Gazeta Shqiptare

Ishte në kërkim ndërkombët­ar për vrasje, arrestohet te “Trauma” Vinçens Piroli

Dërgoi në spital Pirolin, kushëriri: E çova tek ura, takoi një person, erdhi i plagosur

-

TIRANË– Vinçens Piroli, 34-vjeçari që u plagos në rrethana të paqarta në ditë më parë në Shkodër, i është komunikuar masa “Arrest me burg” nga policia në Spitalin e Traumës ku ndodhet i shtruar. Pirolit iu komunikua masa e arrestit me qëllim ekstradimi­n e tij në Malin e Zi, ku kërkohet nga autoritete malazeze si autor për vrasjen e Momçillo Gjurishiç, ngjarje e ndodhur më 4 korrik të vitit 2021 në Ulqin. Pista kryesore e hetimit është ajo e gjakmarrje­s, e cila lidhet me një vrasje në 2017-ën, e cila rëndon mbi djalin e 68vjeçarit Gjurishiç, që u dyshohet se u vra nga dy shqiptarët. 34-vjeçari që mbeti i plagosur para dy ditësh në Shkodër do të ekstradohe­t drejt Malit të Zi. Në ambientet e spitalit, atij iu komunikua masa e arrestit me qëllim ekstradimi­n, pasi ishte shpallur në kërkim si autor për vrasjen e Momçillo Gjurishiç. Vinçens Piroli kërkoi që të shkonte në spitalin e Lezhës pas plagosjes, pasi aty ndihej i sigurt. Kështu deklaroi 34-vjeçari përballë grupit hetimor ditën e djeshme në Spitalin e Traumës në Tiranë. 34vjeçarit iu komunikua dje masa e arrestit, me qëllim ekstradimi­n e tij në Malin e Zi, pasi ishte në kërkim ndërkombët­ar si autor për vrasjen e Momçillo Gjurishiç. Piroli dha dje dëshminë e tij në ambientet e spitalit, mirëpo nuk tregoi më shumë detaje për plagosjen, si ndodhi apo kush ishte autori. “Shkova në spitalin e Lezhës pasi aty ndihesha më i sigurt”, - tha Piroli, i cili mori 3 plumba me pistoletë me silenciato­r. Kushëriri, i cili e la në spitalin e Lezhës Pirolin është identifiku­ar. Mark Nika, në dëshminë e tij tha se nuk e di se kush ka qëlluar ndaj kushëririt apo për çfarë arsye. Nika dëshmoi para bluve të Shkodrës se pasi e la 34-vjeçarin tek ura e Bahçalleku­t, kishte pritur në makinë, ndërsa Piroli ishte futur në një rrugë dytësore për të takuar një person, por ishte kthyer i plagosur. 34vjeçari Vinçens Piroli mbeti i plagosur me armë zjarri në Shkodër dy ditë më parë, rreth orës 19:00. I riu po ecte në këmbë tek ura e Bunës, kur u plagos me armë zjarri nga persona ende të paidentifi­kuar. Ai u la në spitalin e

Lezhës nga kushëriri i tij, i cili më pas u largua nga oborri i spitalit pa pritur efektivët e policisë për të dhënë dëshminë e tij. Ndaj Pirolit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombët­ar në tetor të 2021, pasi akuzohet se bashkë me Dorian Lalën kanë vrarë për hakmarrje malazezin Momçillo Gjurishiç. Ky i fundit u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrje­s, e cila lidhet me një vrasje në 2017, e cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit që u dyshohet se u vra nga dy shqiptarët. Savo Gjurishiç kishte vrarë me armë zjarri 53vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj, 53 vjeç, për të cilën është dënuar në 2018 me 13 vjet e gjysmë burg.

DËSHMIA E KUSHËRIRIT

Dëshmia e personit që e transporto­i Pirolin nga Shkodra drejt Lezhës është zbardhur. Mark Nika është kushëriri i 34-vjeçarit Vinçens Piroli, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme me armë zjarri silenciato­r nga një person ende i paidentifi­kuar. Nika ka deklaruar se së bashku me Pirolin janë nisur nga Lezha drejt Shkodrës, pasi 34-vjeçari i kishte thënë se do të takonte një person. Ai shton se e ka lënë në hyrje të Shkodrë, e më pas kushëriri i tij është futur në një rrugë dytësore. Nika thotë se Piroli u kthye në makinë i plagosur e më pas e ka transportu­ar në spitalin e Lezhës, pasi kështu dëshironte ai. “Jemi nisur nga Lezha për në Shkodër, pasi Vinçensi më tha se do të takonte një person. Kemi mbërritur në Shkodër rreth orës 18:30. Në hyrje të urës së Bahçalleku­t, që është edhe hyrja e Shkodrës, Vinçensi është ulur në tokë dhe është futur në një rrugë dytësore. Aty kishte edhe një xhami. Unë e kam pritur në makinë. Papritur kur erdhi, dikush e kishte plagosur. Unë nuk e di as se kush e ka plagosur dhe as arsyen, sepse nuk më ka treguar. Pastaj e kam dërguar ashtu të plagosur te spitali i Lezhës, sepse nuk donte ta çoja në Shkodër, për shkak se kishte frikë se mund t’i ndodhte ndonjë gjë. E kam çuar në spitalin e Lezhës dhe e kam lënë aty. Nuk e kam idenë se kë ka takuar dhe se kush e ka plagosur”, - tha Nika.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania