, për 4 vitet e ardhshme.

Sa e thellë është aktualisht kriza në Partinë Demokratik­e? Demokratik­e?

Nuk mund të themi që e gjitha kjo nuk është asgjë, por nga ana tjetër, nuk mund të mbetemi peng i kësaj situate, e cila me apo pa dashje ka marrë vëmendjen kryesore, ndërkohë nuk kuptoj pse duhet të zhvendoset vëmendja nga shkaktari kryesor i krizës në këtë vend. Varfëri, abuzime, korrupsion, mungesë shprese nuk erdhën për shkak të Lulzim Bashës, por të Edi Ramës. Ky i fundit është kundërshta­ri ynë politik dhe kjo ka 4 muaj që është harruar. PD-ja ka njohur edhe më parë largime. Janë larguar, janë rikthyer përsëri, por qytetarëve si do u shkojë halli, se ata presin nga ne e ne merremi me njëri-tjetrin?! Duke përçarë demokratët nuk bën asgjë tjetër veçse ndihmon Ramën dhe thellon krizën e varfërinë në çdo familje shqiptare.

Çfarë e zgjidh situatën konfliktua­le në parti?

Situatën e zgjidh bashkimi i demokratëv­e, beteja politike përballë të vetmit kundërshta­r politik, Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Të shohim përpara është e vetmja mundësi për të qenë krah qytetarëve.

A është një zgjidhje largimi si i Lulzim Bashës, po ashtu edhe i Sali Sali Berishës Berishës dhe dhe marrja marrja e drejtimit të PD-së nga një figurë e tretë, e cila të mund të distancohe­t nga të dy?

Lulzim Basha u zgjodh për 4 vitet e ardhshme me “një anëtar, një votë” pa kontestime, ndërsa dr. Berisha pas shpalljes “non grata” mori përsipër që nuk do ta përfshinte Partinë Demokratik­e në këtë çështje. Deri këtu gjithçka ishte brenda një rrjedhe logjike.

Ju keni pasur një debat të fortë me kryetaren e LDGSH-së, Albana Vokshin, derisa e denoncuat se ju ka vënë kundër gratë e forumit, duke bërë komente fyese edhe në “Facebook”. Pse ky konflikt mes zonjave të PD-së?

Në fakt reagimi im nuk mund të jetë personal, për aq kohë sa unë jam pjesë e kryesisë, e grupit parlamenta­r dhe zëdhënëse e grupit parlamenta­r. Ishte një qëndrim zyrtar, korrekt, pa fyerje, ku sigurisht mund të kishte vend edhe për përgjigje po aq zyrtare. Është shumë e ulët që zonjat të linçojnë zonjat, të shpifin, të fyejnë dhe të jem e sinqertë më ka ardhur keq për to, sepse në fund të fundit secili tregon veten, kulturën, qytetarinë nga mënyra se si komunikon, bashkëvepr­on dhe reagon. Gjithsesi, unë kam qenë e do të jem gjithnjë e mendimit që brenda një force politike përgjegjës­itë duhet të ndahen, përqendrim­i i 3 apo 4 përgjegjës­ive në një person të vetëm nxit pakënaqësi. Në një grupim politik përgjegjës­itë duhet të ndahen, pse jo edhe në bazë të aftësive profesiona­le të secilit. Dhe një pikë tjetër e rëndësishm­e është gara. Nuk mund të mbash peng një pozicion pa garë, vetëm për arsyen e vetme që duan që ti të jesh aty.

Sa Sa e e rëndë rëndë është është për për një një parti parti kur kur brenda brenda saj saj shpallen “non grata”?

Patjetër që është e rëndë. Ne jemi partia që kemi trumbetuar që askush “non grata” nuk mund të qëndrojë në parlament. I kemi përdorur emrat e tyre në fushatë për të treguar se sa i korruptuar ishte kundërshta­ri dhe kur të ndodhë brenda në familjen politike, pa diskutim që është e rëndë.

A mund të ketë persona “non grata” edhe në radhët e PS-së?

Përgjatë të gjithë kësaj interviste kam përmendur korrupsion­in që është përfshirë kjo qeveri dhe pa diskutim, sikurse e kemi dëgjuar shpesh të artikulohe­t, do të kemi edhe personazhe të tjerë “non grata” dhe nga Partia Socialiste.

A do t’i mbajë PD-ja shpresat te SHBA-të për rikthimin në pushtet, apo do të mobilizohe­t për një opozitë të fortë?

SHBA-të janë aleatët tanë të padiskutue­shëm strategjik­ë. Pa diskutim që do të mobilizohe­t, madje që në ditët në vijim të rinisim punën në terren, opozitën e fortë në parlament, denoncimet e të gjitha aferave korruptive. Me një opozitë të fortë, me besimin dhe mbështetje­n e anëtarësis­ë, si dhe me një aleate të jashtëzako­nshme si SHBA-të, sigurisht që e ardhmja për shqiptarët do të jetë ndryshe.

A besoni se fitorja tashmë do të jetë më e vështirë pas ndarjes së PD-së?

Kjo është një periudhë kalimtare. Unë besoj që shqiptarët e dinë çfarë është më e mira për ta. Shqiptarët dinë të bashkohen për kauza të mëdha dhe e ardhmja e Shqipërisë, largimi i Edi Ramës është kauza kryesore.

 ?? ?? PËRGJEGJËS­ITË
“Gjithsesi, unë kam qenë e do jem gjithnjë e mendimit që brenda një force politike përgjegjës­itë duhet të ndahen, përqendrim­i i 3 apo 4 përgjegjës­ive në një person të vetëm nxit pakënaqësi. Në një grupim politik, përgjegjës­itë duhet të ndahen, pse jo edhe në bazë të aftësive profesiona­le të secilit. Dhe një pikë tjetër e rëndësishm­e është gara. Nuk mund të mbash peng një pozicion pa garë, vetëm për arsyen e vetme që duan që ti të jesh aty”.
PËRGJEGJËS­ITË “Gjithsesi, unë kam qenë e do jem gjithnjë e mendimit që brenda një force politike përgjegjës­itë duhet të ndahen, përqendrim­i i 3 apo 4 përgjegjës­ive në një person të vetëm nxit pakënaqësi. Në një grupim politik, përgjegjës­itë duhet të ndahen, pse jo edhe në bazë të aftësive profesiona­le të secilit. Dhe një pikë tjetër e rëndësishm­e është gara. Nuk mund të mbash peng një pozicion pa garë, vetëm për arsyen e vetme që duan që ti të jesh aty”.
 ?? ?? ALEANCA
“SHBA-të janë aleatët tanë të padiskutue­shëm strategjik. Pa diskutim që do të mobilizohe­t, madje që në ditët në vijim të rinisim punën në terren, opozitën e fortë në parlament, denoncimet e të gjitha aferave korruptive. Me një opozitë të fortë, me besimin dhe mbështetje­n e anëtarësis­ë, si dhe me aleatë të jashtëzako­nshëm si SHBA-të, sigurisht që e ardhmja për shqiptarët do të jetë ndryshe”, - tha Pampuri.
ALEANCA “SHBA-të janë aleatët tanë të padiskutue­shëm strategjik. Pa diskutim që do të mobilizohe­t, madje që në ditët në vijim të rinisim punën në terren, opozitën e fortë në parlament, denoncimet e të gjitha aferave korruptive. Me një opozitë të fortë, me besimin dhe mbështetje­n e anëtarësis­ë, si dhe me aleatë të jashtëzako­nshëm si SHBA-të, sigurisht që e ardhmja për shqiptarët do të jetë ndryshe”, - tha Pampuri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania