Gazeta Shqiptare

Shifra të larta infektimes­h nga COVID, 801 raste të reja pozitive

Ministria e Shëndetësi­së: 7049 të sëmurë aktivë, 113 të shtruar dhe 16 në gjendje të rëndë Regjistroh­en 2 humbje jete, mes tyre edhe një 33- vjeçar nga Elbasani

- Voltiza Duro

Shifra të larta infek timesh ditore nga COVID janë regjistrua­r në 24 orët e fundit. Përkatësis­ht nga 5166 testime, plot 801 persona kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s. Ndërkohë, 2 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një 33-vjeçar nga Elbasani. "Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5,166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 801 qytetarë në këto bashki: 436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastë­r, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastë­r, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol, Skrapar, Librazhd, Përrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik", - bëri të ditur Ministria e Shëndetësi­së. Ndërkohë, numërohen 7049 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

TË TË HOSPITALIZ­UAR HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. "Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARSCOV2 pozitiv një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e", - thuhet në njoftimin e MSH-së. Sakaq janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së u bëri apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe shëndetin

e të tjerëve. "Çdo qytetar mbi 16 vjeç mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të

përqendrua­r. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t.

 ?? ?? Në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. "Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e",
- thuhet në njoftimin e MSH-së.
STATISTIKA (04 JANAR 2022)
Në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. "Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e", - thuhet në njoftimin e MSH-së. STATISTIKA (04 JANAR 2022)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania