Gazeta Shqiptare

Skandal me pagat e FSHZH-së, shoferët e pastruesit me pagë 1900 usd/muaj

“Vend pune pëllumbash”, nepotizmi në administra­të dhe abuzimet me paratë publike Drejtori i Fondit, Dritan Agolli paguhet sa trefishi i Ramës

-

Skandali me të dhënat mbi pagat po nxjerr në pah çdo dite anomalitë nepotizmin ne administra­tën dhe abuzimet me paratë publike. Në data bazën e pagave të prillit zbulohet se 5 shoferët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë paga bruto nga 1500 dollarë (153120 lekë) deri 1900 dollarë (196 636 lekë) në muaj, afërsisht sa paga e një deputeti (156 770 lekë) dhe në disa raste më shumë se e një ministri (174 760 lekë). “Vend pune pëllumbash” quhet në zhargonin popullor. Shoferi më i paguar ai qe merr pagën rreth 1900 dollarë (196 636 lekë) konkurron me zëvendës kryeminist­rin për pagën. Vetë drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli përfiton një pagë prej afro 7 mijë dollarësh (701 100 lekë) ne muaj, gati 3 herë më shumë se shefi i tij i drejtpërdr­ejtë kryeminist­ri Edi Rama që paguhet rreth 2200 dollarë (228 730 lekë) dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta që përfiton afro 2500 dollarë në muaj (257 000 lekë). Dritan Rreshka një ish-prokuror i larguar nga vetingu ka një pagë bruto prej rreth 5800 dollarësh (580 800 lekë). Si përgjegjës sektori në Fondin Shqiptar të Zhvillimit po aq sa drejtuesi i SPAK, Arben Kraja (593 978 lekë). Ndërkohë një punëtor pastrimi në Fondin Shqiptar të Zhvillimin përfiton bruto 1200 dollarë muaj. Krahasimi me pagat e larta të administra­tash shtetërore është njëra anë e medaljes, pasi po t’i krahasosh me mësuesit (85350 lekë) shoferet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit paguhen sa dy të tillë, apo sa tre policë rendi (50 000 lekë). Kurse pjesa tjetër e administra­tës të FSHZH, juristë dhe specialist­ë të ndryshëm fut nëpër xhepa me mijëra dollarë çdo muaj si pagë fikse (170 100-601 800 lekë). Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një institucio­n buxhetor, me vende pune që sulmohen nga të afërm zyrtarësh, por kjo ka pak rendësi pasi çdo kush ka të drejtë të synojë një pagë dinjitoze. Ajo që bën të padrejte është krahasimi me ushtrinë prej dhjetëra mijëra nëpunësit te administra­tës shtetërore, mësuesish, policesh, mjekesh e kështu me radhë, qe merr çdo muaj një pagese mbijetese. Publikimi i pagave, të dhënave personale dhe numrat e telefonave të mbi 630 mijë qytetarëve shqiptarë ka qenë kryefjala e ditëve të fundit. Qeveria, me anë të kryeminist­rit Edi Rama, paralajmër­oi se do të merren të gjitha masat, për të zbuluar se burimin nga rrodhën këto të dhëna. Mësohet se në muajin janar të vitit 2022, pritet që të mbërrijnë në vend ekspertë të huaj të sigurisë kibernetik­e, për të nisur hetimet lidhur me këtë skandal.

 ?? ?? DATABEZA
Në data bazën e pagave të prillit zbulohet se 5 shoferët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë paga bruto nga 1500 dollarë (153120 lekë) deri 1900 dollarë (196 636 lekë) në muaj, afërsisht sa paga e një deputeti (156 770 lekë) dhe në disa raste më shumë se e një ministri (174 760 lekë). “Vend pune pëllumbash” quhet në zhargonin popullor.
DATABEZA Në data bazën e pagave të prillit zbulohet se 5 shoferët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë paga bruto nga 1500 dollarë (153120 lekë) deri 1900 dollarë (196 636 lekë) në muaj, afërsisht sa paga e një deputeti (156 770 lekë) dhe në disa raste më shumë se e një ministri (174 760 lekë). “Vend pune pëllumbash” quhet në zhargonin popullor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania