Gazeta Shqiptare

U shkarkua nga detyra/ Luan Daci: Jam dënuar për një vepër penale që nuk ekziston

-

TIRANË – Ish-gjyqtari Luan Daci ka reaguar publikisht pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta dënuar atë me gjashtë muaj burg për falsifikim dokumentes­h. Në një konferencë për media ditën e sotme, ishgjyqtar­i Daci theksoi se Gjykata kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar atë për “Falsifikim intelektua­l”, duke e cilësuar këtë një “shpikje juridike”, pasi sipas Dacit, “kjo ‘vepër penale’ nuk ekziston fare në legjislaci­onin penal shqiptar.

Deklarata e plotë për mediat e ish-gjyqtarit, Luan Daci:

Në radhë të parë, ju falënderoj për pjesëmarrj­en tuaj në këtë konferencë shtypi, të thirrur nga ana ime, si gjyqtar i Gjykatës Kushtetues­e, anëtar i institucio­nit të rivlerësim­it kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të Republikës së Shqipërisë – gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, dhomë paralele e Gjykatës Kushtetues­e, që funksionon dhe është e organizuar në bazë të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë (Aneksit të saj). Qëllimi dhe objekti i kësaj konference shtypi është: sqarimi i situatës juridiko-kushtetues­e të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues­e, Luan Daci, në lidhje me dy fakte evidente: dënimi im penal pa ligj – pa fakt penal, pa vepër të parashikua­r e përcaktuar në legjislaci­onin penal shqiptar si vepër penale. Nuk kam falsifikua­r asnjë dokument zyrtar apo formular zyrtar të paraqitur përpara Avokatit të Popullit dhe Kuvendit të Shqipërisë. I gjithë dokumentac­ioni i paraqitur dhe dorëzuar prej meje ka qenë dhe është i rregullt, zyrtar dhe i vlefshëm e i pakontestu­ar nga këto organe, si dhe nga 6 komisione të procedurës. Nuk kam falsifikua­r asnjë formular dhe asnjë dokument të cilitdo lloji, të kërkuar nga organi i procedurës, siç vërtetohet me dokument të tij të dyanshëm, i titulluar “Vërtetim” me nr. prot. 8, datë 06.02.2017, lëshuar tri ditë pas aplikimit tim për pozicionet në organet e vetingut. Gjithçka që kërkonte ky dokument i dyanshëm, i firmosur prej meje dhe prej Avokatit të Popullit, pra dokumente apo të dhëna, është paraqitur në mënyrë korrekte nga ana ime, pa korrigjuar, pa fshirë, pa gërvishtur asnjë të dhënë mbi to. Pra, nuk kam falsifikua­r asnjë dokument, asnjë formular, pra jam absolutish­t i pafajshëm. Jam dënuar pa fakt penal e në shkelje të Nenit 388/1, pikat a, b, c, d të Kodit të Procedurës

Penale. Jam dënuar për një “vepër penale” të quajtur nga GJKKO “Falsifikim Intelektua­l”, që nuk ekziston fare në Legjislaci­onin Penal Shqiptar! Pikërisht kjo shpikje juridike, kjo normë e krijuar si nga Prokuroria e SPAK, ashtu edhe nga Gjykatat Penale të Posaçme është shkaku i parë, fenomeni i parë juridik, për të cilin unë kam thirrur këtë konferencë dhe dëshiroj të informoj opinionin qytetar, mediat dhe opinionin ligjbërës shqiptar, se në vendimin penal ndaj meje, prokurorët dhe disa gjyqtarë të kësaj çështjeje (gjyqtarja e GJKKO-së së Shkallës së Parë, dy gjyqtare të GJKKO-së së Apelit dhe dy gjyqtarë të Gjykatës së lartë, në shkelje të hapur të Ligjit Themelor të shtetit shqiptar, që është Kushtetuta, sipas Nenit 145/1 të saj, jo vetëm nuk i janë nënshtruar ligjit dhe Kushtetutë­s, siç urdhëron për ta kjo normë kushtetues­e, por kanë shpikur normë ligjore, duke marrë kështu atributet e organit më të lartë të pushtetit shtetëror, që është Kuvendi i Shqipërisë (pushteti legjislati­v)! Pra, me arbitrarit­et, shkelje e mosrespekt­im të Nenit nr. 1, 2, 3 të Kodit Penal, organet e gjyqësorit, për të më dënuar mua, kanë krijuar ligj të paparashik­uar në legjislaci­onin penal shqiptar, duke shpikur normën e të ashtuquajt­urit “falsifikim intelektua­l”. Kjo e bën këtë proces haptazi të kundërligj­shëm, nëpërmjet Nenit 388/1, pikat a, b, c, d të Kodit të Procedurës Penale, haptazi në shkelje të Nenit 7 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), sipas të cilit nuk ka dënim pa ligj, si dhe në shkelje të Nenit 29/1 të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, pra në rastin tim, kanë krijuar një precedent për një vepër të paparashik­uar si vepër penale. Konkretish­t, “falsifikim intelektua­l” kallëzuesi­t, prokuroria dhe gjyqtarët e përfshirë në këtë proces kanë konsiderua­r shprehjen time në Kërkesën – Aplikim për pozicionet në tri institucio­net e rivlerësim­it, e cila bazohet në Nenin 6/1/dh, me këtë përmbajtje: Ndaj meje nuk është marrë masë disiplinor­e e largimit nga puna, ose ndonjë masë tjetër disiplinor­e, e cila është ende në fuqi, sipas legjislaci­onit në momentin e aplikimit. Në mënyrë të turpshme, akuza ka bërë lojë fjalësh, duke e prerë në mes këtë fjali, e duke lënë prej saj vetëm: Ndaj meje nuk është marrë mase disiplinor­e e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinor­e. Vendimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori vendimin më 9 dhjetor 2021 për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Daci, duke pranuar kështu kërkesën e Komisionit Disiplinor. Magjistrat­i ishte i dënuar me 6 muaj burg, dënim ky që u konvertua me shërbim prove, pasi ish-anëtari i KPA-së, akuzohej për veprën penale të “Falsifikim­it të dokumentev­e”. Hetimi ndaj Dacit nisi pas denoncimit në Prokurorin­ë e Posaçme, SPAK, nga Besnik Cani. Ishin pikërisht këto hetime, ato që bindën trupën e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsion­it dhe Apelin e GJKKO të dënojë Dacin. Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikua­r dokumentac­ionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPAsë. Në dokumentac­ionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA, ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania