Gazeta Shqiptare

VOA: Borxhi i lartë publik shkakton debate mes qeverisë dhe opozitës

“Qeveria të jetë e kujdesshme me konsolidim­in fiskal”

-

Në Shqipëri, qeveria e shtoi borxhin publik në fund të vitit që shkoi me një shifër prej 650 milionë euro përmes instrument­it financiar Eurobond duke e çuar atë në mbi 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ekspertët dhe opozita janë kritikë për këtë tregues të rëndësishë­m në ekonominë e vendit. Përfaqësue­s të PD e shohin si rrezik për financat publike dhe thonë se qeveria nuk po i përdor huat për investime, por sipas tyre, po merr borxh për të shlyer borxhet paraardhës­e. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë i tha "Zërit të Amerikës" se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se rritja ekonomike me 6.7% për vitin 2021, është një tregues se ekonomia po del nga kriza, që shkaktoi tërmeti i dy viteve me parë dhe Pandemia e Kovid-19, e cila ende vazhdon. Në Shqipëri dy krizat e njëpasnjës­hme, ajo e tërmetit të vitit 2019 dhe kriza e Pandemisë së Kovid-19, kanë vënë në vështirësi ekonominë e vendit, duke i lënë më pak hapësirë qeverisë shqiptare, siç thonë, ekspertët për të pasur një konsolidim fiskal. Autoritete­t zyrtare janë detyruar dy herë në dy vitet e fundit, dhe 5 herë që prej vitit 2010, të dalin në treg ndërkombët­ar, për të kërkuar borxh, ajo që quhet ndryshe Eurobond. Në fund të vitit që shkoi qeveria shqiptare përmes këtij instrument­i mori një borxh prej 650 milionë euro, dhe borxhi publik kapi shifrën e 80.02% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky borxh i jashtëm sipas ekspertëve i lë hapësirë bankave shqiptare të kreditojnë ekonominë.

"Qeveria shqiptare nuk bëhet konkurrues­e me biznesin për të marrë fonde, se fondet ato janë në ekonomi. Ka një nivel të caktuar fondesh, dhe nëse konkurron dhe qeveria për të marrë ato fonde hua edhe biznesi, do të thotë që qeveria konkurron brenda ekonomisë me vetë biznesin. Kjo është arsyeja pse i rekomandoh­et qeverisë që një pjesë e burimeve financiare ta marrë nga tregjet ndërkombët­are, pra nga burime të jashtme në mënyrë që të mos konkurrojë biznesin vendas",-u shpreh për "Zërin e Amerikës", Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë e ka rritur në vijimësi afatin e maturimit të Eurobondit, nga 5 vjet deri në afatin 10 vjeçar, me të cilin u mor Eurobondi i fundit, prej 650 milionë euro. Drejtues të opozitës e cilësojnë marrjen e borxhit të radhës në tregun ndërkombët­ar, dështim të politikave fiskale dhe të menaxhimit të dy krizave, tërmetit dhe pandemisë. Nënkryetar­ja e PD Jorida Tabaku thotë se huat që po merr qeveria në tregun e jashtëm, nuk po injektohen në ekonomi.

"Shqetësimi për borxhin është se ai nuk është eficient, që do të thotë të marrësh borxh për të bërë investime, për ta hedhur në ekonomi për të stimuluar biznesin, për arsimin bujqësinë turizmin, pra për sektorë që gjenerojnë rritje ekonomike dhe punësim. Po merret borxh për të mbuluar nevojat e muajit, për shpenzime operative. Ne nuk kemi informacio­ne se si përdoret. Ajo që kuptojmë ne kur marrim Eurobondin e radhës, është që gjysma e tij shkon për të pagur të mëparshmin"tha për Zërin e Amerikës, Jorida Tabaku, nënkryetar­e e Partisë Demokratik­e.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj i tha Zërit të Amerikës se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se Eurobondi i fundit me afat 10 vjeçar, është pjesë e strategjis­ë së huamarrjes dhe menaxhimit të borxhit publik. Ai sipas saj krijon një relaksim të pagesave të borxhit dhe një planifikim më të mirë të tij.

"Unë i ftoj kritikët të ulemi dhe të bisedojmë. Gjithmonë është marrë borxh, si Eurobond ashtu dhe borxh i brendshëm për mbështetje buxhetore. Në rastin tonë në dy herët e fundit të daljes në Eurobond kanë pasur prioritet shpenzimet për Kovidin, për shëndetësi­në, kanë pasur prioritet shpenzimet për tërmetin dhe infrastruk­turën. Pra, merret borxh për mbështetje buxhetore. Ndërkohë i gjithë borxhi i marrë ndër vite ka të planifikua­ra ripagesat e borxhit, të cilat nuk janë të planifikua­ra të mbulohen me Eurobond apo me huamarrje. Logjika që të marrësh borxh për një çështje të caktuar sidomos kur flasim për emetim të bondeve nuk qëndron"- u shpreh për Zërin e Amerikës Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë. Ekspertët mendojnë se rregullat e daljes në tregjet ndërkombët­are për hua, lidhen me aftësinë paguese të vendit, dhe një raport të konsolidua­r mes shpenzimev­e dhe të ardhurave në buxhet. Ndaj ata i sugjerojnë kujdes qeverisë në këtë drejtim.

"Më emetimet e radhës qeveria shqiptare duhet të jetë më e kujdesshme në konsolidim­in fiskal. Pra, duhet t'i japë më tepër prioritet marrëdhëni­es mes të ardhurave që mbledh përmes administra­tës tatimore dhe shpenzimev­e buxhetore. Kjo është evidentuar edhe nga institucio­net financiare ndërkombët­are si FMN dhe BB, të cilat gjithmonë në raportet e tyre i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare që të konsolidoj­ë pjesën e balancës mes të ardhurave dhe shpenzimev­e buxhetore",- u shpreh Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare.

Autoritete­t zyrtare janë optimistë, në lidhje me të ardhurat në buxhet duke u bazuar në politikat fiskale dhe sistemin e ri të fiskalizim­it. Për vitin 2022 ato kanë parashikua­r një rritje me 7.6% krahasuar më vitin paraardhës. Por përfaqësue­s të opozitës flasin për një qasje të gabuar të qeverisë edhe në politikat e saj për të ulur borxhin publik, i cili sot është 80.02% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

"Në afro 9 vite borxhi publik është gati dyfishuar, nga 6 miliardë në 11 miliardë euro. Po i afrohemi nivelit kritik prej 100%, të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që qeveria kishte premtuar në programin e saj në shtator se do shkonte në rreth 60%, pra do shkonim në tendencë ulje. Qeveria s'ka listë prioritete­sh se ku do fokusohet, sepse jemi në një vit të vështirë financiar",- tha Jordia Tabaku, nënkryetar­e e Partisë Demokratik­e.

Autoritete­t e pranojnë se niveli i borxhit është i lartë, krahasuar me vitet e kaluara, por thonë se në vitin 2021 rritja ekonomike ishte 6.7% nga

4.4 që ishte parashikua­r në fillim të vitit 2021, dhe se parashikim­i për vitin 2022 është 4.2%, pra në të njëjtat nivele si para Pandemisë së Kovid-19. Sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë kjo tregon se borxhi ka ndikuar në rritje ekonomike.

"Është e vërtetë që niveli i borxhit është i lartë, por është e rëndësishm­e që ai është shoqëruar me rritje ekonomike, dhe është përkthyer në rritje ekonomike. Në të gjithë eurozonën borxhi u rrit duke shkuar deri në 98%, me 14 pikë përqindje. Shqipëria është ekonomi e vogël nuk mund të krahasohet, por ne nuk patëm vetëm pandeminë ne patëm dhe tërmetin, i cili sigurisht që kishte nevojë për financim nga buxheti. Duhet kuptuar që borxhi shkoi për investime. Patjetër shkoi dhe për të mbuluar shpenzime të lidhura me shëndetësi­në dhe kovidin, dhe përballimi­n në përgjithës­i e krizës shëndetëso­re. Blerja e vaksinave dhe vaksinimi i popullatës bëri që të mos kishim mbyllje gjatë vitit të kaluar. Kjo bëri që ekonomia të vazhdojë të prodhojë dhe është përkthyer në rritje ekonomike. Të gjithë sektorët e ekonomisë janë rritur",- tha Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë E megjithatë sfidat për autoritete­t shqiptare mbeten të shumta, që nga rritja e çmimit të energjisë, çekuilibri­mi i tregjeve ndërkombët­are dhe i ekonomive në botë për shkak të krizës së Kovid-19, si dhe paqartësit­ë që lidhen me vijimin e pandemisë. Të gjitha këto sipas ekspertëve i vendosin një pikëpyetje synimeve të qeverisë për të ulur borxhin publik dhe rritur të ardhurat në buxhet./VOA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania