Gazeta Shqiptare

Instituti i Sigurimeve Shoqërore: Si u rrit mosha e daljes në pension për 2022-in

Përllogari­tja e masës së pensionit, shembujt konkretë para dhe pas '94-ës për të moshuarit Ndarjet sipas kategorive, tabelat e plota për burrat dhe gratë

- Voltiza Duro

Prej 1 janarit kanë hyrë në fuqi ndryshimet mbi moshën e daljes në pension për personat që kanë minimumi 15 vite pune me kontribute. "Gazeta Shqiptare" publikon sot tabelat e plota me moshën e daljes në pension për 2022-in, 2023-in si dhe 2024-ën. Mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056 që arrin në 67 vjeç. Sipas kësaj llogaritje­je, mosha e daljes në pension për gratë në 2022-ën do të jetë 61 vjeç e 4 muaj, ndërsa në 2023 do të jetë 61 vjeç e 6 muaj. Ndërkohë, burrat duhet të kenë mbushur moshën 65 vjeç në mënyrë që të përfitojnë pagesën e pensionit të pleqërisë (mosha fillon rritet që nga viti 2033 me nga 1 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056). Në bazë të reformës së vitit 2014, masa e përllogari­tjes së pensionit varet nga vitet e punës dhe paga, pra pensioni është produkt i viteve të sigurimit dhe pagës mbi të cilin janë paguar kontribute­t. Sa më shumë vite të ketë aplikanti dhe sa më e lartë të ketë qenë paga e tij, aq më e lartë do të jetë masa e përfitimit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se vjetërsia e plotë kontributi­ve për të dy gjinitë rritet me 4 muaj në vit, për të arritur me 40 vite në vitin 2029. "Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror kanë të drejtë për pension pleqërie kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji", - theksohet në ligjin "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", për sa i përket pensionit të pleqërisë në vendin tonë. Ndërkohë, personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; apo nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësu­ar. Ndërkaq, nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. "Për të lindur e drejta për pension pleqërie kërkohen dy kushte, që janë vjetërsia kontributi­ve jo më pak se 15 vite kontributi­ve dhe mosha, që përcaktohe­t sipas tabelës së paraqitur në nenin 43 të ligjit (që ndryshon nenin 92).

FORMULA E PËRLLOGARI­TJES

Për llogaritje­n e pensionit të pleqërisë sipas ligjit 104/ 2014, neni 18, i cili ndryshon nenin 32 të ligjit 7703 datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" përcaktohe­t si më poshtë: Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Ndërkohë shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. Ndërsa shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve, e llogaritur sipas nenit 31 të ligjit 104/2014 ( i cili ndryshon nenin 59 të ligjit 7703 datë 11.05.1993 ). Shuma e përgjithsh­me e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social. Kjo e fundit bën me dije për të gjithë të interesuar­it se për ta pasur sa më të qartë këtë përllogari­tje është e nevojshme të dihet se çfarë përfaqëson pensioni social. Ndërkohë, sipas ligjit 104/2014, pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshm­e e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Masa e këtij pensioni social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014. Ndërsa masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera, do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi. Kriteret, procedurat dhe dokumentac­ioni për pensionin social përcaktohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për llogaritje­n e pensionit përdoret formula: PP (Pensioni i pleqërisë) =PS (Pension Social) (shumëzuar) vjetërsi kontributi­ve të realizuara/vjetërsi kontributi­ve që kërkohet +1/100 (shumëzuar) vite sigurimi* (shumëzuar)BV ( baza e vlerësuar) Baza e vlerësuar Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania