Gazeta Shqiptare

Sot nxënësit rikthehen në shkolla, ministrja Kushi apelon: Respektoni masat anti-COVID!

"Mësimi në prezencë fizike kërkon përgjegjës­inë e të gjithëve"

-

Sot nxënësit e arsimit parauniver­sitar do të rikthehen në shkolla pas pushimeve për festat e fundvitit. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, nëpërmjet një statusi në "Facebook", u ka bërë apel nxënësve dhe mësuesve që të tregojnë kujdes në zbatimin e masave anti-COVID. "Të dashur nxënës, shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t'u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë. Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin. Ndërkohë, dua t'ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjës­inë e të gjithëve bashkë. Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë", shkruan Kushi.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Ministria e Shëndetësi­së apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqendrua­r për t'u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e. MSHMS ju kujton se respektimi i protokolle­ve anti-COVID është domosdoshm­ëri për mbrojtjen e shëndetit.

Shmangni grumbullim­et dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshm­e në çdo ambient të mbyllur. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t'u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127", - apeloi Ministria e Shëndetësi­së.

 ?? ?? COVID-19
COVID-19
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania