Gazeta Shqiptare

Kush është Admiri? Ngjarjet e bujshme ku është përfshirë dhe vrasja e babait

Arrestimi i Genc Tafilit në Gjermani, Interpol Tirana zbardh detajet: Pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

-

Interpol Tirana jep informacio­n mbi arrestimin në Gjermani të Genc Tafilit, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar për vrasjen e kryepolici­t të Shkodrës, Arben Zylyftari. Interpol Tirana njofton se 43-vjeçari është arrestuar në Gjermani dhe pritet të ekstradohe­t drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin.

Njoftimi i Interpol Tirana: Falë bashkëpuni­mit të Interpol Tiranës, me homologët dhe me agjencitë ligjzbatue­se brenda dhe jashtë vendit, kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombët­ar, i dënuar për vrasje. Si rezultat i shkëmbimit të informacio­nit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në Gjermani, me qëllim ekstradimi­n drejt Shqipërisë të shtetasit Genc Tafilaj, 43 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Tirana, pasi në maj të vitit 2021, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur kthimin në burg të këtij shtetasi për të vuajtur dënimin e mbetur prej 6 vitesh për vrasje. Shtetasi Genc Tafilaj është dënuar nga Gjykata e Lartë në vitin 2002, me 25 vjet burgim dhe pasi ka vuajtur një pjesë të dënimit, Gjykata e Rrethit Krujë në vitin 2017 ka vendosur ta lirojë me kusht. Më datë 02.08.2000, në Shkodër, shtetasi Genc Tafilaj, në bashkëpuni­m me babain e tij ka vrarë me armë zjarri drejtorin e Drejtorisë së Policisë Shkodër të asaj kohe, Arben Zylyftarin. Interpol Tirana në bashkëpuni­m me agjencitë ligjzbatue­se vijon punën për plotësimin e dokumentac­ionit, me qëllim ekstradimi­n e këtij shtetasi në Shqipëri, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit.

VRASJE DHE ARRATI, JETA E GENC TAFILIT, VRASËSIT TË KRYEKOMISA­R ZYLYFTARIT

Genc Tafili, 42-vjeçari i arrestuar sot në Aeroportin e Frankfurti­t, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e komisarit të policisë, Arben Zylyftari, në Shkodër në vitin 2000, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai është vëllai i Admir Tafilit, i njohur në botën kriminale për shumë ngjarje të rënda. Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin, u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari. Genc Tafili kreu 17 vite burg, nga 25. Ngjarja, për të cilën ai u akuzua dhe dënua ndodhi në vitin 2000, ku vrau me armë komisarin Zylyftari.

Kush është Admir Tafili, ngjarjet e bujshme ku është përfshirë edhe vrasja e babait

Admir Tafili është dënuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi. Kthesa e beftë që solli vrasje të bujshme, tentativa vrasjeje, plagosje të rëndë, arratisje nga burgu e shumë vepra tjera të rënda në vijimësi nisën në ditën e nxehtë të 2 gushtit 2000. Bahri Tafili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohej se ishte autor i vrasjes së Gëzim Gecit, pas një konflikti për çështje pronësie. Shefi i Krimeve në Policinë e Shkodrës, Prelë Pjetrushi dhe disa efektivë të tjerë në mesditën e 2 gushtit 2000 po kryenin një kontroll rutinë, kur vunë re se Bahri Tafili u largua me vrap dhe u mbyll në banesë. Menjëherë nisën tentativat për ta arrestuar, por Tafili dhe djali i tij Genci qëlluan me armë drejt forcave të policisë. Në kushte të tilla, Pjetrushi kërkon përforcime dhe në krye të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë

vihet drejtori i Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Lidhur me ngjarjen e vitit 2000 ku u vra Bahri Tafili, Kimete Tafili, bashkëshor­tja e tij është shprehur se i shoqi është vrarë nga Prelë Pjetrushi pasi u dorëzua i prangosur dhe se autorët e vërtetë të vrasjes së Arben Zylyftarit janë të lirë. Admir Tafili njihet edhe si kreu i grupit të “tritolit”, pasi teksa ndodhej në burg, porositi vrasjen e Ibrahim Manit përmes Kristi Pinës, një bashkëpunë­tor tashmë i drejtësisë. Në vitin 2010, Admir Tafili mori leje nga burgu i Shën Kollit për të parë të ëmën e sëmurë dhe në këtë rast arratiset. Në mars të vitit 2011 vrau në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit në fshatin Grudë të Shkodrës. Muaj më vonë, pas një operacioni të suksesshëm policie, Tafili arrestohet në Tiranë. Dy vite më pas, në vjeshtën e 2013-ës, ndërsa ndodhej në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë,

Admir Tafili me Fran Marashin, Gëzim Gurin, Artur Goran, Gëzim Tomën, Reiz Haxhiraj dhe Eduard Lula arratisen, por një ditë më vonë prangosen nga RENEA në Përrenjas.

Lirimi nga burgu i të dyshuarit kryesor të vrasjes së kryekomisa­rit

Tafili u lirua nga qelia me vendim të gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha në 7 nëntor të vitit 2017, pas 17 vitesh pas hekurave për vrasjen e Zylyftarit. Ai la qelinë kur i kishin mbetur edhe tetë vite pa kryer nga dënimi. Pas lirimit, ai u largua nga Shqipëria duke u larguar jashtë vendit. Por, në maj të 2021, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, duke kërkuar rikthimin e tij në burg. Kjo e fundit tashmë ndodhet pas hekurave me urdhër të SPAK-ut, me akuzën e përfshirje­s në korrupsion për lirimin e të dënuarve pa përmbushur dënimin.

 ?? ?? KUSH ESHTE GJYQTARI QË E ZËVENDËSON DHE KUR DO TË MBAHET SEANCA E RADHËS?
KUSH ESHTE GJYQTARI QË E ZËVENDËSON DHE KUR DO TË MBAHET SEANCA E RADHËS?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania