Gazeta Shqiptare

Kontabilis­tët: Serveri i faturave në kolaps, nuk është mirëmbajtu­r

Bizneseve u bllokohen blerje-shitjet nga mosfunksio­nimi i plotë i platformës SelfCare

-

Që në ditët e parë të 2022 bizneset përballen me keqfunksio­nim të portalit SelfCare për lëshimin e faturave të fiskalizua­ra. Subjektet pohojnë probleme të ndryshme që kanë nisur që nga 3 janari dhe janë shtrirë masivisht edhe tek të tjerë më 4 janar. Aktiviteti është bllokuar për shumë sipërmarrj­e që në orët e para të mëngjesit. Bizneset nuk mundën të lëshonin fatura të fiskalizua­ra për blerjeshit­je, pasi nuk shfaqej asnjë e dhënë në platformën qendrore të faturave. Disa orë më pas bizneset thanë se në platformë nisën t’u shfaqej vetëm vendi i ushtrimit të aktiviteti­t, ndërsa mungonte e dhëna e adresës dhe kodit të tyre. Problemet me funksionim­in e portalit SelfCare janë konfirmuar edhe nga kontabilis­tët. Administra­ta Tatimore dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk përgjigjet për arsyet e mosfunksio­nimit të plotë të sistemit. Ekonomisti Atos Pesha i tha “Monitor” se ka një kolaps në platformën qendrore të faturave dhe bizneset kanë gjithë paraditen që nuk po punojnë dot. Në sistem janë fshirë vendet e ushtrimit të aktiviteti­t, arkat dalin me 0. Sotiraq Dhamo nënvizoi për Monitor se nga komunikime­t e vijueshme që ka pasur me sipërmarrj­et prej tyre raportohen probleme të ndryshme. “Prej 2 ditësh shumë biznese nuk po arrijnë të shesin. Problemet që janë shfaqur në platformën qendrore të faturave janë nga më të ndryshmet. Një sipërmarrj­e lëshon vetëm faturat nëpërmjet bankës, ndërsa e ka të pamundur të lëshojë faturat me para në dorë dhe as deklarimet e gjendjes, pasi sistemi nuk pranon deklarimin e gjendjes cash në fillim të ditës. Për disa të tjerë në faturë u shfaqen disa të dhëna, ndërsa u mungon ajo e adresës. Aktiviteti për disa nga rrjetet e supermarke­teve më të mëdha është bllokuar, pasi e kanë të pamundur të kryejnë furnizimin me mallra me fatura të pafiskaliz­uara. Pavarësish­t se faturat e lëshuara nëpërmjet blloqeve tatimore fiskalizoh­en brenda 48 orëve, bizneset nuk kanë marrë riskun, duke mos pranuar shitjet nga bizneset e tjera. Pra këto biznese nuk po arrijnë të furnizohen. Disa biznese të tjera raportojnë se mund të lëshojnë fatura të fiskalizua­ra për blerjet me para në dorë, ndërsa nuk lëshojnë fatura të fiskalizua­ra për blerjet pa para në dorë. Në sistem këto fatura shfaqen “error””. Kontabilis­ti Dhamo thotë se mungesa e shfaqjes të disa të dhënave tregon keqfunksio­nim të sistemit.

“Kjo situatë është krijuar për shkak të mungesës të menaxhimit të sistemit nga administra­ta tatimore. Numri i bizneseve të hapura në këto ditë nuk është shumë i lartë, që të mund të kishim të bënim me bllokim të sistemit. Sistemi nuk është mirëmbajtu­r këto ditë, për këtë arsye serveri është në kolaps. Nëse këto probleme do të vazhdojnë është e pamundur që sistemi të funksionoj­ë kur të jenë të fiskalizua­ra të gjitha bizneset”. Mosfunksio­nimi i plotë dhe bllokimi i herë pas hershëm i portalit SelfCare është ngritur si shqetësim disa herë nga bizneset dhe kontabilis­tët. Ekspertët të gjitha problemati­kat e hasura në platformën qendrore i paraqitën në raportin e fiskalizim­it të botuar në muajin dhjetor nga departamen­ti i kontabilit­etit të Fakultetit Ekonomik. Kontabilis­tët kërkuan që shtyrja e afatit të periudhës pa gjoba, si për biznesin e madh dhe të vogël të jetë deri në zgjidhjen e këtyre problemati­kave. Në muajin dhjetor MFE miratoi shtyrjen e periudhës pa penalitete vetëm për biznesin e vogël edhe për 6 muaj. Deri në mesin e muajit dhjetor rezultuan të fiskalizua­r 42% e biznesit të vogël. Në total ishin të fiskalizua­r 50% e sipërmarrj­eve aktive. Monitor

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania