Gazeta Shqiptare

Viktima po pinte kafe në ‘Don Bosko’. Shënjestra e atentatit ishte vëllai i viktimës

Vrasje mafioze në Tiranë/ Ekzekutohe­t 35-vjeçari, 4 të plagosur, mes tyre dhe kamerieri

-

janari ka shënuar vik timën e parë për 2022 si rezultat i një atentati mafioz. Një person është ekzekutuar me armë zjarri. Ai po pinte kafe në një lokal në ‘Don Bosko’ bashkë me shënjestrë­n e atentatit Blerim Çelën dhe 3 të tjerë. 3 autorë të dyshuar kanë qëlluar nga jashtë lokalit ‘New Focus Lounge’, e ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve edhe një person me precedent penal për trafik droge në Itali. Autorët qëlluan nga jashtë lokalit, u larguan me ‘Benz’ të zi, targat e të cilit i janë vjedhur një Smart-i.

Të plagosurit janë Arben Dani 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë, Blerim Çela 28 vjeç, i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, vëllai i viktimës, i plagosur në bark dhe këmbë edhe Edmond Crroj 41 vjeç. Mes të plagosurve është dhe Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull, kamerier i lokalit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, rreth orës 16:20, e ndërsa priten të mësohen të tjera detaje në vijim, mbi motivet e kësaj ngjarjeje. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrësedalë­se të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat. Për të bërë të mundur edhe identifiki­min e autorëve do të nxirren edhe pamjet e kamerave të sigurisë brenda lokalit, por edhe të bizneseve përreth.

Pista që po dyshon policia është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi 41-vjeçari Edmond Crroj, i identifiku­ar si daja i viktimës dhe njërit prej të plagosurve kishte precedent të theksuar kriminal në shtetin italian.

Viktima dhe të afërmit ishin me origjinë nga Dibra, por jetonin në Maminas. Çela raportohet se kishte një dyqan ngjitur me lokalin ku ndodhi ngjarja, e ku shiste cigare. Kjo ishte dhe arsyeja se përse ai ulej gjithmonë në ngjitur me xhamin, për të monitoruar biznesin e tij.

RAPORTI I POLICISË

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqytet. Sipas informacio­neve rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur

BILANCI I ATENTATIT NË ‘DON BOSKO’

pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrësedalë­se të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “MercedesBe­nz”.

TIRANË/INFORMACIO­N PARAPRAK

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas. Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nuk dihet nëse viktimat dhe të plagosurit kanë njohje me njëri-tjetrin. Janë marrë disa deklarime të personave që janë në gjendje më të mirë. Po verifikohe­n të dhënat e tyre. Tre personat ndodhen tek Truama. Njëri ndodhet më rëndë dhe bluzat e bardha thonë se rrezikon jetën, sepse ka marrë lëndime në organet jetësore. Dy të tjerët janë në gjendje më të qëndrueshm­e. Policia ka hapur serverin e kamerave dhe kanë dalë në konkluzion­in që sulmi ka ardhur nga jashtë. Viktima mund të jetë maksimumi 25 vjeç, ndërsa i plagosuri rreth të 30-ave. Njëri prej të plagosurve, Edmond Crroj, 41 vjeç rezulton të jetë daja i viktimës Erion Çela dhe vëllait të tij Blerim çela (i plagosur). Crroj ka pasur precedent të mëparshëm penal për trafik droge në Itali dhe për t’i shpëtuar drejtësisë ka ndërruar emrin nga Adriatik në Edmond.

DETAJI

Do të bëhej shumë shpejt babai i një vajze, por 35-vjeçari u ekzekutua sot me breshëri plumbash kallashnik­ovi

35-vjeçari Erion Çela, të cilit plumbat e kallashnik­ovit i morën jetën, do të bëhej shumë shpejt baba. Gazetari i ‘Report Tv’, Sokol Dema raporton se bashkëshor­tja e viktimës, Erion Çela, është shtatzënë dhe pret një vajzë. Çela mbeti i vrarë nga atentati i mbrëmjes së sotme në ‘Don Bosko’ në Tiranë, ku ishte i ulur në një lokal së bashku me të afërm të tij, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Shënjestra e atentatit ka qenë Blerim Çela, vëllai i viktimës Erion Çela. Nga ana tjetër, mësohet se i plagosur ka mbetur edhe Edmond Crroj, daja i viktimës, i cili rezulton me precedent penal për drogë në Itali.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania